Author: korrektpress

Trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, ka deklaruar se shpreson që klubi dhe Vinicius Junior të arrijnë një marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit, mes spekulimeve të vazhdueshme rreth së ardhmes së sulmuesit brazilian. Rinovimi i kontratës së Vinicius, i pezulluar që nga vera e kaluar, ka qenë një nga temat kryesore të diskutimit gjatë këtij sezoni.Pas largimit të Xabi Alonsos, raportimet nga Spanja bëjnë të ditur se Vinicius është sërish i hapur për të nënshkruar një kontratë të re me “Los Blancos”. Agjenti i lojtarit ndodhet aktualisht në Madrid, megjithatë deri më tani nuk ka sinjale konkrete për përparim në…

Read More

Ka përfunduar intervistimi, të dyshuarit për manipulim të votave nxirren me duar të lidhura nga stacioni policor në Prizren. Ndryshe, për pak pritet që Prokuroria Themelore e Prizrenit të dal në një konferencë për media lidhur me aksionin e Prokurorisë Themelore në Prizren, mbi falsifikimin e rezultateve zgjedhore, gjatë numërimit brenda subjekteve politike për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në regjionin e Komunës së Prizrenit. Telegrafi do të ju mbajë të ju informuar.

Read More

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, pas votimit të Ligjit për kundërvajtje në Kuvend, tha se me këto ndryshime nga 1 shkurti do të nis zbatimi i projektit “Safe City”.Qoku tha se ky projekt mbron qytetarët dhe se për VLEN-in jeta e njerëzve nuk ka çmim, njofton Telegrafi Maqedoni.”Ligji për kundërvajtje, u miratua sot në Kuvend me dy të tretat e votave, që do të thotë se nga 1 shkurti projekti Safe City do të fillojë të zbatohet. Ky projekt mbron qytetarët. Për VLEN jeta e njerëzve nuk ka çmim dhe nuk mund të bëhet matematike për pazare…

Read More

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se në institucionet korrektuese të Shërbimit Korrektues të Kosovës aktualisht janë në mbajtje gjithsej 1.758 të burgosur, ndërkaq ka kapacitete të lira rreth 800 shtretër.Një njoftim tutje thuhet se raportimet në disa media se Shërimi Korrektues i Kosovës ka mungesë kapacitetesh nuk qëndrojnë. Lexoni të plotë njoftimin:Pas informacioneve që po qarkullojnë në disa media lidhur me mungesën e kapaciteteve në institucionet korrektuese, njoftojmë opinionin publik se në institucionet korrektuese të Shërbimit Korrektues të Kosovës aktualisht janë në mbajtje gjithsej 1 758 të burgosur.Shërbimi Korrektues i Kosovës ka kapacitete të lira rreth 800…

Read More

Dezinformimi në fushën e shëndetësisë është një nga format më të rrezikshme të keqinformimit, me pasoja të drejtpërdrejta për jetën dhe mirëqenien e qytetarëve. Kështu u shpreh Aimona Vogli, menaxhere editoriale në Faktoje.al, në “Përballje Podcast” në Telegrafi.com – YouTube www.youtube.com “Informacioni i rremë për shëndetin nuk është një problem abstrakt, por një rrezik real që ndikon në vendimmarrjen e njerëzve. Kur flasim për dezinformim nuk është një gjë abstrakte…Raste të tilla mund të çojnë deri te ndërprerja e mjekimeve dhe përkeqësimi i gjendjes shëndetësore të pacientëve”, u shpreh ajo.Vogli vuri në dukje se mund të krijon pasiguri. “Shpërndarja e…

Read More

Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen ka përsëritur se sovraniteti i Grenlandës nuk është objekt negociatash, duke theksuar se NATO nuk ka mandat të zhvillojë bisedime në emër të Danimarkës apo Grenlandës. Ajo njoftoi gjithashtu se të premten do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të aleancës, Mark Rutte.Këto deklarata vijnë në mes të tensioneve të shtuara pasi presidenti amerikan, Donald Trump ka shprehur sërish interes për blerjen e këtij territori.Frederiksen iu referua bisedimeve të fundit ndërmjet udhëheqësve të NATO-s dhe presidentit amerikan, raporton bbc.“Siç e kam kuptuar, NATO dhe presidenti amerikan Donald Trump kanë biseduar për një angazhim më të madh…

Read More

Në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror, të mbajtur në Davos, Zvicër, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi Jonathan Powell, këshilltar për Sigurinë Kombëtare të kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se gjatë takimit, u diskutua për zgjedhjet parlamentare të dhjetorit të vitit të kaluar, planet dhe projektet për mandatin e ardhshëm qeverisës, progresin demokratik në Kosovë dhe rritjen ekonomike, dhe çështje të sigurisë rajonale.”Kryeministri u shpreh se Mbretëria e Bashkuar vazhdon të jetë një nga aleatët më të ngushtë të Republikës së Kosovës dhe mirëpret vazhdimin e bashkëpunimit…

Read More

Jennifer Lopez vazhdoi serinë e saj të paraqitjeve elegante, teksa u pa në Los Angeles të mërkurën.Aktorja 56-vjeçare u fotografua duke takuar një mikeshë për drekë në hotelin Bel Air, e veshur me një kombinim gri të butë që përputhej me qiellin e vranët.Ajo doli për drekë vetëm pak ditë pasi një video e saj në tapetin e kuq të Golden Globe Awards u bë virale, ku fansat e kritikuan duke e quajtur “të pasjellshme” për një shkëmbim të shkurtër fjalësh me drejtorin e Glambot të E!, Cole Walliser. Megjithatë, Lopez nuk u duk e shqetësuar nga reagimet në internet,…

Read More

Ish-kampionët e Evropës, Benfica dhe Real Madrid, do të luajnë në Lisbonë të mërkurën e ardhshme në ndeshjen e Ligës së Kampionëve nga ora 21:00. Kjo ndeshje do të jetë e vlefshme për xhiron e fundit të fazës së ligës së kësaj gare.Real Madridi do të hyjë në të si skuadra e tretë në renditje, ndërsa Benfica është në vendin e 29-të dhe i duhet një fitore për të avancuar në ‘play-off’ të Ligës së Kampionëve.Benfica drejtohet nga trajneri portugez Jose Mourinho, i cili më parë ishte te Reali. Portugezi kritikoi kolegun e tij në Real, Alvaro Arbela, i cili…

Read More

Faton Selami është zgjedhur Avokat i Popullit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.Kuvendi sot me 87 vota “për”, dhe shumicë të Badenterit (20 vota nga deputetët jomaqedonas), miratoi propozimin që Selami të jetë Avokat i Popullit.Nga gjithsej 28 deputetë jomaqedonas të pranishëm, 20 votuan “për”, ndërsa 8 ishin “kundër”./Telegrafi/

Read More