Author: korrektpress

Jack Grealish mund ta vazhdojë karrierën në La Liga, pasi Atletico Madridi po shqyrton mundësinë e transferimit të anësorit të Manchester Cityt.30-vjeçari e kaloi sezonin 2025/26 në huazim te Evertoni, ku regjistroi dy gola dhe gjashtë asistime në 22 ndeshje, përpara se të pësonte një thyerje në këmbë në përballjen ndaj ish-klubit të tij, Aston Villës, në janar. Lëndimi i dha fund sezonit të tij dhe ia shoi shpresat për të qenë pjesë e Anglisë në Kupën e Botës.Pas përfundimit të huazimit, Grealish u rikthye te Manchester City, por mungoi në turneun parasezonal të skuadrës në Azi. Vetë futbollisti sqaroi…

Read More

Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin kanë sjellë një pamje të veçantë në qytetin e Gramshit, ku zjarrfikësit kanë dalë në ndihmë të qytetarëve duke freskuar rrugët dhe hapësirat publike me ujë.Qendra e qytetit u kthye për pak momente në një vend argëtimi për fëmijët, të cilët iu gëzuan ujit të hedhur nga mjetet zjarrfikëse për të përballuar vapën e fortë. – YouTube www.youtube.com Nisma është ndërmarrë nga ekipet e zjarrfikësve në disa qytete të vendit, me qëllim uljen e temperaturave në zonat urbane gjatë ditëve me nxehtësi ekstreme.Përveç freskimit, zjarrfikësit kanë përcjellë edhe një mesazh ndërgjegjësues për qytetarët,…

Read More

Sekretari amerikan i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr., ka rikthyer debatin për mënyrën se si Shtetet e Bashkuara menaxhuan pandeminë Covid-19, duke drejtuar kritika ndaj ish-drejtorit të Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive, Anthony Fauci.Në një intervistë për CNN, Kennedy fajësoi Faucin për qasjen e ndjekur gjatë pandemisë dhe përsëriti disa pretendime të diskutueshme për vaksinat, fruthin dhe virusin RSV, të cilat janë kundërshtuar nga ekspertë të shëndetësisë.Deklaratat e tij erdhën pak ditë pas dëshmisë së Faucit në Kongres, ku ish-zyrtari i shëndetësisë iu referua Amendamentit të Pestë më shumë se 100 herë, duke refuzuar t’u përgjigjej disa pyetjeve…

Read More

Banorët e fshatit Sferkë kanë ngritur shqetësimin për ndërprerjen e furnizimit me ujë të pijshëm, pasi rezervuari i ujit ka pësuar një defekt.Sipas banorëve, prishja e rezervuarit ka bërë që i gjithë fshati të mbetet pa furnizim me ujë, duke u shkaktuar vështirësi në përmbushjen e nevojave të përditshme.Ata kanë kërkuar nga ekipet përgjegjëse që të ndërhyjnë sa më shpejt për identifikimin dhe sanimin e defektit, në mënyrë që furnizimi me ujë të rikthehet në kohën më të shkurtër të mundshme.Banorët shpresojnë që problemi të zgjidhet urgjentisht dhe që furnizimi të normalizohet sa më parë. /Telegrafi/

Read More

Gjatë valës së të nxehtit, shumë njerëz e lënë ventilatorin ndezur deri në mëngjes, por ekspertët paralajmërojnë se kjo mënyrë e ftohjes mund të shkaktojë më shumë probleme shëndetësore.Një ventilator mund ta bëjë më të lehtë gjumin në një dhomë të ngrohtë, por rrjedha e ajrit natën nuk është pa pasoja. Doktoresha Hana Patel pohon se njerëzit me alergji ndaj pluhurit ose polenit mund të përjetojnë simptoma më të forta sepse ventilatori i fryn alergjenët nëpër dhomë dhe rrit gjasat që ata t’i thithin ato ose të bien në kontakt me lëkurën, raporton Metro.co.uk. Ajo përmend zgjimin me dhimbje fyti,…

