KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Britania ndan 8.4 miliardë paundë për ndërtimin e katër nëndetëseve me fuqi bërthamore

Britania ndan 8.4 miliardë paundë për ndërtimin e katër nëndetëseve me fuqi bërthamore

Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar planet e saj për të investuar 8.4 miliardë paundë për fazën e re të programit për prodhimin e armëve bërthamore.

“Ky plan madhor investimi në mbrojtjen bërthamore britanike do të hapë vende pune dhe do të krijojë mundësi për të rinjtë në vitet e ardhshme”, deklaroi kryeministri britanik, Andy Burnham.

Kontraktori britanik i mbrojtjes, “BAE Systems”, pritet të marrë 5.9 miliardë paundë, ndërsa pjesa tjetër do t’u shkojë kompanive të tjera.

“BAE Systems” do të ketë detyrën e prodhimit të katër nëndetëseve me fuqi bërthamore.

Investimi pritet të përfshijë përveç prodhimit edhe testimin e katër nëndetëseve nën ujë dhe përdorimin e tyre nga Marina Mbretërore brenda viteve të para të 2030-s.

Qeveria e kryeministrit Burnham saktësoi se programi do të krijojë 47 mijë vende pune përgjatë dekadës së ardhshme.

Sekretari i Mbrojtjes, Wes Streeting deklaroi se investimi garanton zotimin e qeverisë për të prodhuar nëndetëse klasi, duke mbështetur industrinë britanike.

Qeveria britanike ka caktuar 63 miliardë paundë për të financuar projektet bërthamore të mbrojtjes përgjatë 4 viteve të ardhshme, në kuadër të planit të posaçëm të investimeve.

Investimet përfshijnë nëndetëset mbrojtëse dhe ato sulmuese, në kuadër të marrëveshjes ushtarake AUKUS, me Australinë dhe Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.