KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Sillet në Gjykatë 26-vjeçarja e arrestuar për trafikim të narkotikëve, në rastin ku dyshohet edhe ish-ministri Astrit Haraqija (Video)

Sillet në Gjykatë 26-vjeçarja e arrestuar për trafikim të narkotikëve, në rastin ku dyshohet edhe ish-ministri Astrit Haraqija (Video)

Një 26-vjeçare, e arrestuar nën dyshimin për trafikim të narkotikëve në grupin ku dyshohet se bën pjesë edhe ish-ministri Astrit Haraqija, është sjellë sot në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga momenti i futjes së saj në objektin e Gjykatës, ku pritet të mbahet seanca ndaj saj dhe të dyshuarve të tjerë.

Arrestimet janë kryer më 14 nëntor, gjatë operacionit policor të koduar “Heshtja”, i cili kishte në shënjestër një grup të dyshuar për trafikim dhe shpërndarje të kokainës.

Gjatë operacionit janë arrestuar gjashtë persona, ndërsa janë sekuestruar rreth 1.6 kilogramë kokainë, para të gatshme, vetura luksoze dhe prova të tjera materiale.

Sipas Policisë, vlera e përgjithshme e drogës dhe aseteve të sekuestruara arrin në rreth 301 mijë euro.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.