KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

I riu nga Ferizaj ndëshkohet për kundërvajtje të rëndë, voziti me 162 km/h në zonën ku ishte 50

I riu nga Ferizaj ndëshkohet për kundërvajtje të rëndë, voziti me 162 km/h në zonën ku ishte 50

Policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, më datë 07.12.2025 rreth orës 21:26, në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, kanë ndaluar shoferin O.H. (19 vjeç), i cili gjatë lëvizjes të veturës BMW X3 me targa vendore është kapur duke lëvizur me shpejtësi 162 km/h në zonë ku kufizimi i lejuar është 50 km/h.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se për këtë kundërvajtje të rëndë, ndaj shoferit është shqiptuar gjobë në vlerë prej 500 euro, 5 pikë negative si dhe masa e ndalimit të drejtimit të automjetit në territorin e Republikës së Kosovës për 12 muaj.

“Matja e shpejtësisë është realizuar me veturën zyrtare të policisë. Policia Rajonale në Ferizaj u bën thirrje të gjithë shoferëve të automjeteve që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë, pasi shkeljet e tilla paraqesin rrezik serioz për jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.