Author: korrektpress

Përdorues të shumtë të aplikacionit WhatsApp në vende të ndryshme të botës kanë raportuar se llogaritë e tyre janë bllokuar papritur. Kompania Meta, pronare e aplikacionit, ka konfirmuar se është duke hetuar problemin dhe po punon për ta zgjidhur atë.Sipas raportimeve, disa përdorues kanë humbur qasjen në llogaritë e tyre pa paralajmërim, ndërsa të tjerë kanë marrë njoftime se llogaritë janë pezulluar për shkak të aktiviteteve të dyshimta. Ende nuk është bërë e qartë se çfarë e ka shkaktuar valën e bllokimeve, por dyshohet se problemi lidhet me sistemet automatike të sigurisë së WhatsApp-it, të cilat përdoren për të zbuluar…

Read More

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është nisur nga ndërtesa e Qeverisë së Kosovës drejt Kuvendit, ku do të takohet me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.Takimi pritet të zhvillohet në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e ngërçit politik dhe konstituimin e Kuvendit, pas zgjedhjeve të 7 qershorit.Kurti, para nisjes drejt Kuvendit, ka thënë se në takim do të shkojë me vullnet të mirë dhe gatishmëri për të arritur një marrëveshje që do t’i hapte rrugë konstituimit të Kuvendit dhe formimit të institucioneve të reja.Në takim, Kurti shoqërohet nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, raporton Telegrafi.Ndërkohë,…

Read More

Bashkimi Evropian sërish ka bërë thirrje për pezullimin e rrënimeve të objekteve pranë liqenit të Ujmanit, për të cilat autoritetet kosovare thonë se janë ndërtuar pa leje.Zyrtarët evropianë përsërisin se shprehin keqardhje për këto veprime dhe u bëjnë thirrje institucioneve të Kosovës që të pezullojnë të gjitha rrënimet derisa gjykatat kompetente të marrin një vendim përfundimtar.“Nga ana jonë, na vjen keq për prishjen e shtëpive, veçanërisht pasi kërkesat për pronësi janë ende nën shqyrtim gjyqësor. Dhe BE-ja u bën thirrje institucioneve të Kosovës të ndalojnë çdo prishje të mëtejshme dhe gjithashtu të punojnë me banorët e prekur dhe autoritetet lokale…

Read More

Edon Zhegrova mund të largohet nga Juventusi gjatë këtij afati kalimtar të verës, pasi drejtuesit e klubit italian janë të gatshëm të shqyrtojnë ofertat për reprezentuesin e Kosovës, por aktualisht nuk ka asnjë të tillë.Sipas Tuttomercato, “Zonja e Vjetër” nuk e konsideron Zhegrovën si pjesë kyçe të projektit të trajnerit Luciano Spalletti, ndonëse deri më tani nuk ka mbërritur asnjë ofertë konkrete për 27-vjeçarin.Aktualisht, Zhegrova ndodhet me skuadrën e Juventusit në turneun parasezonal në Azi, ku po përgatitet për sezonin e ri. Megjithatë, e ardhmja e tij në Torino mbetet e pasigurt dhe nuk përjashtohet një transferim para mbylljes së…

Read More

Uji nga rrjeti i ujësjellësit në Gostivar ende nuk është i pijshëm dhe vazhdon të përdoret vetëm si ujë teknik, deklaroi pasditen e sotme në konferencë për shtyp ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, pas mbledhjes së Shtabit Kryesor për Kriza që ai e udhëheq.Siç tha, është dakorduar mënyra e zhvillimit të analizave të ardhshme dhe se ato do të jenë më të shpeshta, pra do të rritet kontinuiteti i matjeve të cilësisë së ujit nga disa institucione.“Sapo të kemi tre rezultate të njëpasnjëshme të ujit të pijshëm në të gjitha pikat matëse në qytet, atëherë do t’u njoftojmë…

Read More

Ditën e sotme është djegur një shtëpi dykatëshe në fshatin Fiershegan të Lushnjes në Shqipëri.Dyshohet se shkak i zjarrit të jetë bërë kondicioneri, i cili ka shpërthyer në flakë në katin e parë dhe më pas ato u përhapën duke djegur edhe katin e dytë.Raportohet vetëm për dëme materiale dhe nuk ka persona të lënduar.Zjarrfikësit po punojnë për fikjen e plotë të zjarrit./TCh

Read More

Deputeti i partisë në pushtet, Bojan Stojanovski, deklaroi sot se rezultatet tregojnë se Maqedonia po bëhet një destinacion gjithnjë e më tërheqës turistik dhe transportues.Duke u referuar në statistike, “aroportet në Ohër dhe Shkup kanë pasur korrikun më të suksesshëm deri më sot, duke vendosur rekorde historike në trafikun ajror maqedonas”, shkruan në rrjetet sociale deputeti Stojanovski.”Rritje prej 27,9% e trafikut të udhëtarëve – vendi i parë mes shteteve joanëtare të BE+, sipas ACI Europe. Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit është renditur ndër aeroportet e mesme me rritjen më të shpejtë në Evropë, me rritje prej 28,6%.Aeroporti “Shën Apostulli Pal” në…

Read More

Sipas mediave britanike, David Beckham mund të ketë vitin më fitimprurës deri më tani me fitime të vlerësuara prej rreth 170 milionë dollarësh, ndërsa në të njëjtën kohë konflikti i tij me djalin e tij Brooklyn vazhdon.Ish-futbollisti dhe gruaja e tij Victoria thuhet se tani kanë një pasuri të përbashkët prej 1.185 miliardë dollarësh, që është një rritje e konsiderueshme krahasuar me vlerësimet e mëparshme. Ndër burimet kryesore të të ardhurave janë marrëveshje të shumta sponsorizimi, duke përfshirë bashkëpunimet me markat Nespresso, Hugo Boss, Tempur, AliExpress, SharkNinja, Stella Artois dhe PerfectDraft.Rritja e madhe e vlerës shoqërohet edhe me investimet e…

Read More

Pjekuria emocionale është një nga themelet e një marrëdhënieje të shëndetshme dhe të qëndrueshme. Kur një partner nuk është në gjendje të kuptojë në mënyrë të pjekur emocionet e veta ose të vlerësojë ndjenjat e një personi tjetër, kjo përfundimisht mund të çojë në keqkuptime, konflikte të shpeshta dhe besim të thyer.Ndërsa papjekuria emocionale nuk do të thotë domosdoshmërisht që dikush është një person i keq, disa modele sjelljeje mund ta bëjnë të vështirë ndërtimin e një marrëdhënieje cilësore. Ja disa nga shenjat më të zakonshme që mund të tregojnë se partneri juaj nuk është ende i pjekur emocionalisht.Njerëzit që…

Read More

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kushtrim Xhemaili, ka reaguar pas publikimit të një harte dhe stemë së Kosovës në faqen zyrtare të Kuvendit, duke e cilësuar rastin si shenjë të, siç ka thënë ai, “papërgjegjshmërisë dhe hipokrizisë së pushtetit”.Xhemaili, përmes një reagimi në Facebook, ka kritikuar udhëheqësit institucionalë, duke pretenduar se disa prej tyre në të kaluarën nuk e kanë pranuar flamurin, stemën dhe shtetësinë e Kosovës.“Ky është një tjetër dëshmitar i papërgjegjshmërisë dhe hipokrizisë së këtij pushteti. Në krye të institucioneve ndodhen njerëz që dikur nuk e pranonin flamurin, stemën dhe shtetësinë e Kosovës, ndërsa sot,…

Read More