Read More

Komuna e Ferizajt ka njoftuar se sot është hapur Panairi i Produkteve Bujqësore dhe Artizanale, organizim tashmë tradicional i Drejtorisë së Bujqësisë në bashkëpunim me GLV “Bifurkacioni”.Panairin e kanë hapur drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami, drejtori i Shërbimeve Publike, Alberton Sahiti, dhe shefi i Kabinetit të Kryetarit, Albion Sherifi.Në panair po marrin pjesë dhjetëra biznese, të cilat po prezantojnë produkte të ndryshme bujqësore dhe artizanale.Sipas Komunës së Ferizajt, kjo ngjarje u ofron qytetarëve mundësi të blejnë produkte vendore dhe bio, si dhe të njihen me punimet dhe krijimet artizanale që ruajnë traditën popullore.Njëkohësisht, panairi paraqet mundësi për bizneset…

Read More

EC Ma Ndryshe ka njoftuar se ka vazhduar nismën “One Wish For My Street” me banorët e lagjes Arbanë në Prizren, me qëllim mbledhjen e kërkesave dhe shqetësimeve të komunitetit për hapësirat publike dhe cilësinë e jetesës.Gjatë takimeve me banorët e rrugëve “Ismet Gashi”, “Afrim Bytyqi”, “Ismail Qemali” dhe zonave përreth, është përdorur edhe një hartë e lagjes, përmes së cilës qytetarët kanë identifikuar problemet dhe kanë dhënë propozimet e tyre.Ndër kërkesat kryesore të banorëve janë mungesa e ndriçimit publik, shportave për mbeturina, shtigjeve për biçikleta dhe këndeve të lojërave për fëmijë. Ata kanë kërkuar gjithashtu më shumë hapësira rekreative,…

Read More

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi ka vlerësuar lart punën profesionale, përkushtimin dhe angazhimin e të gjitha institucioneve ligjzbatuese të Republikës së Kosovës, të cilat janë të përfshira në rastin e zbulimit të varrezave masive në komunën e Zubin Potokut, ku janë gjetur mbetje mortore dhe dyshohet se ka trupa tjerë të viktimave që i përkasin luftës së fundit në Kosovë.Sipas një njoftimi për media thuhet se zbulimi i këtyre varrezave masive është një përpjekje dhe angazhim shtetëror për zbardhjen e së vërtetës dhe vendosjen e drejtësisë. “Mbi të gjitha, ndriçimi i këtyre rasteve përbën një detyrim institucional dhe ligjor ndaj…

Read More

Paris Hilton tërhoqi vëmendjen në festivalin Brighton & Hove Pride in the Park 2026, ku u ngjit në skenë me një veshje që kujtoi një nga momentet më ikonike të historisë së muzikës pop.Ylli amerikan, 45 vjeç, u shfaq me një fustan të shkurtër me motivin “Union Jack”, duke i bërë homazh paraqitjes legjendare të Geri Halliwell (Ginger Spice) në ceremoninë Brit Awards të vitit 1997. Ajo e kombinoi veshjen me çizme deri në gjunjë, aksesorë me diamante dhe një mikrofon me shkëlqim, ndërsa interpretoi hitet e saj para mijëra të pranishmëve, shkruan DailyMail. Gjatë performancës, Paris u shfaq plot…

Read More

Drejtoria e Inspektoratit të Komunës së Prishtinës ka paralajmëruar investitorët, ndërtuesit dhe qytetarët se asnjë objekt nuk mund të vihet në përdorim pa përfundimin e Inspektimit Final dhe pajisjen me Certifikatë të Përdorimit.Sipas njoftimit, kjo kërkesë vlen për objektet individuale dhe kolektive të banimit, objektet banesore-afariste, afariste, industriale, publike, si dhe objektet e tjera që përfshihen në kategoritë përkatëse sipas legjislacionit në fuqi.Inspektorati ka bërë të ditur se investitorët do të njoftohen individualisht përmes Urdhëresës Inspektuese që të mos e vënë objektin në përdorim, të mos ua dorëzojnë banesat apo lokalet shfrytëzuesve dhe të mos fillojnë aktivitetin ekonomik pa përfunduar…

Read More