KORREKT / SOT17 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Prapaskenat në “Anfield”: Si e sheh hierarkia e Liverpoolit situatën e Mo Salahut mes thashethemeve për shkarkimin e Slotit

Prapaskenat në “Anfield”: Si e sheh hierarkia e Liverpoolit situatën e Mo Salahut mes thashethemeve për shkarkimin e Slotit

Liverpooli mbetet plotësisht i përkushtuar ndaj Arne Slotit dhe në klub e shohin shpërthimin publik të Mohamed Salahut më shumë si një stuhi afatshkurtër, e jo si fillimin e një ndarjeje të pashmangshme, raporton mediumi i besueshëm britanik “The Athletic”.

Burime të afërta me klubin bëjnë të ditur se figura të larta drejtuese në “Anfield” nuk u habitën plotësisht nga reagimi i Salahut, veçanërisht pasi ai ishte lënë jashtë formacionit titullar për tri ndeshje radhazi.

Megjithatë, ashpërsia e deklaratave të tij shkoi përtej çdo pritjeje, sidomos kur egjiptiani aludoi se ishte “hedhur nën autobus” dhe se marrëdhënia e tij me trajnerin Arne Slot ishte prishur.

“Kam ndjenjën se jam hedhur nën autobus dhe se marrëdhënia mes meje dhe trajnerit është thyer”, ishte ndër deklaratat e lojtarit.

Pavarësisht këtij reagimi publik, Fenway Sports Group dhe hierarkia e klubit mbeten të palëkundura në besimin e tyre te trajneri holandez dhe nuk kanë asnjë qëllim t’i nënshtrohen presionit të lojtarëve sa i përket vendimeve për përzgjedhjen e formacionit.

Në ambientet e brendshme të klubit, periudha e fundit e Salahut në bankën rezervë konsiderohet thjesht si një masë taktike, e diktuar nga nevoja për ta bërë skuadrën më kompakte gjatë një faze të vështirë. Slot ka përdorur Dominik Szoboszlai në krahun e djathtë, kryesisht për shkak të kontributit të tij më të madh defensiv.

Plani thuhet se ka qenë gjithmonë rikthimi i Salahut gradualisht në formacion, ndërsa po testohej një sistem loje që do të nevojitet edhe gjatë mungesës së tij të ardhshme në Kupën e Kombeve të Afrikës. Po ashtu, insistohet se askush prapa skenës nuk po tenton ta largojë me forcë 33-vjeçarin nga gjiganti anglez.

Edhe pse tashmë ka interes serioz nga klube të Ligës Profesionale Saudite dhe MLS-së, në prag të një lëvizjeje të mundshme gjatë afatit kalimtar të janarit, Liverpooli po përgatitet për çdo skenar të mundshëm./Telegrafi

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.