KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

“Rreziku që mund të vij nga një puthje”, Ahmetaj flet për alergjitë fatale tek fëmijët

“Rreziku që mund të vij nga një puthje”, Ahmetaj flet për alergjitë fatale tek fëmijët

Gjatë podcastit “Shëndeti në rend të parë”, të mbështetur nga United Hospital, alergologu Ylli Ahmetaj ka folur për alergjitë më të rrezikshme që prekin sidomos fëmijët, duke theksuar se disa prej tyre mund të çojnë brenda pak minutash në shok anafilaktik—një gjendje që rrezikon drejtpërdrejt jetën.

Ahmetaj sqaroi se alergjitë më agresive dhe potencialisht vdekjeprurëse janë ato ndaj kikirikëve, peshkut, si dhe ndaj produkteve ushqimore përfshirë mishin e kuq, mishin e bardhë të pulës dhe ushqimet e procesuara apo ultra të procesuara, të cilat janë gjithnjë e më të pranishme në dietën e fëmijëve.

“Alergjitë ndaj kikirikëve dinë të çojnë në reaksione anafilaktike, që më pas mund të përfundojnë në shok anafilaktik. Këto janë vdekjeprurëse dhe mund të kapen në çdo periudhë të jetës, por më të prekurit janë fëmijët e vegjël”, theksoi ai.

Alergologu përmendi se rastet e rënda nuk lidhen vetëm me konsumimin e drejtpërdrejtë të ushqimit.

“Edhe kontaktet më të thjeshta—si një puthje prej një familjari që ka konsumuar kikirikë, apo prekja e lëkurës së një fëmije të ndjeshëm, mund të mjaftojnë për të shkaktuar një reagim të menjëhershëm alergjik. Në praktikë ka ndodhur që fëmijët të përfundojnë në gjendje shumë të rëndë, madje edhe të humbasin jetën, vetëm nga kontakti me mbetjet e kikirikëve tek familjarët”, tha Ahmetaj.

Ai nënvizoi se fëmijët e moshave shumë të hershme, përfshirë edhe foshnjat 1–2 vjeç janë më të rrezikuarit, sepse sistemi i tyre imunitar reagon më fuqishëm dhe më shpejt.

Për më shumë shikoni podcastin e plotë “Shëndeti në rend të parë”:

– YouTube www.youtube.com

r

ë s

më

iko

po

S

eti në

nd t

pa

“

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.