Author: korrektpress

Liverpooli po vazhdon të ndjekë situatën e mbrojtësit ukrainas Illia Zabarnyi, i cili është shfaqur si një opsion për të përforcuar repartin defensiv të skuadrës së drejtuar nga Andoni Iraola.Sipas raportimeve, përfaqësuesit e Zabarnyit fillimisht e kanë prezantuar emrin e tij si një objektiv të mundshëm gjatë bisedimeve të veçanta mes Liverpoolit dhe rrethit të Curtis Jonesit për situatën e kontratës së mesfushorit anglez, i cili ka qenë nën vëzhgimin e Interit.Këto kontakte kanë krijuar mundësinë që agjentët e mbrojtësit ukrainas t’i komunikojnë Liverpoolit disponueshmërinë e lojtarit dhe të shqyrtojnë interesimin e gjigantëve të Ligës Premier për një transferim të…

Read More

Shefi i Grupit të Asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka reaguar ndaj deklarimeve të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, pas pretendimeve të fundit që kanë përfshirë kabinetin e tij.Sveçla ka thënë se familja e Ramës nuk duhet të jetë pjesë e debatit politik, por ka kërkuar që kryetari i Prishtinës të japë sqarime për pretendimet që lidhen me ushtrimin e funksionit të tij publik.“Përparim, familja jote nuk është dhe nuk duhet të jetë pjesë e debatit politik. Për këtë nuk duhet të ketë asnjë dilemë. Por as familja nuk mund të përdoret si mburojë…

Read More

Leandro Paredes është rikthyer në qendër të vëmendjes për një veprim kontrovers në fushën e lojës. Mesfushori argjentinas shkaktoi tensione gjatë ndeshjes mes Newell’s Old Boys dhe Boca Juniors, pas një episodi që solli përplasje mes futbollistëve.Pas përfundimit të takimit, Paredes vendosi të godiste fuqishëm topin drejt një lojtari kundërshtar, një veprim që zemëroi futbollistët e Newell’s. Disa prej tyre u drejtuan menjëherë drejt mesfushorit argjentinas, duke kërkuar përballje me të.Situata për pak sa nuk u përshkallëzua në një përleshje më të madhe, por bashkëlojtarët e Paredes ndërhynë shpejt dhe e larguan atë nga vendi i ngjarjes. Gjyqtari i ndeshjes…

Read More

Më 02.08.2026 në orën 22:20 në Stacionin Policor Gostivar, A.V. (22) nga Gostivari ka raportuar se po atë ditë rreth orës 02:30 në rrugën „Borçe Jovanoski“ në Gostivar, ai dhe shoku i tij L.E. janë sulmuar fizikisht nga tre persona të panjohur meshkuj të moshës rreth 25 vjeç. Sipas raportimit, ata gjatë sulmit kanë përdorur edhe sende të ndryshme të forta e druri. Është njoftuar prokurori publik kujdestar dhe po punohet në identifikimin e kryerësve dhe zbardhjen e rastit.

Read More

Është bërë publike tema e Met Gala 2027, e cila do të lidhet me ekspozitën pranverore të Institutit të Kostumeve në Muzeun Metropolitan të New Yorkut. Ekspozita, me titull “John Galliano: Horizons”, do t’i kushtohet stilistit të njohur John Galliano, një vendim që ka ngjallur reagime për shkak të së kaluarës së tij kontroverse.Galliano konsiderohet një nga stilistët më të talentuar të brezit të tij, por karriera e tij u ndërpre në vitin 2011 pasi u shpall fajtor për dy raste të gjuhës së urrejtjes, pas deklaratave antisemitike dhe raciste. Met Gala 2027Më vonë ai kërkoi falje publikisht dhe pranoi…

Read More

Gjatë fundjavës së kaluar (31.07–02/03.08.2026), nëpunësit policorë në të gjithë territorin e vendit kanë privuar nga liria 34 persona për shkak të kryerjes së veprës penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”, sipas nenit 297-a të Kodit Penal.Nga personat e ndaluar, 23 drejtonin automjetet pa patentë shoferi, nëntë ishin nën ndikimin e alkoolit, një person drejtonte automjet të paregjistruar dhe pa patentë shoferi, ndërsa një tjetër drejtonte pa patentë shoferi dhe nën ndikimin e alkoolit.Pas përfundimit të dokumentimit të rasteve, ndaj personave do të parashtrohen kallëzime penale përkatëse.Ministria e Punëve të Brendshme apelon te qytetarët që të respektojnë rregullat e…

Read More

Paris Saint-Germaini po punon për të finalizuar transferimin e Ferran Torresit nga Barcelona dhe në klubin francez ekziston optimizëm se marrëveshja mund të arrihet gjatë kësaj jave.Sipas gazetarit Matteo Moretto, PSG ka përshpejtuar negociatat me Barcelonën dhe synon të arrijë sa më shpejt një marrëveshje mes klubeve për sulmuesin spanjoll.Barcelona raportohet se kërkon të paktën 55 milionë euro për kartonin e Torresit, i cili ka edhe 11 muaj të mbetur në kontratën e tij me klubin katalunas. 26-vjeçari thuhet se është i hapur për një largim nga “Camp Nou”, pasi nuk është ndier mjaftueshëm i vlerësuar nën drejtimin e trajnerit…

Read More

Rregullat e reja të Bashkimit Evropian, që u kërkojnë kompanive të identifikojnë qartë përmbajtjen e krijuar ose të manipuluar nga Inteligjenca Artificiale (Al), kanë hyrë zyrtarisht në fuqi si pjesë e Aktit për Inteligjencën Artificiale (AI Act).Sipas Nenit 50 të ligjit, ofruesit e chatbot-eve dhe sistemeve të tjera interaktive të Al-së duhet t’i informojnë përdoruesit kur janë duke komunikuar me një sistem të Inteligjencës Artificiale, përveç rasteve kur kjo është e vetëkuptueshme.Komisioni Evropian thekson se platformat që krijojnë tekst, imazhe, video ose audio sintetike duhet të përdorin shënues teknikë të lexueshëm nga makinat, në mënyrë që materiali të mund të…

Read More

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas pretendimeve të fundit që kanë përfshirë shefin e kabinetit të tij, Florent Maliqi, duke i cilësuar ato si një fushatë denigruese dhe presion politik.Rama ka thënë se sulmet nuk janë ndalur vetëm te ai, por kanë përfshirë edhe bashkëpunëtorët e tij dhe familjarët, duke e cilësuar këtë si tejkalim të kufijve të debatit politik.“Kjo nuk është më politikë. Është çnjerëzore”, ka shkruar Rama në profilin e tij zyrtar në Facebook.Ai ka deklaruar se çdo pretendim me interes publik duhet t’u drejtohet institucioneve të drejtësisë, por ka kundërshtuar përdorimin e shpifjeve, fyerjeve dhe…

Read More

Jurgen Klopp ka nisur një epokë të re te Kombëtarja e Gjermanisë dhe përzgjedhësi i ri gjerman po përgatit një revolucion me shumë ndryshime në skuadër. Mediat gjermane kanë publikuar një listë prej 57 futbollistësh që mund të jenë në planet e tij për të ardhmen, me shumë emra të rinj dhe disa prej yjeve aktualë të “Mannschaft”.Në këtë listë është përfshirë edhe talenti me prejardhje shqiptare, Brajan Gruda. Sulmuesi anësor 22-vjeçar, i cili aktivizohet te RB Leipzig, prej kohësh konsiderohet një nga talentet më interesante të futbollit gjerman dhe tashmë ka hyrë në radarët e ekipit të parë, shkruan…

Read More