Author: korrektpress

Komuna e Ferizajt ka njoftuar se sot është hapur Panairi i Produkteve Bujqësore dhe Artizanale, organizim tashmë tradicional i Drejtorisë së Bujqësisë në bashkëpunim me GLV “Bifurkacioni”.Panairin e kanë hapur drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami, drejtori i Shërbimeve Publike, Alberton Sahiti, dhe shefi i Kabinetit të Kryetarit, Albion Sherifi.Në panair po marrin pjesë dhjetëra biznese, të cilat po prezantojnë produkte të ndryshme bujqësore dhe artizanale.Sipas Komunës së Ferizajt, kjo ngjarje u ofron qytetarëve mundësi të blejnë produkte vendore dhe bio, si dhe të njihen me punimet dhe krijimet artizanale që ruajnë traditën popullore.Njëkohësisht, panairi paraqet mundësi për bizneset…

Read More

EC Ma Ndryshe ka njoftuar se ka vazhduar nismën “One Wish For My Street” me banorët e lagjes Arbanë në Prizren, me qëllim mbledhjen e kërkesave dhe shqetësimeve të komunitetit për hapësirat publike dhe cilësinë e jetesës.Gjatë takimeve me banorët e rrugëve “Ismet Gashi”, “Afrim Bytyqi”, “Ismail Qemali” dhe zonave përreth, është përdorur edhe një hartë e lagjes, përmes së cilës qytetarët kanë identifikuar problemet dhe kanë dhënë propozimet e tyre.Ndër kërkesat kryesore të banorëve janë mungesa e ndriçimit publik, shportave për mbeturina, shtigjeve për biçikleta dhe këndeve të lojërave për fëmijë. Ata kanë kërkuar gjithashtu më shumë hapësira rekreative,…

Read More

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi ka vlerësuar lart punën profesionale, përkushtimin dhe angazhimin e të gjitha institucioneve ligjzbatuese të Republikës së Kosovës, të cilat janë të përfshira në rastin e zbulimit të varrezave masive në komunën e Zubin Potokut, ku janë gjetur mbetje mortore dhe dyshohet se ka trupa tjerë të viktimave që i përkasin luftës së fundit në Kosovë.Sipas një njoftimi për media thuhet se zbulimi i këtyre varrezave masive është një përpjekje dhe angazhim shtetëror për zbardhjen e së vërtetës dhe vendosjen e drejtësisë. “Mbi të gjitha, ndriçimi i këtyre rasteve përbën një detyrim institucional dhe ligjor ndaj…

Read More

Paris Hilton tërhoqi vëmendjen në festivalin Brighton & Hove Pride in the Park 2026, ku u ngjit në skenë me një veshje që kujtoi një nga momentet më ikonike të historisë së muzikës pop.Ylli amerikan, 45 vjeç, u shfaq me një fustan të shkurtër me motivin “Union Jack”, duke i bërë homazh paraqitjes legjendare të Geri Halliwell (Ginger Spice) në ceremoninë Brit Awards të vitit 1997. Ajo e kombinoi veshjen me çizme deri në gjunjë, aksesorë me diamante dhe një mikrofon me shkëlqim, ndërsa interpretoi hitet e saj para mijëra të pranishmëve, shkruan DailyMail. Gjatë performancës, Paris u shfaq plot…

Read More

Drejtoria e Inspektoratit të Komunës së Prishtinës ka paralajmëruar investitorët, ndërtuesit dhe qytetarët se asnjë objekt nuk mund të vihet në përdorim pa përfundimin e Inspektimit Final dhe pajisjen me Certifikatë të Përdorimit.Sipas njoftimit, kjo kërkesë vlen për objektet individuale dhe kolektive të banimit, objektet banesore-afariste, afariste, industriale, publike, si dhe objektet e tjera që përfshihen në kategoritë përkatëse sipas legjislacionit në fuqi.Inspektorati ka bërë të ditur se investitorët do të njoftohen individualisht përmes Urdhëresës Inspektuese që të mos e vënë objektin në përdorim, të mos ua dorëzojnë banesat apo lokalet shfrytëzuesve dhe të mos fillojnë aktivitetin ekonomik pa përfunduar…

