Author: korrektpress

Wayne Rooney ka nisur një sulm të ri të ashpër ndaj Mohamed Salah, duke e akuzuar sulmuesin egjiptian se po “shkatërron trashëgiminë e tij” te Liverpooli. Ish-ylli i Manchester United, i njohur për deklaratat e tij të drejtpërdrejta, reagoi pas komenteve të fundit nga Salah.33-vjeçari egjiptian, nuk ka qenë titullar në asnjërën nga tre ndeshjet e fundit, madje nuk u aktivizua fare në barazimin 3–3 kundër Leeds. Rooney e quajti shpërthimin publik të Salahut si arrogant dhe mungesë respekti, duke këmbëngulur se 33-vjeçari duhet të përjashtohet nga ndeshjet e ardhshme kundër Interit dhe Brightonit për të lejuar që tensionet të…

Read More

Në episodin e 55-të të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, të mbështetur nga United Hospital, alergologu Ylli Ahmetaj solli një shpjegim të qartë rreth alergjive – një nga problemet shëndetësore më të përhapura të kohës sonë. Ai i cilësoi alergjitë si “sëmundja e shekullit XXI”, me rritje të vazhdueshme tek fëmijët dhe të rriturit.Ahmetaj theksoi se faktorët kryesorë lidhen me stilin e jetës moderne: ndotja, ndryshimet klimatike, ushqimet e përpunuara, qëndrimi i gjatë në ambiente të mbyllura dhe te “pastërtia” që krijon mungesë ekspozimi ndaj mikrobeve. Sipas tij, fëmijët që rriten në ambiente shumë sterile kanë më shumë gjasa…

Read More

Një grua 22-vjeçare e tmerruar u gjet e mbyllur brenda një kafazi qensh në një oborr në Teksas, pasi një fqinj dëgjoi britmat e saj drithëruese për ndihmë.Policia thotë se viktima, e cila jeton me aftësi të kufizuara fizike dhe mendore, ishte futur në kafaz natën e 22 nëntorit, duke bërtitur se ishte e frikësuar dhe kishte nevojë të përdorte banjën. Fqinji Justin Anderson, 24 vjeç, i dëgjoi lutjet e saj për ndihmë dhe shpejt e kuptoi se tingujt që vinin nga dera fqinje nuk ishin shqetësim i zakonshëm.”Dëgjova diçka që nuk tingëllonte aspak mirë”, ka thënë Anderson për Daily…

Read More

Policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, më datë 07.12.2025 rreth orës 21:26, në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, kanë ndaluar shoferin O.H. (19 vjeç), i cili gjatë lëvizjes të veturës BMW X3 me targa vendore është kapur duke lëvizur me shpejtësi 162 km/h në zonë ku kufizimi i lejuar është 50 km/h.Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se për këtë kundërvajtje të rëndë, ndaj shoferit është shqiptuar gjobë në vlerë prej 500 euro, 5 pikë negative si dhe masa e ndalimit të drejtimit të automjetit në territorin e Republikës së Kosovës për 12 muaj.“Matja e shpejtësisë…

Read More

Në shtëpinë më të famshme në vend, diskutimet mes banorëve shpesh bëhen të nxehta dhe kritikët nuk mungojnë.Së fundmi, Londrimi dhe Klodi kanë pasur një bisedë ku Londrimi ka shprehur hapur mendimin e tij për sjelljen e konkurrentëve të tjerë.Sipas Londrimit, disa nga lojërat brenda shtëpisë janë të papërshtatshme dhe ai nuk ngurroi ta cilësonte atë si “fëlliqësi”. BBVK/YouTubeAi theksoi se, ndonëse po ndodh kjo, ndihet i qetë me veten, pasi nuk ka asnjë qëllim të ofendojë askënd brenda ose jashtë shtëpisë.“Po luajnë fëlliqur”, tha Londrimi, duke nënvizuar distancën që mban ndaj strategjive të diskutueshme të disa banorëve. Sipas tij,…

