- Gjyste Vulaj i dedikon fjalë të bukura Brikenës: Në skenë shkëlqen si Miss, jashtë ruan traditat e familjes
- Truall 40 ari për #shitje në Lebanë – mundësi investimi pranë Prishtinës #14037
- Allegri po e shqyrton të ardhmen e tij te Milani
- ZNAM: Pse përmendet ish-kryeministri Kovaçevski në rastin penal kundër Grubit?
- Truall 60.65 ari për #shitje në Livagjë – zonë industriale ideale për investime biznesore #12886
- Ukrainasit shkatërrojnë me Flamingo fabrikën ruse të raketave, publikohet pamjet e sulmit
- Konjufca: Nuk kemi dashur ta mbështesim opozitën për muri me një emër për president
- Spiropali: Besojmë në drejtësi, urojmë që gjykatësit në Hagë t’i përgjigjen thirrjes së drejtësisë dhe jo të prokurorëve
Author: korrektpress
Filmi “The Rip” me Matt Damon dhe Ben Affleck në rolet kryesore, është një triler aksioni i disponueshëm në Netflix që nga 16 janari dhe ka një buxhet rreth 100 milionë dollarë. Skenari dhe regjia janë të Joe Carnahan, ndërsa ngjarja zhvillohet në Miami, duke shfrytëzuar atmosferën vizuale dhe tematike të qytetit.Historia nis me një prolog të errët që vë në lëvizje një zinxhir ngjarjesh kriminale. Foto: YouTubeFokusimi kalon te një grup policësh të Miamit, të udhëhequr nga Dane (Damon) dhe JD (Affleck), të cilët zbulojnë mbi 20 milionë dollarë të fshehura në një shtëpi periferike.Ndërsa përpiqen ta transportojnë paratë,…
Shqipëria të premten do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet me vranësira si dhe intervale të herëpashershme me diell (kthjellime). Po ashtu, reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave bregdetare të vendit, ndërkaq lokalisht shtrëngata afatshkurtra.Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje, me shpejtësi mesatare 5 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 10 m/s.Deti – Valëzimi forcës 1-3 ballë. /Telegrafi/
Memoria RAM DDR3, e cila konsiderohej e vjetruar, po përjeton një rikthim të papritur në treg, kryesisht për shkak të rritjes së vazhdueshme të çmimeve të memorieve më moderne. Sipas raportimeve nga TechSpot, çmimet e DDR5 dhe tani edhe të DDR4 po rriten, duke detyruar përdoruesit të kthehen tek zgjidhjet më të vjetra dhe më të lira.Interesim i veçantë është vënë re në tregun aziatik, ku po shfaqen pllaka amë Intel X99 të modifikuara, të cilat mbështesin memorien DDR3, edhe pse fillimisht ishin projektuar për DDR4. Këto pllaka lejojnë përdorimin e moduleve ECC DDR3 me kapacitete deri në 256 GB,…
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbaj mot kryesisht i vranët.IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërkaq temperaturat maksimale nga 3 deri 7 gradë Celsius. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes. /Telegrafi/
“Pse e bën tabu të flasësh për gruan dhe familjen tënde?”, ishte pyetja që publiku zgjodhi t’ia bënte Ludo Lee në ‘Darkën e të Nominuarve’.Megjithatë, Ludo nuk ngurroi të përgjigjej duke treguar edhe arsyet për këtë.“Sepse familja është e shenjtë dhe ia kam premtuar familjes time, gjithmonë në shoubiz për me i nda gjërat ta kuptoni. Mentaliteti im Ludo shqiptar më ka sjell këtu ku jam, shoubizi është shoubiz”, u shpreh ai. Foto: YouTubeTutje banori theksoi: “Unë e mbroj familjen dhe do ta mbroj gjithë. Jam krenar se e kam familjen time, është shumë e lehtë të kuptohet. Familja do…
