- Ish-ylli i Barcelonës befason: “Yamal nuk do të ishte titullar në ekipin e vitit 2012”
- Ushqimet që ju mbajnë të ngopur më gjatë dhe ju ndihmojnë të kontrolloni urinë
- Ferati-Peleshi: Marrëdhëniet Shqipëri–Maqedoni e Veriut, çelës për avancimin e bashkëjetesës dhe bashkëpunimit
- Policia e Kosovës që pesë vjet pa uniforma të reja
- Zvicra planifikon shkurtime në transportin hekurudhor, disa linja rajonale rrezikojnë të preken
- Putini raportohet se nuk po arrin të aterrojë në Moskë për shkak të sulmit me dronë
- Bayern Munich përgatit lëvizjen e madhe për transferimin e yllit të Barcelonës
- Petrova: Sofja nuk e rinegocion marrëveshjen e vitit 2022 me Shkupin
Author: korrektpress
Këtë sezon festash, Coca-Cola HBC Kosova në bashkëpunim me Klubin Alpin Prishtina sollën një moment të veçantë magjie në spitalin e fëmijëve në QKUK në Prishtinë. Në një gjest emocional e plot ngrohtësi, alpinistët e veshur si superheronj zbritën nga muret e spitalit pediatrik, duke sjellë dhurata, buzëqeshje dhe një mesazh të fuqishëm shprese për fëmijët që po i kalojnë festat larg shtëpisë.Ajo që zakonisht është një periudhë e vështirë për fëmijët e shtruar në spital, u shndërrua në një përvojë të lumtur, të mbushur me entuziazëm dhe momente të paharruara për secilin prej tyre. Karakteret e dashura — nga…
Policia e Kosovës, në koordinim të ngushtë me Ambasadën Amerikane në Prishtinë, do të realizojë sot një ushtrim të gjerë sigurie në kryeqytet. Aktiviteti do të zhvillohet nga ora 15:00 deri në 21:00 dhe përfshin zonën përreth objektit të Ambasadës Amerikane në lagjen Arbëria.Sipas njoftimit zyrtar, ushtrimi ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve të sigurisë dhe rritjen e gatishmërisë për menaxhimin e situatave emergjente dhe incidenteve të mundshme në vend.“Përmes këtij ushtrimi synohet testimi i kohës së reagimit, efektivitetit dhe efikasitetit të zyrtarëve dhe pajisjeve, si dhe komunikimi e koordinimi ndërmjet njësive dhe institucioneve relevante në situata emergjente,…
Gjyqi mes aktorëve Blake Lively dhe Justin Baldoni është shtyrë për dy muaj. Fillimisht ishte planifikuar për 9 mars 2026, tani do të nisë më 18 maj 2026. Vendimi u mor nga gjyqtari Lewis J. Liman në Gjykatën e Qarkut të New Yorkut, i cili sqaroi se çështjet penale kanë përparësi ndaj atyre civile. – YouTube www.youtube.com Gjatë seancës së fundit, gjykatësi u sugjeroi palëve të konsiderojnë mundësinë e një zgjidhjeje jashtë gjyqit.Seanca e radhës dëgjimore është caktuar për 22 janar.Rasti nisi pasi Blake Lively paditi bashkë-aktorin dhe regjisorin e filmit “It Ends With Us”, Justin Baldoni, duke e akuzuar…
Një tualet i bllokuar mund të jetë një problem i madh në familje dhe më shpesh shkaktohet nga gjëra që shumë njerëz, nga zakoni ose pakujdesia, i hedhin në kullues edhe pse nuk i përkasin aty. Disa nga këto gjëra duken të padëmshme, por ato ngecin në tuba, grumbullohen dhe shkaktojnë bllokime serioze.Edhe pse praktike, peceta të lagura nuk prishen si letra e zakonshme higjienike dhe janë një nga shkaqet më të zakonshme të bllokimit të kanalizimeve. Hidraulikët theksojnë se ato shkaktojnë problemet më të mëdha në sistemet e kanalizimeve. Për të njëjtën arsye, nuk rekomandohet të hidhni peshqirët e…
Xabi Alonso ndodhet nën presion të madh nga drejtuesit e Real Madridit dhe, sipas burimeve të brendshme, një humbje sot ndaj Manchester Cityt në “Santiago Bernabeu” mund t’i kushtojë postin e trajnerit. Pas performancës së dobët kundër Celta Vigos dhe fishkëllimave të forta të tifozëve, durimi i klubit është drejt fundit. Pikërisht për këtë arsye, sfida ndaj skuadrës së Pep Guardiolës shihet si testi i tij vendimtar në stolin madrilen.Pas ndeshjes me Celtan, drejtuesit janë mbledhur urgjentisht për të diskutuar shkarkimin e mundshëm, por vendosën t’i jepnin Alonsos një shans të fundit. Nëse ekipi nuk tregon përmirësim të qartë sonte,…
Gjatë podcastit “Shëndeti në rend të parë”, të mbështetur nga United Hospital, alergologu Ylli Ahmetaj ka folur për alergjitë më të rrezikshme që prekin sidomos fëmijët, duke theksuar se disa prej tyre mund të çojnë brenda pak minutash në shok anafilaktik—një gjendje që rrezikon drejtpërdrejt jetën.Ahmetaj sqaroi se alergjitë më agresive dhe potencialisht vdekjeprurëse janë ato ndaj kikirikëve, peshkut, si dhe ndaj produkteve ushqimore përfshirë mishin e kuq, mishin e bardhë të pulës dhe ushqimet e procesuara apo ultra të procesuara, të cilat janë gjithnjë e më të pranishme në dietën e fëmijëve.“Alergjitë ndaj kikirikëve dinë të çojnë në reaksione…
Uria nuk është një çelës që ndizet dhe fiket para dhe pas ngrënies. Është shumë më komplekse dhe ndikohet nga faktorë fizikë, psikologjikë (mendorë dhe emocionalë) dhe faktorë të tjerë.Mund të ndiheni ende të uritur pasi të keni ngrënë për arsye të ndryshme, por ka disa mënyra që mund t’ju ndihmojnë të kontrolloni urinë tuaj.Vaktet tuaja nuk janë ushqyeseNdonjëherë ende ndihesh i uritur pasi ke ngrënë sepse vakti yt nuk ka qenë mjaftueshëm ushqyes. Kur vaktet nuk përmbajnë lëndët ushqyese të duhura që i nevojiten trupit tënd, kjo mund të të bëjë të dëshirosh më shumë.Për shembull, nëse hani kryesisht…
Më 09.12.2025 në orën 11:50 në rrugën “Veljko Vlahoviq” në Demir Hisar, oficerët e policisë nga DPB Demir Hisar ndaluan A.K. (44), K.K. (48) dhe V.G. (50), të gjithë nga Republika e Bullgarisë, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “vjedhje” sipas nenit 235 dhe “eksportim mallrash nën mbrojtje të përkohshme ose trashëgimi kulturore ose raritete natyrore jashtë vendit” sipas nenit 266 të Kodit Penal.A.K. dhe K.K. u gjetën në një automjet pasagjerësh “Volkswagen Golf” me targa kombëtare bullgare, ndërsa V.G. u gjet në një automjet furgon “Peugeot Boxer” me targa kombëtare bullgare dhe në posedim të tyre u gjetën…
Marco van Basten, legjenda e futbollit holandez, ka komentuar shpërthimin e Mohamed Salah ndaj Liverpoolit dhe trajnerit Arne Slot gjatë fundjavës, duke mos kursyer kritikat për egjiptianin. Sipas tij, sulmuesi i “The Reds” ka reaguar në mënyrë të gabuar dhe nuk ka justifikim për sjelljen e tij.”Do të thoja: truri i një zogu të egër. Nëse reagon kështu… Ai luajti shumë mirë vitin e kaluar, por këtë sezon nuk është i mirë”, tha Van Basten.Ai shtoi se forma e Salahut ka qenë zhgënjyese kohët e fundit. “Ai thjesht ka qenë i keq këto muajt e fundit. Gjithmonë e gjej Slotin…
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë sot në ngjarjen solemne të organizuar në kuadër të 50-vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (AShAK).Në fjalën e tij, kryeministri Kurti theksoi se një nga mungesat më të mëdha historike të shoqërisë shqiptare ka qenë mospërfshirja në debatet themelore të modernitetit evropian, sidomos ato që shoqëruan revolucionin industrial dhe shkencor në shekullin XIX. Ai rikujtoi figurat e para shqiptare që kontribuuan në botën e dijes, si Helena Peshkopia dhe Sami Frashëri, duke vlerësuar se tradita e prodhimit të dijes ka qenë prezente ndër shekuj.Kurti…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari