Author: korrektpress

Zëdhënësja e presidentit amerikan, Donald Trump, Karoline Leavitt, njoftoi se, mes të tjerash, Belgjika e kishte pranuar ftesën e Shtëpisë së Bardhë për t’iu bashkuar Komitetit për Paqe, por pak më vonë nga Brukseli erdhi një përgënjeshtrim.Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Belgjikës, Maxime Prevot, shkroi në X se ky informacion nuk është i vërtetë.“Belgjika nuk ka pranuar të nënshkruajë dokumentin themelues të Komitetit për Paqe; ky informacion është i pasaktë”, shkroi Prevot.Ai shtoi se përgjigjja e Belgjikës do të jetë në përputhje me përgjigjen e përbashkët të vendeve evropiane. — (@) “Ne dëshirojmë një reagim të përbashkët…

Read More

Dolce dhe Lim Hoti po vazhdojnë të jenë në vëmendje të publikut gjatë qëndrimit të tyre në Big Brother VIP Kosova 4.Dyshja, të cilët po tregohen edhe më të afërt, nuk po ndalojnë momentet e bukura së bashku.Ata së fundmi shihen duke shkëmbyer puthje pasionante me njëri-tjetrin, gjë që tregon se ky raport po bëhet edhe më i fortë. Foto: InstagramNdonëse nuk e cilësojnë si lidhje, të njëjtit po shijojnë çdo moment së bashku.Kjo vjen në kohën kur në shtëpinë e famshme ndodhet edhe Alba Pollozhani, e cila ka qenë në lidhje me Limin.Ka akoma paqartësi se kur janë ndarë…

Read More

Numri i pacientëve me grip dhe viruse të ndryshme është në rritje. Sipas të dhënave nga IShP-ja, që nga fillimi i sezonit të gripit, numri i përgjithshëm i personave të infektuar është 2.8 herë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur u regjistruan 1.335 raste.Pritjet janë që kulmi i gripit mund të ndodhë nga fundi i janarit deri në mesin e shkurtit. Mjeku Fadil Cana për TVM2 thekson se numri i kontrolleve të pacientëve në Klinikën Infektive arrin deri në 100 dhe shumica prej tyre vuajnë nga gripi sezonal influenca A.“Në Klinikën Infektive numri i…

Read More

Marka gjermane Volkswagen ka tejkaluar Teslan në shitjet e veturave elektrike në Evropë gjatë vitit 2025, duke marrë vendin e parë si prodhuesi më i shitur i automjeteve elektrike, sipas të dhënave të Dataforce të publikuara nga Automotive News Europe.Volkswagen shiti 274,417 automjete elektrike në Evropë në vitin 2025, një rritje prej 56 për qind krahasuar me vitin 2024. Ndërkaq, Tesla regjistroi një rënie të shitjeve me 27 për qind, duke shitur 238,765 automjete elektrike.Edhe pse Tesla Model Y mbeti makina elektrike më e shitur në kontinent me 151,331 njësi të shitura, kjo shifër ishte 28 për qind më pak…

Read More

Një ligjëratë mbi Gjykatën Speciale në ambientet e Shkollës së Mesme “Xhevdet Doda” në Prishtinë ka shkaktuar reagime të ndryshme nga institucione dhe organizata.Dhomat e Specializuara të Kosovës (KSC) kanë konfirmuar për Telegrafin se zhvillojnë aktivitete informuese në Kosovë që nga viti 2018, si pjesë e Programit të Shtrirjes së Informacionit, duke përfshirë nxënës, komunitetin lokal, gazetarë dhe avokatë. Zëdhënësja Angela Griep tha se këto takime diskutojnë mbi mandatin dhe procedurat e gjykatës, duke ofruar informacion publik të ngjashëm me atë që gjendet në faqen zyrtare të KSC-së.”Ekipi i informimit i Dhomave të Specializuara këtë javë po zhvillon aktivitete për…

Read More

Ylli i famshëm botëror, Paris Hilton, në një intervistë për Telegrafin ka folur edhe për artistet me prejardhje shqiptare, Rita Orën dhe Bebe Rexhën.Ajo tregon se ka një raport shumë të mirë me këngëtaret dhe se i thur lavde për punën, karrierën e mbi të gjitha për atë që janë.”I dua Ritën dhe Beben shumë. Janë vajza fantastike, shumë të talentuara dhe shumë argëtuese”, thotë Hilton në intervistë. Foto: Telegrafi/InstagramTutje shtoi: “Sa herë që jemi bashkë, kalojmë për mrekulli. Janë të vërteta, shumë të mira me zemër të madhe, të bukura brenda dhe jashtë. I dua si motra dhe jemi…

Read More

Ish-presidenti i Shqipërisë Sali Berisha ka folur për raportet që ka pasur me ish-presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova.Sali Berishës iu shtrua pyetja se pse udhëheqësit e Shqipërisë kanë pasur gjithnjë prirjen për t’i treguar Kosovës si duhet të veprojë. Analisti Albatros Rexhaj tha se Berisha dhe Rugova kanë qenë gjithnjë idhujt e tij në politikë, por i shprehu liderit të PD se presidenti i Kosovës kishte hatërmbetje me të.Berisha nuk e fshehu dhe e konfirmoi se ftohja mes tyre, përtej vlerësimit për të ishte rruga paqësore që zgjodhi Rugova, kur sipas tij duheshin demonstrata për zgjedhjet e Jugosllavisë.Albatros Rexhaj: Unë…

Read More

Presidenti finlandez Alexander Stubb e ka quajtur luftën e Rusisë në Ukrainë një “dështim të plotë strategjik për Vladimir Putinin”, në një sulm të ashpër ndaj udhëheqësit rus.Duke folur në një panel në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Stubb tha se lufta e Putinit në Ukrainë ka shërbyer vetëm për të forcuar integrimin evropian, unitetin dhe investimet në mbrojtje.”Kjo luftë është bërë një dështim i plotë strategjik për Vladimir Putinin”, ka thënë Stubb. “Ai e zgjeroi NATO-n, e bëri Ukrainën evropiane dhe i detyroi shtetet evropiane të rrisin buxhetet e tyre të mbrojtjes. Dhe tani po pyesim veten nëse jemi…

Read More

Për Gurban Gurbanovin, stadiumi në kryqëzimin e rrugëve Tahir Baghirov dhe Jabir Aliyev nuk është thjesht një fushë futbolli.Për të, Karabagu është shtëpia e tij – një vend ku çdo tullë, çdo vendim dhe çdo fitore është ndërtuar nga puna dhe vizioni i tij i palodhur. Për trajnerin 53-vjeçar, ky klub nuk është thjesht punë; është kuptimi i jetës. Nga fusha në stolin e trajnerit: Udhëtimi i një legjendeKarriera e Gurbanovit filloi si futbollist, ku ai ishte një nga më të mirët azerbajxhanas të të gjitha kohërave, duke luajtur kryesisht në Rusi dhe duke u bërë golashënuesi më i mirë…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur mbrëmjen e sotme pas nënshkrimit të ‘Bordit të Paqes’ në Davos, ku ajo firmosi krah Trump dhe vendeve të tjera, në një moment që e quajti historik për Kosovën.Në një lidhe direkte për Top Channel, nga Davosi presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ndau detajet nga ceremonia e Bordit të Paqes si dhe foli për bisedën e saj me presidentin amerikan, Donald Trump.E pyetur se çfarë u tha në bisedën që ajo pati me presidentin amerikan Donald Trump, Osmani tha se kreu i Shtëpisë së Bardhë i përcolli një mesazh për Kosovën dhe shtoi…

Read More