Read More

Me rastin e Javës Botërore të Ushqyerjes me Gji, e cila këtë vit shënohet nën moton “Ushqyerja me gji për një fillim të qëndrueshëm në jetë, ta forcojmë atë që funksionon”, Ministria e Shëndetësisë rikujton se ushqyerja me gji është mënyra më natyrale dhe më e sigurt e ushqyerjes së të porsalindurve dhe foshnjave, thuhet në njoftimin e MSH-së.”Qumështi i gjirit siguron të gjitha lëndët ushqyese të nevojshme për rritjen dhe zhvillimin e duhur, forcon imunitetin, zvogëlon rrezikun nga shumë sëmundje dhe kontribuon në shëndet më të mirë si për nënën, ashtu edhe për fëmijën.Në përputhje me rekomandimet e Komitetit…

Read More

Rezistenca emocionale është një nga aftësitë më të rëndësishme që një fëmijë mund të zhvillojë ndërsa rritet. Kjo nuk do të thotë që ata do të shmangin situatat e vështira, por përkundrazi, do të mësojnë t’i kapërcejnë ato më lehtë me kalimin e kohës. Prindërit shpesh duan t’i mbrojnë fëmijët e tyre nga dështimi dhe zhgënjimi, por përvoja të tilla mund të kontribuojnë në zhvillimin e tyre.Psikologia Jaimie Bloch ka nxjerrë në pah disa mënyra të thjeshta se si prindërit mund ta ndihmojnë fëmijën e tyre të ndërtojë rezistencë dhe vetëbesim.Çfarë i ndihmon fëmijët të përballojnë më lehtë sfidat?Sipas Bloch,…

Read More

Këtë të enjte pritet të mbahet seanca konstituive e Legjislaturës XI të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e dalë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit. Në prag të kësaj seance, analistët politikë Melazim Koci dhe Dritëro Arifi kanë ndarë vlerësimet e tyre për zhvillimet që priten në skenën politike.Analisti politik Melazim Koci vlerëson se nuk pret pengesa për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, duke argumentuar se Lëvizja Vetëvendosje, së bashku me deputetët e pakicave joserbe, i ka numrat e nevojshëm.“Nuk shoh asnjë problem në konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, sepse VV bashkë me pakicat…

Read More

Ushtria izraelite nisi stërvitje dy-ditore detare dhe tokësore, ndërsa përshkallëzimi rajonal vazhdon të rritet midis SHBA-së dhe Iranit.Një deklaratë ushtarake tha se stërvitja do të vazhdojë deri të martën në mbrëmje në zonën midis Shavei Tzion në veri dhe Ashdod në jug.Ushtria tha se stërvitjet do të përfshijnë lëvizje intensive të anijeve dhe forcave të sigurisë, duke shtuar se stërvitja ishte planifikuar paraprakisht dhe nuk ishte e lidhur me ndonjë incident sigurie.Ushtria njoftoi gjithashtu një tjetër stërvitje ushtarake në Raanana në Izraelin qendror të hënën në mbrëmje, që do të përfshijë përdorimin e pajisjeve të ndriçimit dhe lëvizje intensive të…

Read More

Kampionia e Kosovës Drita do të përballet me fituesin e përballjes Flora Tallinn – Inter Escaldes.Skuadra nga Gjilani është i vetmi klub kosovar që ka mbetur në garë për të arritur fazën e grupeve, pasi Malisheva, Dukagjini dhe Ballkani u eliminuan në raundin e dytë kualifikues.Drita fillimisht do të përballet me ekipin e San Marinos, Tre Fiori – kurse në rast që e tejkalon këtë sfidë në finalen e play-offit do të luajë me fituesin e ndeshjes Flora Tallin – Inter Escaldes. Drita në dy vitet e fundit ka luajtur në fazën e grupeve, andaj objektivi padyshim është ta arrijë…

Read More