KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Edhe Van Basten i del kundër Salahut: Slot është i ndershëm

Edhe Van Basten i del kundër Salahut: Slot është i ndershëm

Marco van Basten, legjenda e futbollit holandez, ka komentuar shpërthimin e Mohamed Salah ndaj Liverpoolit dhe trajnerit Arne Slot gjatë fundjavës, duke mos kursyer kritikat për egjiptianin.

Sipas tij, sulmuesi i “The Reds” ka reaguar në mënyrë të gabuar dhe nuk ka justifikim për sjelljen e tij.

“Do të thoja: truri i një zogu të egër. Nëse reagon kështu… Ai luajti shumë mirë vitin e kaluar, por këtë sezon nuk është i mirë”, tha Van Basten.

Ai shtoi se forma e Salahut ka qenë zhgënjyese kohët e fundit.

“Ai thjesht ka qenë i keq këto muajt e fundit. Gjithmonë e gjej Slotin të ndershëm dhe të drejtpërdrejtë”.

telegrafi.com

Van Basten theksoi edhe se trajneri Arne Slot nuk i shmanget konflikteve dhe flet hapur, ndërsa beson se pikërisht Salah ishte ai që e teproi këtë herë.

“Slot nuk i shmanget një sherri dhe në fund të fundit nuk thotë asgjë të pamatur. Salah, nga ana tjetër, filloi ta sulmonte atë njeri dhe të reagonte gabimisht”, tha Van Basten.

Sulmuesi egjiptian dhe tekniku holandez mbeten në qendër të vëmendjes, ndërsa tensionet e brendshme te Liverpooli vazhdojnë të komentohen gjerësisht. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.