Author: korrektpress

Komuna e Shtimes ka bërë hapin drejt një investimi të rëndësishëm në infrastrukturën sportive, me planin për ndërtimin e Qendrës Nacionale të Hendbollit në qytet.Kryetari i Komunës, Qemajl Aliu, ka pritur në takim Presidentin e Federatës së Hendbollit të Kosovës, Edi Kolgeci, dhe anëtarin e Bordit të FHK-së, Isak Osmani, ku u diskutua mbi zhvillimin e sportit dhe perspektivën e hendbollit në vend. Projekti parashikohet të realizohet në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”.Kryetari Aliu theksoi gatishmërinë e komunës për bashkëpunim dhe mbështetje në realizimin e projektit, duke e konsideruar si një vlerë të shtuar për të rinjtë,…

Read More

Louis Vuitton ka prezantuar një nga objektet më luksoze dhe më të pazakonta ndonjëherë: një orë tavoline mekanike në formën e një kamioni të vogël të së kaluarës, e quajtur “Camionnette”. E frymëzuar nga furgonët e viteve 1920 që transportonin valixhet ikonike të markës, ora është ndërtuar në bashkëpunim me orëpunuesin zviceran L’Epée 1839. Edicioni i limituar, vetëm 15 copë në botë, kushton plot 650 mijë euro dhe është i veshur me ar dhe diamante. Në qendër të saj spikat një diamant LV Monogram prej 0.51 karatësh, ndërsa mekanizmi manual ofron një rezervë energjie prej tetë ditësh. Çelësi për kurdisje…

Read More

BMW mori njoftimin për vendosjen e ulëseve me ngrohje dhe braktisi shërbimin e abonimit të kritikuar ashpër.Megjithatë, kjo nuk do të thotë se po heq dorë plotësisht nga tarifat shtesë për veçoritë që mund të dëshironi pas blerjes së makinës, transmeton Telegrafi. Mendimi i kompanisë është se një klient mund të dëshirojë të kursejë para kur porosit automjetin, duke mos shënuar kuti të caktuara në listën e opsioneve.Nëse pronari ndryshon mendje më vonë, kjo veçori mund të zhbllokohet duke paguar një tarifë. Në teori, është një situatë fitimprurëse për të dyja palët, megjithëse realiteti është shumë më i nuancuar. Nëse…

Read More

Pas kritikave të gazetarit gjerman të Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), Michael Martens, ndaj presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, ka reaguar këshilltari i saj, Rinor Nuhiu duke i cilësuar deklaratat e gazetarit si shpifëse dhe të pavërteta.Në një reagim publik, Nuhiu ka theksuar se pretendimet e Martens përbëjnë shpifje, fyerje dhe përhapje të dezinformatave, të cilat sipas tij, janë të dënueshme sipas legjislacionit gjerman.“Shpifja dhe fyerja, akuzat e pabazuara dhe pretendimet e rreme nga Michael Martens (i njohur si Andric1961), i nënshtrohen përgjegjësisë civile dhe penale sipas ligjit gjerman,” ka shkruar Nuhiu në “X”. Osmani sërish në fokusin e kritikave nga…

Read More

Gjykata Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal, me gjyqtare të vetme gjykuese Shqipe Sejdiu, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurit M.F., duke i shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej dy vitesh.Sipas njoftimit të gjykatës, aktgjykimi është shpallur më 3 shkurt 2026 përmes video-incizimit, pasi i pandehuri ndodhet në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë. M.F. është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale “Kanosja” nga neni 181 paragrafi 2, lidhur me paragrafin 4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë të datës 5 gusht 2024.Ngjarja ka ndodhur më 3…

Read More

Fundjava sjell pesë përballje interesante në Albi Mall Superligën e Kosovës, me të gjitha ndeshjet që luhen në orarin e njëjtë dhe me peshë të madhe për nisjen e edicionit pranveror.Xhiroja e 19-të e Superligës së Kosovës rikthehet këtë fundjavë me duele vendimtare, ku çdo pikë mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë si në garën për titull, ashtu edhe në luftën për mbijetesë.Të shtunën, më 7 shkurt, Dukagjini pret Prishtinën në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, në një takim ku vendasit synojnë të shfrytëzojnë terrenin e tyre, ndërsa kryeqytetasit kërkojnë vazhdimësi dhe rikthim te rezultatet pozitive.Po në të njëjtën orë,…

Read More

Agjencia e Regjistrimit Civil (ARC) e Ministrisë së Punëve të Brendshme ka mbajtur sot në Prishtinë një sesion informues me përfaqësuesit e zyrave të gjendjes civile nga 38 komunat e Republikës së Kosovës, lidhur me zbatimin e Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjete.Sipas njoftimit të MPB-së, takimi kishte për qëllim informimin dhe koordinimin ndërinstitucional, si dhe diskutimin e çështjeve praktike që ndërlidhen me kompetencat e gjendjes civile, veçanërisht procedurat për shtetasit e huaj dhe zbatimin e dispozitave ligjore në praktikë.Gjatë sesionit, Shefja e Kabinetit në MPB, Jeta Tela, theksoi se përputhja e kornizës ligjore dhe institucionale të Kosovës…

Read More

Bashkimi Evropian duhet të emërojë një të dërguar të posaçëm për të rihapur kanalet diplomatike me Rusinë, si pjesë e negociatave të vazhdueshme për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, thanë kryeministrja e Letonisë dhe presidenti i Estonisë për Euronews në intervista të ndara.Komentet pasqyrojnë një ndryshim të shpejtë në të menduarit strategjik të Evropës kur bëhet fjalë për Rusinë, pasi u përjashtua nga bisedimet e drejtpërdrejta në negociatat e paqes të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara.Presidenti francez Emmanuel Macron tha më parë këtë javë se puna kishte filluar tashmë “në nivelin teknik” për të emëruar një të dërguar të…

Read More

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot në konferencë për shtyp promovoi modulin e ri për evidencë elektronike të ndërhyrjeve kirurgjikale elektive në institucionet publike shëndetësore, përmes të cilit në një portal publik është e disponueshme lista e ndërhyrjeve kirurgjikale elektive të planifikuara.”Për herë të parë vendosim rregull dhe një protokoll të qartë që evidenca elektronike e ndërhyrjeve të planifikuara të mbahet në mënyrë transparente. Qëllimi është që çdo pacient ta marrë shërbimin sipas parimit “i pari që vjen, i pari shërbehet”. Portali mundëson kërkim dhe paraqitje të të dhënave përmes disa parametrave të kombinuar, në mënyrë që të jetë i…

Read More

Kompania vendore Vipa ka zyrtarizuar pajisjen me barcodet ndërkombëtare GS1, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt standardizimit, transparencës dhe rritjes së konkurrueshmërisë në tregun vendor dhe atë ndërkombëtar.Pajisja me kodet GS1 mundëson identifikimin unik dhe të saktë të produkteve të Vipa-s në zinxhirin e furnizimit, duke garantuar efikasitet dhe përputhje me standardet globale të tregtisë. Ky standard përdoret nga miliona kompani në mbarë botën dhe është thelbësor për qasje në rrjete moderne të shitjes, logjistikës dhe eksportit.Ky zhvillim përfaqëson një hap konkret të Vipa-s drejt profesionalizimit të mëtejmë të proceseve të saj dhe rritjes së besimit të partnerëve tregtarë…

Read More