Debati rreth Arktikut po bëhet më i nxehtë se kurrë, ndërsa presidenti i SHBA-së, Donald Trump vazhdon të këmbëngulë që Grenlanda të bëhet pjesë e Shteteve të Bashkuara. Por, ndërsa kërkesat e Trump që SHBA-të të marrin kontrollin mbi një territor që i përket njërit prej aleatëve të saj më të afërt dhe më të besueshëm e kanë hutuar botën, gara për Arktikun ka vazhduar për dekada.Në këtë drejtim, CNN shkruan se nuk ka dyshim se Moska ka pasur një prani dominuese në rajonin e Arktikut, përcjell Telegrafi.Ajo kontrollon afërsisht gjysmën e tokës dhe gjysmën e zonës ekonomike ekskluzive detare…
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës (ShKShMK) ka njoftuar për rrezik të shtuar nga ortekët në zonën e Brezovicës, pas raportimit të një aksidenti orteku të ndodhur sot në një zonë jashtë shtegut të rregulluar.Sipas njoftimit, orteku është iniciuar nga disa skitarë, por fatmirësisht personat e përfshirë kanë shpëtuar pa lëndime trupore.ShKShMK bën të ditur se më 18 janar 2026, gjatë kontrollimit të shtresave të borës në zonën e Brezovicës, teknikët e kërkim-shpëtimit kanë identifikuar dy shtresa problematike të borës. Shtresa më shqetësuese, sipas tyre, është ajo bazë mbi vegjetacion, e njohur si “Ground-based Persistent Weak Layer – Depth Hoar”.Si…
Liga Profesionale Saudite po përgatit një ofensivë të madhe në tregun e transferimeve këtë verë, me Mohamed Salah dhe Vinicius Jr të identifikuar si dy objektivat kryesorë.Klubet saudite kanë shqyrtuar tashmë mundësinë e transferimit të Salah gjatë këtij afati, por Liverpooli nuk ka treguar asnjë gatishmëri për negociata. Sulmuesi egjiptian, tashmë 33 vjeç, ende nuk ka vendosur nëse është gati të largohet nga futbolli elitar evropian në fund të sezonit.Interesi nga Arabia Saudite pritet të intensifikohet gjatë verës, kur klubet do të kenë më shumë fleksibilitet për të realizuar transferime të bujshme, për shkak të skadimit të disa kontratave të…
Volodymyr Zelensky deklaroi se Ukraina ka arritur ta ndalë rritjen e madhësisë së ushtrisë ruse në rrethanat aktuale.Presidenti ukrainas pohoi se Moska po humb rreth 45 mijë trupa në muaj.“Vitin e kaluar, në këto muaj, shifra ishte rreth 15 mijë. Pra, Rusia nuk po mendon për këtë, por ne po mendojmë. Ne mendojmë se si po humbasin dhe sa ushtarë po humbasin. Ne e dimë se ata mobilizojnë 40–43 mijë persona në muaj dhe fillojnë të humbasin 45 mijë. Nga këta 43 mijë, duhet ta dini se rreth 10–15 për qind dezertojnë dhe ka edhe të plagosur. Por ushtria e…
Liverpooli nuk ka ndërmend ta lejojë Federico Chiesan të largohet në formë huazimi gjatë afatit kalimtar të janarit, përveç nëse në tavolinë vjen një ofertë e përshtatshme për transferim të përhershëm, raportojnë mediat britanike.Pavarësisht interesimit nga Juventusi dhe Napoli, klubi anglez mbetet i vendosur në qëndrimin e tij, duke i dhënë përparësi përfitimit financiar dhe jo një largimi të përkohshëm të sulmuesit italian.Chiesa ka kaluar një periudhë jo të lehtë në “Anfield”, me minuta të kufizuara në dispozicion dhe një dëmtim të lehtë së fundmi, çka ka nxitur interesimin e klubeve nga Serie A për një rikthim të mundshëm në…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari