- Ish-ylli i Barcelonës befason: “Yamal nuk do të ishte titullar në ekipin e vitit 2012”
- Ushqimet që ju mbajnë të ngopur më gjatë dhe ju ndihmojnë të kontrolloni urinë
- Ferati-Peleshi: Marrëdhëniet Shqipëri–Maqedoni e Veriut, çelës për avancimin e bashkëjetesës dhe bashkëpunimit
- Policia e Kosovës që pesë vjet pa uniforma të reja
- Zvicra planifikon shkurtime në transportin hekurudhor, disa linja rajonale rrezikojnë të preken
- Putini raportohet se nuk po arrin të aterrojë në Moskë për shkak të sulmit me dronë
- Bayern Munich përgatit lëvizjen e madhe për transferimin e yllit të Barcelonës
- Petrova: Sofja nuk e rinegocion marrëveshjen e vitit 2022 me Shkupin
Author: korrektpress
Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë ndaj 11 personave për veprimtari të paligjshme në Isniq të Deçanit.Dhjetë prej tyre – A.O., G.N., A.Sh., H.R., M.K., P.A., E.B., A.J., R.B. dhe F.H. – akuzohen për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm, ndërsa i pandehuri F.M. akuzohet për posedim të paautorizuar të armëve.Sipas aktakuzës, Prokuroria ka dokumentuar veprimet inkriminuese të secilit të pandehur. Nga hetimet rezulton se më 17 gusht 2025, rreth orës 02:00, i pandehuri A.O. ka organizuar në lokalin e tij “Te Katamt” një veprimtari të lojërave të fatit dhe skemave piramidale, të cilat…
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot (e mërkurë) në zyren e tij ekipin e Dritës para ndeshjes që ata do ta zhvillojnë ndaj AZ Alkmaar.Drita do të takohet me ekipin holandez të enjten në kuadër të Ligës së Konferencës.Kurti e ka falenderuar Dritën për përfaqësimin dinjitoz që i kanë bërë Kosovës në arenën evropiane, teksa iu uroi fat për ndeshjen e radhës.Postimi i plotë i Albin Kurtit:Nga 36 ekipe, FC Drita e Gjilanit renditet në vendin e 8-të në Ligën e Konferencës. Shanset i kanë të mëdha për kualifikim në fazën tjetër. Përfaqësuesve të klubit, tranjerit,…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar sot në mbledhjen e radhës kandidatët për deputetë të subjekteve politike për zgjedhjet e 28 dhjetorit, por jo edhe të Listës Serbe.Kundër certifikimit të kandidatëve të Listës Serbe kanë qenë Sami Kurteshi e Alban Krasniqi nga Lëvizja Vetëvendosje.Anëtari i KQZ-së nga VV-ja, Sami Kurteshi tha se janë kundër certifikimit të kandidatëve të partisë serbe, e përkrahur nga Beogradi zyrtar.“Unë, besoj që edhe kolegu im, jam kundër certifikimit të Listës Serbe bashkë me kandidatët e tyre”, ka thënë anëtari i LVV-së, Sami Kurteshi.Me gjashtë abstenime, dy vota kundër, dhe tre vota për është refuzuar…
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin nëntor 2025, duke raportuar një rritje vjetore të çmimeve prej 5.3% dhe një rritje mujore prej 0.4%.Sipas të dhënave zyrtare, krahasimi mes nëntorit 2025 dhe nëntorit 2024 tregon se inflacioni është nxitur kryesisht nga shtrenjtimi në disa grupe kyçe të COICOP-it. Rritjet më të larta janë shënuar te shërbimet e tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (18.1%),pemët (16.1%),energjia elektrike (15.5%),biletat e fluturimeve (14.6%),mirëmbajtja dhe riparimi i pajisjeve personale të transportit (14.1%),kafe, çaj dhe kakao (14%),mish (13.7%),pushime të organizuara (13.5%),qumësht, djathë dhe…
Pas disa muajve hetime, Prokuroria Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit njofton se sot në mëngjes u kryen bastisje në fshatrat Brezë, Inxhikovë, Haraçinë dhe lagjet Hasanbeg dhe Çair në Shkup, 12 persona u ndaluan nën dyshimin për “Shoqërim kriminal” dhe “Tregtim të paautorizuar me armë dhe eksplozivë”, ndërsa një tjetër dyshohet për “Prodhim dhe shpërndarje të drogës”, përcjell Telegrafi Maqedoni.Nga Prokuroria thonë se dyshohet se në periudhën nga prilli 2025 deri në dhjetor 2025 ata krijuan dhe u bënë anëtarë të një organizate kriminale të organizuar për të kryer krime të dënueshme me të paktën tre…
Që nga lindja, shikimi i foshnjave pëson një zhvillim të shpejtë dhe dinamik. Të porsalindurit fillimisht tërhiqen nga fytyrat dhe drita, dhe çdo fazë pasuese sjell aftësi të reja, nga gjurmimi i objekteve në lëvizje, te njohja e prindërve, te përqendrimi te lodrat e detajuara dhe shprehjet e fytyrës.Rreth moshës një muajshe, foshnjat fillojnë të fiksohen te fytyrat e prindërve të tyre gjatë ushqyerjes. Sytë e tyre mund të duken ende sikur enden herë pas here, por tani mund të ndjekin objekte më të mëdha në lëvizje për disa sekonda. Ato gjithashtu fillojnë të tregojnë interes për lodrat.Në dy muaj,…
Të paktën 22 persona janë vrarë dhe 16 të tjerë janë plagosur pasi dy ndërtesa u shembën në qytetin maroken të Fezit.Dy ndërtesa banimi katërkatëshe që u shembën herët të mërkurën në mëngjes përmbanin tetë familje, raportojnë mediat shtetërore, duke cituar zyrtarët lokalë.Disa media marokene raportojnë se ndërtesat – të vendosura në periferinë jugperëndimore Al Massira të pjesës së re të qytetit – kishin treguar shenja përkeqësimi për disa vite. Një hetim është duke u zhvilluar tani.DEVELOPING: Two four-story buildings collapsed overnight in Morocco’s historic city of Fez, killing 19 people, authorities say. Search and rescue efforts remain ongoing. pic.twitter.com/WzvAmSzxYd—…
Prodhuesi paralajmëron se një version i ri i teknologjisë së ekranit holografik për xhamin përpara – që e kthen atë në një ekran informacioni/informatikë – do të debutojë shpejt. Ky sistem, i zhvilluar nga nënkompania e Hyundai-t, Hyundai Mobis, bashkë me kompaninë gjermane optike ZEISS, përdor projektorë të fshehur dhe një film optik të veçantë të integruar në xham – në vend të “ekranit tradicional”. Përderisa nga jashtë xhami duket si një xham i zakonshëm, brenda ofron mundësinë që të shfaqen informacione si navigacioni, të dhënat për vozitje, sistemi i infotainment – dhe potencialisht edhe media, video apo argëtim për…
Ish-trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka zbuluar dy sfidat më të mëdha që ka hasur me Mohamed Salah, pasi sulmuesi egjiptian u la jashtë skuadrës së Arne Slot në ndeshjen ndaj Interit.Liverpooli luajti pa Salahun të martën mbrëma në Ligën e Kampionëve, teksa fitoi 1-0 falë një penalltie të vonë nga Dominik Szoboszlai. “Të Kuqtë” e përjashtuan sulmuesin nga skuadra pas intervistës së tij shpërthyese pas ndeshjes ndaj Leeds United të shtunën mbrëma.Salah deklaroi se ishte “hedhur nën autobus” nga klubi dhe se nuk kishte asnjë marrëdhënie me trajnerin Arne Slot. Ish-trajneri i tij Jurgen Klopp tani shpjegoi se, ndonëse…
Avokati Elenko Millanov theksoi se mbrojtja e ish-ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, do të tregojë se veprimet që i atribuohen të akuzuarit nuk mund të krijojnë asnjë lidhje kauzale me veprën penale për të cilën ai akuzohet.“Prokuroria përpiqet të krijojë përshtypjen se veprimet që dyshohet se janë kryer nga 26 shkurt 2018 deri më 11 shkurt 2022 kanë lidhje me ngjarjen tragjike, por një lidhje e tillë kauzale nuk ekziston”, tha Millanov.Ai theksoi se Bekteshi ka ushtruar detyrën e ministrit të Ekonomisë deri në qershor t; vitit 2024 dhe se Mbrojtja do të dëshmojë se licencat që përmend Prokuroria, veçanërisht…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari