- Petrova: Sofja nuk e rinegocion marrëveshjen e vitit 2022 me Shkupin
- Perla e re e inxhinierisë ballkanike shkaktoi të qeshura në rajon, këtë duhet ta shihni
- Harry Styles rrëfen periudhën kur kishte frikë të dilte nga shtëpia për shkak të famës
- Forza Horizon 6 edhe në Pplay Station 5
- Shiroka-Pula takon Jasharin, diskutojnë për zhvillimet në fushën e sigurisë
- Musliu-Shoshi: PDK-ja nuk u mashtrua e as u tradhtua për zgjedhjen e presidentes
- Barcelona zbulon datën se kur do të rikthehet De Jong nga lëndimi
- Sulmohet aeroporti i Moskës
Author: korrektpress
Hyrja e Fjolla Morinës në Big Brother VIP Kosova 4 mbrëmjen e së hënës u kthye menjëherë në momentin më të komentuar të spektaklit. Këngëtarja, e cila njihet për energjinë dhe karakterin e saj të fortë, premtoi dinamika të reja që nga sekonda e parë brenda shtëpisë.Ajo befasoi jo vetëm publikun, por edhe njerëzit e saj më të afërt. View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)Gjatë bisedave me banorët, Fjolla tregoi se hyrjen e kishte mbajtur të fshehtë pothuajse nga të gjithë, madje edhe nga vajza e saj e madhe, Lediana. Sipas saj,…
Kosova Health Forum 2025 hap dyert e veta neser me date 11.12.2025 ne Hotel Emerald me fillim nga ora 09:00.Ky forum realizohet nga Asociacioni i Spitaleve Private të Kosovës dhe Chester Group, me mbështetjen e LuxDev dhe Bankës Botërore, duke bashkuar vendimmarrësit kryesorë, profesionistët shëndetësorë, përfaqësuesit e sektorit privat dhe donatorët ndërkombëtarë. Synimi kryesor i forumit është të kthehet në platformën udhëheqëse të dialogut dhe bashkëpunimit për avancimin e sistemit të shëndetësisë në Kosovë. Njëherazi, nëpërmjet diskutimit dhe partneriteve, Kosova pozicionohet si një qendër rajonale për dialog dhe inovacion në fushën e shëndetësisë, në rajon dhe më gjerë.Ky forum shënon…
Sot më 10 dhjetor 2025, Isni Kilaj u lirua me kusht në Kosovë, me kushte të vendosura pas rishikimit të fundit të paraburgimit nga Gjykatësi.Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se në vendimin e tij të 3 dhjetorit, 2025, Gjykatësi konstatoi se rrethanat kishin ndryshuar që prej rishikimit të paraburgimit të Kilaj në tetor 2025 dhe se mbajtja e tij në paraburgim nuk ishte më as e arsyeshme, as proporcionale. “Megjithëse Gjykatësi konstatoi se ekzistonte njëfarë rreziku që në qoftë se lirohet, Kilaj mund të pengojë ecurinë e procesit ose të kryejë vepra penale të tjera, ai arriti…
Komuna e Podujevës ka bërë publike listën përfundimtare të 29 përfituesve të projektit “Ngritja dhe Zhvillimi i Bizneseve”, i cili zbatohet nga Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik. Përfituesit janë përzgjedhur pas vlerësimit të aplikimeve, me qëllim të fuqizimit të bizneseve lokale dhe rritjes së kapaciteteve të tyre prodhuese.Lista përfshin biznese dhe individë nga Podujeva dhe fshatrat përreth, të cilët do të pajisen me makineri profesionale dhe pajisje të ndryshme, varësisht nga nevojat e tyre operacionale. Ndër pajisjet e ndara janë makina qepëse industriale, mikserë për brumë, makineri për shtypjen e nxehët, pajisje për industrinë ushqimore, frigoriferë profesionalë, si dhe…
Autoritet ukrainase kanë deklaruar se kanë zbuluar një skemë që shiste në mënyrë të paligjshme anije të çmontuara të marinës ukrainase.Sipas Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm dhe policisë së Kievit, një ish-zyrtar i ministrisë së Mbrojtjes dhe dy punonjës të ndërmarrjes shtetërore “Ukrspetstorg”, një kompani e përfshirë në importe dhe eksporte, janë njoftuar zyrtarisht për dyshime.Në ligjin ukrainas, një njoftim dyshimi paraprin akuzat zyrtare.Burime i thanë RBC-Ukrainë se figura kyçe në këtë rast është Ruslan Pokotyl, një ish-drejtues departamenti në ministrinë e Mbrojtjes i cili ishte përgjegjës për asgjësimin e aseteve ushtarake.Hetuesit zbuluan se ish-zyrtari, i cili kishte qasje në…
