KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Nagavci kërkon nga BE-ja të zbatojë ndaj vetes standardet që ua kërkon vendeve të Ballkanit Perëndimor

Nagavci kërkon nga BE-ja të zbatojë ndaj vetes standardet që ua kërkon vendeve të Ballkanit Perëndimor

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka reaguar pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe në mbrëmjen hapëse të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, të organizuar nga Komisioni Evropian në Bruksel.

Nagavci ka thënë se kjo këngë daton nga viti 1989, në kohën kur regjimi i Slobodan Millosheviqit po ia rrënonte Kosovës autonominë dhe po i përjashtonte shqiptarët nga shkollat, spitalet dhe vendet e punës.

Sipas saj, mesazhi i këngës paraqet Kosovën si tokë serbe që nuk dorëzohet, ndërsa ka theksuar se ky diskurs i parapriu luftës, dëbimeve dhe masakrave në Kosovë.

Ajo ka kritikuar Bashkimin Evropian për interpretimin e kësaj kënge në një aktivitet të organizuar prej tij, duke thënë se standardet kundër retorikës nacionaliste duhet të vlejnë edhe për vetë institucionet evropiane.

“BE-ja me të drejtë u kërkon vendeve të Ballkanit Perëndimor të ballafaqohen me të kaluarën dhe të heqin dorë nga retorika nacionaliste. I njëjti standard duhet të vlejë edhe për ngjarjet që organizon vetë ajo”, ka shkruar Nagavci.

Ajo ka shprehur mbështetjen për reagimin e institucioneve të Kosovës, të cilat kërkuan sqarime nga Komisioni Evropian.

“E mbështes plotësisht reagimin e institucioneve tona, të cilat me të drejtë kërkuan sqarim nga Komisioni Evropian. Ne e duam Evropën, dhe pikërisht për këtë i kërkojmë të jetë në lartësinë e vlerave të saj”, ka theksuar ajo.

Në fund, Nagavci ka thënë se Kosova do ta vazhdojë rrugën e saj evropiane me vendosmëri, reforma dhe dinjitet.

“Sepse Evropa jonë është Evropa e së vërtetës, jo e këngëve që na mohojnë”, ka përfunduar ajo.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.