Read More

Liverpooli mbetet plotësisht i përkushtuar ndaj Arne Slotit dhe në klub e shohin shpërthimin publik të Mohamed Salahut më shumë si një stuhi afatshkurtër, e jo si fillimin e një ndarjeje të pashmangshme, raporton mediumi i besueshëm britanik “The Athletic”.Burime të afërta me klubin bëjnë të ditur se figura të larta drejtuese në “Anfield” nuk u habitën plotësisht nga reagimi i Salahut, veçanërisht pasi ai ishte lënë jashtë formacionit titullar për tri ndeshje radhazi.Megjithatë, ashpërsia e deklaratave të tij shkoi përtej çdo pritjeje, sidomos kur egjiptiani aludoi se ishte “hedhur nën autobus” dhe se marrëdhënia e tij me trajnerin Arne…

Read More

Në një letër drejtuar Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka kërkuar heqjen e menjëhershme dhe të pakushtëzuar të masave të BE-së ndaj Kosovës, duke argumentuar se Kosova ka përmbushur çdo standard demokratik dhe ka bërë sakrifica të mëdha për integrimin europian. Hamza thekson se Kosova ka organizuar tri procese zgjedhore brenda një viti, duke theksuar se ato kanë qenë “demokratike, transparente dhe paqësore”, pavarësisht bllokadës së mëvonshme në formimin e qeverisë. Sipas tij, kjo tregon “pjekurinë e demokracisë së Kosovës”, ndërsa vazhdimi i masave është bërë “i paarsyeshëm dhe i padrejtë”. Në…

Read More

Radiologia Shkëndije Nuza gjatë podcastit “Shëndeti në rend të parë”, nga United Hospital ka folur për një nga sfidat më të ndjeshme dhe më të rëndësishme në mjekësi: komunikimin me pacientin në momentet kur ekziston dyshimi për kancer.Ajo ka theksuar se roli i radiologut nuk është vetëm identifikimi i ndryshimeve në trupin e pacientit, por edhe mënyra se si këto informata përcillen, duke ruajtur profesionalizmin dhe ndjeshmërinë.“Po ta diagnostikosh në fazën e hershme dhe vet pacientit t’i thuash që je me kancer… duhet të gjesh mënyrën se si duhet t’i thuash pacientit”, ka thënë Nuza, duke theksuar se një komunikim…

Read More

Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, ka ndarë në Instagram një foto që ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe publikut shqiptar. Në Story, ajo ka postuar tre libra të njohur për historinë dhe identitetin shqiptar, duke shënuar poshtë fotos “Research”, kërkim. Në foto shfaqen librat “The Albanians – A Modern History” nga Miranda Vickers, “Albania: From Anarchy to a Balkan Identity” dhe “The General of the Dead Army” i shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare Postimi i vajzës së presidentit amerikan Donald Trump sugjeron se ajo po zhvillon një kërkim mbi Shqipërinë. Ivanka Trump është bashkëshortja e biznesmenit Jared Kushner,…

Read More

Besnik VasolliPrej dhjetë muajsh, Kosova jeton në një situatë të pazakontë politike, ndërsa zgjedhjet e fundit – megjithëse u organizuan në përputhje me standardet më të mira demokratike – nuk arritën të prodhojnë shumicën e nevojshme për formimin e institucioneve. Fragmentimi politik, mungesa e kompromisit dhe polarizimi i rritur sollën një realitet të ri: një bllokadë që e la Kosovën pezull, në një hapësirë të paqartë mes rezultatit të zgjedhjeve dhe pamundësisë për të ndërtuar një qeveri funksionale.Ky ngërç na çoi te shpallja e zgjedhjeve të reja më 28 dhjetor. Por, këto zgjedhje nuk janë thjesht një përsëritje e procesit…

Read More