Author: korrektpress

Pasi për të enjten është caktuar seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ftuar në një takim liderët e partive politike që kanë siguruar ulëse në Kuvend, me synimin për të arritur një konsensus për formimin e institucioneve.Megjithatë nga Aleanca për Telegrafin kanë bërë të ditur se nuk e shohin të arsyeshëm pjesëmarrjen në një takim të tillë. Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini përmes një letre drejtuar Kurtit, ka rikujtuar se qëndrimi i Aleancës është bërë i qartë që në përgjigjen e datës 9 korrik 2026.Sipas Gjinit, Aleanca nuk ka interes të jetë…

Read More

Kryetari i Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri ka njoftuar se sot kanë arritur kombibusët e parë të dedikuar për nevojat e Drejtorisë së Arsimit.Sipas Muhaxherit, ky investim synon të lehtësojë organizimin dhe realizimin e aktiviteteve të ndryshme arsimore dhe sportive për nxënësit e shkollave.Ai ka theksuar se kombibusët do të kontribuojnë në rritjen e efikasitetit dhe përmirësimin e shërbimeve në sektorin e arsimit dhe sportit.Investimi pritet t’u krijojë shkollave mundësi më të mira për organizimin e aktiviteteve dhe transportin e nxënësve gjatë angazhimeve të ndryshme. /Telegrafi/

Read More

Pas tri netëve të paharrueshme, më 31 korrik, 1 dhe 2 gusht, u përmbyll edhe një tjetër edicion i suksesshëm i Sunny Hill Festival në Prishtinë.Festivali solli një atmosferë të jashtëzakonshme, duke mbledhur mijëra vizitorë nga Kosova dhe vende të ndryshme të botës. Tre netët e muzikës, energjisë dhe emocioneve u shoqëruan me performanca të artistëve të mëdhenj ndërkombëtarë, duke e kthyer kryeqytetin në qendrën e muzikës dhe argëtimit. View this post on Instagram A post shared by SUNNY HILL FESTIVAL (@sunnyhillfestival)Nata e parë u ndez nga performanca e Katy Perry, ndërsa nata e dytë solli në skenë Lewis Capaldin…

Read More

Të paktën 11 persona kanë vdekur dhe mijëra të tjerë janë zhvendosur në Kerala të Indisë, pasi shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet goditën vendin gjatë fundjavës, duke shkaktuar rrëshqitje dheu.Numri i të vdekurve në incidentet e lidhura me shiun u rrit në 14 në Kerala, me gati 7,700 njerëz të evakuuar dhe duke gjetur strehim në 275 kampe ndihme të ngritura në të gjithë shtetin.Kryeministri i Keralës, V. D. Sadesan, tha se do të takohej me zyrtarë të distriktit për të shqyrtuar rregullimet për strehimoret. Ai shtoi se operacionet e pastrimit kishin filluar në zonat e prekura nga përmbytjet.Sipas Autoritetit…

Read More

MPB njofton se ka ndodhur një aksident trafiku në Shkup, në të cilën janë lënduar dy persona.Më 02.08.2026, rreth orës 15:40, në SPB Shkup u njoftua se në kryqëzimin e bul. „Goce Dellçev“ dhe rr. „Filipi i Dytë i Maqedonisë“ në Shkup ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti të udhëtarëve „Opel“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga P.B. (62) nga Shkupi dhe një automjeti të udhëtarëve „Volksvagen Sharan“ me targa kombëtare zvicerane, i drejtuar nga M.J. (41) nga Shkupi.Në aksident, S.R. (38) nga Shkupi ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa D.R. (40) nga Shkupi ka pësuar lëndime…

Read More

Ditët dhe muajt e parë të jetës së një foshnje janë një periudhë e mbushur me emocione, por edhe me shumë dilema për prindërit e rinj. Ushqyerja, gjumi, temperatura e ambientit, verdhëza, kërthiza, vaksinat dhe kujdesi gjatë verës ishin disa nga temat kryesore të episodit të 83-të të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, i përkrahur nga United Hospital dhe Qendra Laserike e Syrit “Kubati”.I ftuar në këtë episod ishte Luan Morina, neonatolog dhe drejtor i Klinikës së Neonatologjisë në QKUK, i cili foli për sfidat më të shpeshta me të cilat përballen prindërit në ditët e para pas lindjes…

Read More

Eva Longoria ka tërhequr vëmendjen gjatë pushimeve të saj verore në Spanjë, ku aktorja amerikane u shfaq duke shijuar një ditë relaksi në plazhet e Marbella-s.Ylli i serialit “Shtëpiake të Dëshpëruara”, 51 vjeçe, u fotografua me një kostum banje bardhë e zi me printim gjarpri, duke ekspozuar fizikun e saj të tonifikuar, shkruan DailyMail.Ajo e kompletoi pamjen me një gjerdan të artë dhe një varëse elegante, ndërsa zgjodhi një stil natyral pa grim dhe me syze dielli. Gjatë ditës në bregdet, Longoria u pa duke notuar në det dhe duke pushuar në shezlong, duke shijuar rrezet e diellit në atmosferën…

Read More

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 99 raste me fruth gjatë periudhës 16 prill deri më 3 gusht 2026.Sipas të dhënave të IKShPK-së, vetëm gjatë javës së fundit janë regjistruar 21 raste të reja, duke shënuar rritje të rasteve me këtë sëmundje infektive.Numri më i madh i rasteve është regjistruar në Prishtinë, me 33 raste, e pasuar nga Fushë-Kosova me 25, Ferizaj me 12 dhe Kaçaniku me shtatë raste.Nga tri raste janë raportuar në Drenas, Lipjan dhe Obiliq, ndërsa nga dy raste në Gjilan, Skenderaj, Shtime dhe Vushtrri.Nga një rast…

Read More

Prindërit kanë një ndikim vendimtar në jetën e fëmijëve të tyre dhe kujtimet e fëmijërisë zgjasin shumë kohë pasi ata rriten. Nuk janë domosdoshmërisht dhuratat e shtrenjta që mbeten në kujtesë, por ndjenjat, gjestet dhe mësimet e jetës që i kanë formësuar ata. Fëmijët mund të mos kujtojnë se çfarë u kanë blerë prindërit e tyre, por ata kurrë nuk harrojnë se si i kanë bërë të ndihen, shkruan Nadia On Point.Ndjenja e dashurisë dhe pranimitFëmijët do të kujtojnë para së gjithash ndjenjën që prindërit e tyre ua kanë ngulitur. Ngjarje të caktuara zbehen me kalimin e kohës, por ndjenja…

Read More

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka konfirmuar se klubi katalunas vazhdon të kërkojë një sulmues të ri përpara mbylljes së afatit kalimtar.Sipas “SPORT”, tekniku gjerman deklaroi se ka besim të plotë te drejtori sportiv Deco për punën që po bën në merkato, duke pranuar se Barcelona duhet të përforcojë repartin ofensiv.”Kam besim të plotë te Deco. Duhet të bëjmë diçka”, u shpreh Flick, duke lënë të kuptohet se afrimi i një sulmuesi mbetet objektivi kryesor i klubit.Ai la të hapur edhe mundësinë që lëvizjet në merkato të varen nga e ardhmja e Ferran Torresit, i cili vazhdon të lidhet me…

Read More