Author: korrektpress

Rezistenca emocionale është një nga aftësitë më të rëndësishme që një fëmijë mund të zhvillojë ndërsa rritet. Kjo nuk do të thotë që ata do të shmangin situatat e vështira, por përkundrazi, do të mësojnë t’i kapërcejnë ato më lehtë me kalimin e kohës. Prindërit shpesh duan t’i mbrojnë fëmijët e tyre nga dështimi dhe zhgënjimi, por përvoja të tilla mund të kontribuojnë në zhvillimin e tyre.Psikologia Jaimie Bloch ka nxjerrë në pah disa mënyra të thjeshta se si prindërit mund ta ndihmojnë fëmijën e tyre të ndërtojë rezistencë dhe vetëbesim.Çfarë i ndihmon fëmijët të përballojnë më lehtë sfidat?Sipas Bloch,…

Read More

Këtë të enjte pritet të mbahet seanca konstituive e Legjislaturës XI të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e dalë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit. Në prag të kësaj seance, analistët politikë Melazim Koci dhe Dritëro Arifi kanë ndarë vlerësimet e tyre për zhvillimet që priten në skenën politike.Analisti politik Melazim Koci vlerëson se nuk pret pengesa për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, duke argumentuar se Lëvizja Vetëvendosje, së bashku me deputetët e pakicave joserbe, i ka numrat e nevojshëm.“Nuk shoh asnjë problem në konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, sepse VV bashkë me pakicat…

Read More

Ushtria izraelite nisi stërvitje dy-ditore detare dhe tokësore, ndërsa përshkallëzimi rajonal vazhdon të rritet midis SHBA-së dhe Iranit.Një deklaratë ushtarake tha se stërvitja do të vazhdojë deri të martën në mbrëmje në zonën midis Shavei Tzion në veri dhe Ashdod në jug.Ushtria tha se stërvitjet do të përfshijnë lëvizje intensive të anijeve dhe forcave të sigurisë, duke shtuar se stërvitja ishte planifikuar paraprakisht dhe nuk ishte e lidhur me ndonjë incident sigurie.Ushtria njoftoi gjithashtu një tjetër stërvitje ushtarake në Raanana në Izraelin qendror të hënën në mbrëmje, që do të përfshijë përdorimin e pajisjeve të ndriçimit dhe lëvizje intensive të…

Read More

Kampionia e Kosovës Drita do të përballet me fituesin e përballjes Flora Tallinn – Inter Escaldes.Skuadra nga Gjilani është i vetmi klub kosovar që ka mbetur në garë për të arritur fazën e grupeve, pasi Malisheva, Dukagjini dhe Ballkani u eliminuan në raundin e dytë kualifikues.Drita fillimisht do të përballet me ekipin e San Marinos, Tre Fiori – kurse në rast që e tejkalon këtë sfidë në finalen e play-offit do të luajë me fituesin e ndeshjes Flora Tallin – Inter Escaldes. Drita në dy vitet e fundit ka luajtur në fazën e grupeve, andaj objektivi padyshim është ta arrijë…

Read More

Hailey Bieber ka ndarë me ndjekësit momente nga pushimet e saj verore, duke tërhequr vëmendjen me fotografi ku shfaqet me bikini rozë pranë detit.Themeluesja e markës Rhode publikoi në Instagram një seri imazhesh nga arratisja verore, ku pozon pranë shkëmbinjve dhe në ujë, ndërsa postimin e shoqëroi me mbishkrimin: “Ngjyrë blu e ndryshme dhe shumë Nutella”, duke iu referuar edhe ëmbëlsirave që shijoi gjatë pushimeve.Edhe pse nuk zbuloi vendndodhjen, mediat ndërkombëtare raportojnë se peizazhi i ngjan bregdetit italian, aty ku marka e saj pritet të organizojë një aktivitet promocional gjatë këtij muaji, shkruan DailyMail. Ndërkohë, bashkëshorti i saj, Justin Bieber,…

Read More

Një shtetas i Kosovës është ndaluar në Maqedoni pasi policia përcaktoi se ai po drejtonte automjetin me shpejtësi prej 220 kilometrash në orë në autostradën A1, ku shpejtësia e lejuar është 120 kilometra në orë.”Shoferi, Sh.Z., 36 vjeç, u ndalua sot në orën 08:41 në parkingun pranë Miletkovës nga oficerët e policisë së SPB së Strumicës dhe DPB e Gjevgjelisë.Ai po drejtonte një automjetin pasagjerësh me targa të Kosovës dhe tejkaloi shpejtësinë e lejuar me 100 kilometra në orë.Ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal për drejtim të pakujdesshëm”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/

Read More

“A po takohemi? Veni dihet.” – Një histori që rritet bashkë me familjet tonaKa vende ku e nisim ditën. Ka vende ku blejmë dhe kursejmë çdo ditë. Por ka edhe vende që bëhen pjesë e jetës dhe historisë sonë.Për vite me radhë, Viva Fresh Store ka qenë pjesë e familjeve tona, duke na shërbyer dhe duke na ofruar çdo ditë e më shumë, plot përkushtim, plot dashuri dhe afërsi gjatë blerjeve tona.Secilit prej nesh i kujtohet momenti i parë në Viva Fresh. Por ka edhe nga ata që kanë lindur dhe janë rritur bashkë me Viva Fresh-in, duke ardhur dikur…

Read More

Russell Crowe rikthehet në ekran me një nga rolet më të veçanta të karrierës së tij, duke interpretuar Manco Kapak, një emigrant shqiptar dhe pronar klubi nate me lidhje të rrezikshme me botën e krimit. Në thrillerin e ri kriminal The Get Out , fituesi i çmimit Oscar, Russell Crowe, sjell një personazh shqiptar në qendër të një historie ku e kaluara kriminale, tradhtia dhe dëshira për të nisur një jetë të re përplasen në mënyrë të pamëshirshme. Filmi fillon të shfaqet në CineStar nga data 6 Gusht. Crowe interpreton Manco Kapak, një shqiptar që ka ndërtuar jetën e tij…

Read More

Në kuadër të aktiviteteve të përgjegjësisë sociale korporative (CSR), Prishtina Mall, në bashkëpunim me CineStar dhe Popeyes, mirëpriti fëmijët e SOS Fshatrave të Fëmijëve në një vizitë të veçantë, të mbushur me argëtim, buzëqeshje dhe momente të paharrueshme.Gjatë kësaj vizite, fëmijët patën mundësinë të shijojnë eksperiencën e kinemasë në CineStar, ku ndoqën filmin e shumëpritur Spider-Man, duke kaluar çaste emocionuese dhe argëtuese me personazhin e tyre të preferuar. Pas përfundimit të filmit, vizita vazhdoi në Food Court në Prishtina Mall, ku Popeyes i priti fëmijët me ushqimet e tyre të shijshme, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritëse që…

Read More

Komuna e Kaçanikut ka përfunduar montimin e dy pompave të ujit, të cilat synojnë të rrisin kapacitetet dhe të përmirësojnë furnizimin me ujë të pijshëm në komunë.Kryetari i Komunës, së bashku me stafin komunal, kanë vizituar punimet që po realizohen në kuadër të kontratës për “Ndërtimin e rezervuarëve në Dushkajë dhe Stacionit të Pompimit në Provoli”.Sipas drejtorit të Shërbimeve Publike dhe Emergjencës, Arian Teneqja, projekti financohet nga buxheti komunal dhe është pjesë e investimeve të planifikuara për rritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm.Në kuadër të projektit janë montuar edhe dy pompa me sistemin përkatës pranë…

Read More