Kryeministri Hristijan Mickoski sot përsëri konfirmon se nuk do vijnë emigrantë nga Britania e Madhe në Maqedoni.Ai tha se nëse Filipçe dhe të tjerët deri në pranverë gjejnë ndonjë emigrantë të ardhur nga Britania e Madhe, siç tha Mickoski, do të largohet nga politika.”I lë hapësirë deri në pranverë Venko Filipçes, së bashku me profesor Fërçkoskin dhe Andrej Zhernovskin, për të kërkuar emigrantë në të gjithë Maqedoninë që janë pjesë e Marrëveshjes me Britaninë e Madhe. Nëse gjejnë një, unë do të largohem përgjithmonë nga politika. Përndryshe, ata duhet të kërkojnë falje nga unë dhe qytetarët që përhapën panik të…
Ekonomisti Muhamet Mustafa ka kritikuar ashpër mungesën e reagimit institucional pas mbylljes së Feronikelit, duke thënë se një mijë punëtorë mbetën pa punë ndërsa askush nga qeveria nuk doli të shpjegojë pse ndodhi një krizë e tillë.“Feronikeli iku, i ka mbyllë një mijë punëtorin… Kush nuk u dal me reagu pse u mbyll? Pse ka ndodh rasti?”, ka deklaruar ai në “Përballje Podcast”, shkruan Telegrafi.Mustafa tha se publiku ka të drejtë të informohet dhe se një kompani me peshë kaq të madhe ekonomike nuk mund të mbyllet pa transparencë. Ai shtoi se përgjegjësia institucionale nuk mund t’i lihet vetëm investitorit.“Ndoshta…
Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj njëmbëdhjetë personave, të dyshuar për përfshirje në veprimtari të paligjshme të bixhozit dhe armëmbajtje pa autorizim. Dhjetë prej tyre – A.O, G.N, A.Sh, H.R, M.K, P.A, E.B, A.J, R.B dhe F.H – akuzohen për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, ndërsa i pandehuri F.M ngarkohet me veprën “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.Sipas aktakuzës prej 26 faqesh, Prokuroria ka dokumentuar veprimet e secilit të pandehur, bazuar në hetimet e zhvilluara brenda afatit ligjor. Në dosje thuhet se më 17 gusht 2025, rreth orës 02:00,…
Cilësia e ajrit në Prishtinë ka arritur sot nivele të rrezikshme, ka njoftuar GIS Group of Kosovo (GGK). Sipas matjeve të publikuara, indeksi i cilësisë së ajrit (AQI) ka shkuar në 182, nivel që kategorizohet si “i pashëndetshëm” për popullatën.Parametrat e rrezikshmërisë përfshijnë edhe vlerat e larta të grimcave PM2.5, të cilat kanë arritur në 100 μg/m³ – shumë mbi kufirin e lejuar sipas standardeve ndërkombëtare. Këto grimca të imëta mund të depërtojnë thellë në mushkëri dhe paraqesin rrezik të shtuar sidomos për fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje respiratore.Sipas GGK-së, pamja e qytetit të mbuluar nga smogu nuk…
Në Gjakovë është përmbyllur fushata globale “16 Ditë Aktivizëm Kundër Dhunës në Bazë Gjinore” me një ekspozitë arti të realizuar nga të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës. Ekspozita u hap në Galerinë e Arteve dhe paraqiti vepra që, sipas organizatorëve, bartin “zërin, dhimbjen dhe guximin” e grave që kanë përjetuar dhunë.Drejtoresha e “Medica Kosova”, Veprore Shehu, tha se çdo punim artistik është një formë e fuqishme e dëshmisë dhe rezistencës së këtyre grave, duke shërbyer si kujtesë dhe thirrje për ndërgjegjësim shoqëror.Pas ekspozitës, Mekanizmi Komunal Kundër Dhunës në Bazë Gjinore mbajti takimin përmbyllës të fushatës. Udhëheqësja e Sektorit për…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari