- Udhëtimi Londër-Paris mund të zgjasë më pak se 30 minuta me projektin e ri futurist
- Pas largimit nga shtëpia e Big Brother, Kristi Lamaj habit më deklaratën: Dua të bëhem baba
- Tani ka marrëveshje, përsëritja e ndeshjes së shekullit – data e ndeshjes Mayweather-Pacquiao u konfirmua
- “Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatës Speciale
- Volkswagen sjellë Golf GTI me tre herë më shumë cilindra sesa ulëse
- Milani i pakënaqur me gjykimin, katër vendime të diskutueshme në dy ndeshjet e fundit
- Samsung kryesoi tregun evropian të telefonave inteligjentë në vitin 2025
- Emigranti që punon si pastrues i shpëton jetën 7-vjeçarit që ra nga dritarja e apartamentit në Rusi, e kapi pa u përplasur në tokë
Author: korrektpress
Artistja e popit dhe kantautorja Bebe Rexha, e nominuar katër herë për çmimin Grammy, ka vendosur të ecë në rrugë të pavarur, duke hyrë në një partneritet me shtëpinë diskografike dhe distribuese Empire, me bazë në zonën e Bay Area në SHBA.Ky bashkëpunim vjen pas tre albumeve të publikuara nën Warner Records dhe një sërë hitesh të mëdha si “Meant to Be”, “I’m A Mess”, “Me, Myself, and I”, “I’m Good (Blue)” dhe “In the Name of Love”, si dhe bashkëpunimeve me emra të njohur botërorë si David Guetta, Lil Wayne, J Balvin, Florida Georgia Line, Doja Cat, Snoop Dogg,…
Kuvendi i Komunës së Prizrenit ka miratuar buxhetin komunal për vitin 2026, si dhe parashikimet buxhetore për vitet 2027 dhe 2028.Sipas njoftimit të kryetarit të Komunës së Prizrenit, buxheti është miratuar me 21 vota për, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës, ku si pikë e vetme e rendit të ditës ishte shqyrtimi dhe miratimi i propozim-buxhetit.“Me 21 vota për, në seancën e sotme të jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës u miratua pika e vetme e rendit të ditës: shqyrtimi dhe miratimi i propozim-buxhetit të Komunës së Prizrenit për vitin 2026, si dhe parashikimet buxhetore për vitet 2027 dhe…
Alvaro Arbeloa ka dalë në mbrojtje të Jude Bellinghamit, ndërsa për Vinicius Junior ka shprehur dëshirën që braziliani të vazhdojë të shkruajë histori me Real Madridin.Të dy yjet e madrilenëve kanë qenë në qendër të kritikave të ashpra javët e fundit, si nga një pjesë e tifozëve të Real Madridit ashtu edhe nga mediat spanjolle. Situata kulmoi në mesjavë, kur Bellingham reagoi drejtpërdrejt ndaj kritikëve pasi shënoi gol në fitoren bindëse 6-1 ndaj Monacos në Ligën e Kampionëve.Pikërisht përpara përballjes së Real Madridit me Villarrealin në LaLiga, Arbeloa ka zgjedhur të flasë hapur për mesfushorin anglez, duke theksuar kënaqësinë që…
Nesër moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, me mjegull në orët e mëngjesit në disa lugina. Gjatë natës priten reshje lokale shiu, ndërsa në zonat malore do të ketë borë, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.Temperaturat minimale të mëngjesit do të lëvizin nga -4 deri në 1 gradë celsius, ndërsa temperaturat maksimale ditore do të arrijnë nga 6 deri në 12 gradë.Sipas parashikimeve të DPHM-së, reshjet lokale të shiut do të vazhdojnë edhe të dielën, ndërsa në vendet malore do të ketë reshje të borës.Të martën pritet të ketë mot të qëndrueshëm, ndërsa nga e mërkura priten reshje të…
Komuna e Gjilanit ka njoftuar se është shtyrë afati për dorëzimin e aplikacioneve për legalizimin e ndërtimeve pa leje.Sipas njoftimit nga Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, më 16 janar 2026, ka marrë vendim me numër 214/2026 për vazhdimin e afatit të aplikimit për legalizim, për një periudhë prej 12 muajsh nga data e nënshkrimit të vendimit nga ministri në detyrë i MMPHI.Ushtruesi i detyrës së drejtorit për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit në Komunën e Gjilanit, Ali Arifi, ka bërë të ditur se ky vendim u jep mundësi shtesë…
Bisedimet e para trepalëshe mbi luftën midis Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së kanë filluar në Abu Dhabi, njoftojnë Emiratet e Bashkuara Arabe.”Bisedimet filluan sot në Abu Dhabi dhe janë planifikuar të vazhdojnë gjatë dy ditëve, si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të nxitur dialogun dhe për të identifikuar zgjidhje politike për krizën”, tha ministri i jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe.Çështja delikate e territorit do të diskutohetPresidenti ukrainas Volodymyr Zelensky konfirmoi sot se çështjet territoriale do të jenë në tryezën e diskutimit në Abu Dhabi.Ato mbeten një pikë ngërçi, pasi Rusia kërkon që Ukraina të dorëzojë tokën që ende mban…
Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se është gjetur personi i raportuar i zhdukur në fshatin Jezercë të Ferizajt.Sipas komunikatës së Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, më 21 janar 2026, rreth orës 05:00, ishte pranuar informacion për zhdukjen e shtetasit S.P., 30 vjeç, shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili ishte larguar nga një vilë në fshatin Jezercë dhe për të cilin nuk dihej vendndodhja.Bazuar në informacionet fillestare, i njëjti dyshohej se ishte nisur me një veturë BMW me targa shqiptare në drejtim të Ferizajt dhe se mund të kishte shkaktuar një aksident trafiku në fshatin Jezercë.Menjëherë…
Komuna e Suharekës ka përfituar një donacion të vlefshëm pajisjesh dhe veshmbathjeje për Njësinë e Zjarrfikësve, falë kontributit të bashkatdhetarit Albin Morina nga fshati Reshtan, i cili jeton dhe vepron në Zvicër.Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka shprehur mirënjohje të veçantë për këtë mbështetje, duke vlerësuar kontributin e mërgimtarëve në forcimin e kapaciteteve dhe rritjen e sigurisë publike në komunë.Donacioni është realizuar përmes bashkëpunimit të Albin Morinës me kompaninë e transportit Gani Transport, e cila ka mundësuar bartjen e pajisjeve nga Zvicra në Suharekë.Sipas njoftimit, Komuna e Suharekës po vazhdon investimet në rritjen e sigurisë publike, ndërsa në…
Nënkryetarja dhe deputetja e LSDM-së, Jovana Trençevska, akuzoi koalicionin OBRM-PDUKM-ZNAM se ka refuzuar të gjitha amendamentet e paraqitura nga LSDM në Kodin Penal në seancën e sotme dëgjimore të komisionit, përfshirë propozimin për kthimin e nenit 353 – keqpërdorim i pozicionit dhe autoritetit zyrtar, në formën para amendamenteve të vitit 2023.Sipas Trençevskës, arsyeja për këtë vendim është e qartë, me zgjidhjet aktuale ligjore, siç tha ajo, nuk ka llogaridhënie të vërtetë në fushën më kritike, që janë tenderët. Ajo vlerësoi se pa një nen 353 të fortë dhe efikas, koalicioni qeverisës lë hapësirë që paratë shtetërore të shpërndahen në kompani…
Bashkimi Evropian do të pezullojë tarifat hakmarrëse për mallra amerikane me vlerë 93 miliardë euro për gjashtë muaj të tjerë, pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump u tërhoq nga kërcënimi i tij për të vendosur taksa ndaj disa vendeve të BE-së që kundërshtuan përpjekjen e tij për të aneksuar Grenlandën. Komisioni Evropian, krahu ekzekutiv i BE-së që merret me çështjet tregtare për bllokun, po planifikon të paraqesë një propozim për të zgjatur pezullimin e kundërmasave, i cili do të skadojë më 7 shkurt, sipas zëdhënësit Olof Gill. “Ne e arritëm objektivin tonë nëpërmjet mjeteve diplomatike dhe politike, të cilat do…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari