- Si e kanë ndryshuar Rusinë katër vjet luftë në Ukrainë
- Juventusi e bën prioritet afrimin e yllit të Real Madridit
- Rrugët e emigrantëve ilegalë përmes Kosovës drejt Serbisë dhe Evropës
- Ra nga lartësia në Prizren, 44-vjeçari vdes në QKUK
- Presidenti i Iranit: Të përkushtuar për paqen, por gati për ‘çdo skenar të mundshëm’ me SHBA-në
- Prishja e raportit me Selin, reagon gruaja e Mirit: Ti do me kap Prime në kurrizin e martesës time?
- Man City s’di të ndalet, gati 75 milionë euro për ylllin tjetër që po shkëlqen në Ligën Premier
- Frikë te Napoli, ylli i skuadrës ka një klauzolë të fshehtë që ia lehtëson largimin
Author: korrektpress
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e shtunë, 24 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar mbi 55% apo 1,423 nga 2,557 vendvotime. “Në platformën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/, në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi”, thuhet në njoftim. Ndryshe, kryeprokurori i Prokurorisë Themelorë në Prizren, Petrit Kryeziu të…
Alba ka shprehur hapur ndjenjat e saj dhe frikën për humbjen e Limit, duke treguar anën më emocionale të saj pas spektaklit “Prime” në Big Brother VIP Kosova.Gjatë një bisede të qetë me Arditin, banorja u shpreh se ndihet e pasigurt dhe e lënduar nga mundësia që Limi të zgjedhë dikë tjetër, duke pranuar se kjo situatë po e rëndon emocionalisht. Fjalët e saj reflektuan dhimbjen dhe pasiguritë që po përjeton brenda shtëpisë.“Në rast se zgjedh dikë tjetër dhe jo mua, prej tani e di peshën e asaj po ndodhi, realisht brenda vetes time kam frikë ta humb”, u shpreh…
Ish-zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Sochit, Andrei Orlov, ka zbuluar se si ish-trajneri kryesor i klubit, Robert Moreno, e përdori ChatGPT në punën e tij dhe në çdo vendim rreth ekipit dhe ndeshjeve.Moreno udhëhoqi ekipin rus nga dhjetori i vitit 2023 deri në shtator 2025 dhe drejtuesit e klubit vendosen ta shkarkojnë pasi një fillimi të dobët të sezonit dhe vetëm 1 pikë në 7 ndeshjet e para pas rikthimit në ligën superiore.Aktualisht, nën udhëheqjen e Igor Osinkin, Sochi zë vendin e fundit, të 16-të, në renditjen e kampionatit rus me nëntë pikë dhe Orlov tashmë e ka akuzuar Morenon rreth…
Policia e Shtetit ka bërë të ditur se përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës, për zhvillimin e një tubimi të shtunën, në orën 17:00 para Kryeministrisë.Në njoftim thuhet se Policia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha masat për garantimin e rendit publik, zbatimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe të pjesëmarrësve në tubime, si dhe mbrojtjen e pronës publike dhe private.Në zbatim të këtyre masave, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tubimit, ditën e premte dhe të shtune do të kufizohet lëvizja në disa akse/segmente rrugore, konkretisht:Nga ora 23:45, e premte…
Lidhja Social Demokratike sot do ta mbajë Kongresin e 31-të në Shkup në hotelin Aleksandar Pallas. Sipas informacioneve nga LSDM-ja, Kongresi do të ketë një pjesë të hapur dhe një pjesë pune.Në fillim, do të ketë një pjesë të hapur të Kongresit, pas së cilës do të pasojë edhe fjalimi i kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe. Pas kësaj do të vijojë një pjesë pune e Kongresit.Kujtojmë se ditë më parë Filipçe theksoi se kritikat aktuale ndaj tij dhe partisë vijnë nga, siç tha ai, “individë që janë shantazhuar ose blerë”, duke shtuar se anëtarët dhe mbështetësit e vërtetë të LSDM-së…
Një shofer është në paraburgim pasi përplasi një automjet në një terminal në Aeroportin e Detroit.Aksidenti ndodhi në Terminalin McNamara pranë sporteleve të “check” të Delta Air Lines.Autoriteti i Aeroporteve të Qarkut Wayne raportoi se automjeti hyri përmes një hyrjeje dhe goditi një sportel bilete. Shoferi u mor në paraburgim, ndërsa gjashtë persona u trajtuan në vend nga zjarrfikësit, tha autoriteti i aeroportit. — (@) Shkaku i aksidentit nuk dihet. Emri i shoferit nuk u bë publik menjëherë. Nuk ishte e qartë nëse kishte pasagjerë në automjet.Delta Air Lines tha në një deklaratë për CBS News se nuk kishte raportime…
Komuna e Prishtinës bazuar në paralajmërimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës ka njoftuar se nga mëngjesi i ditës së diel, 25 janar 2026, pritet të ketë erëra të intensitetit mesatar deri të fortë, të cilat do të jenë më të theksuara në zonat lindore dhe ato kodrinoro-malore.Në njoftim thuhet se shpejtësia e erës do të jenë e fortë në zona kodrinoro-malore, ndërsa mesatarisht e fortë në zona të ulëta. Zona kodrinoro-malore: 11–14 m/s (erë e fortë)Zona më të ulëta: 8–11 m/s (erë mesatarisht e fortë)Sipas parashikimeve, erërat pritet të dobësohen nga mëngjesi i së hënës, 26 janar 2026. Udhëzime dhe…
Pas hekurave, një grup grash braziliane veshën grim, u veshën me fustane zyrtare dhe performuan në një konkurs këndimi të mbajtur në një burg në Rio de Janeiro të premten, një aktivitet i krijuar për të nxjerrë në pah talentet e tyre dhe për të rritur vetëbesimin e tyre përpara lirimit të tyre.Në sallën e madhe shumëfunksionale që jehonte, pesëmbëdhjetë kandidatë u renditën me radhë në skenën e zbukuruar me vjollcë, duke dhënë gjithçka para një publiku të përbërë nga oficerë burgu, vullnetarë dhe të burgosur të tjerë, të cilët duartrokitën dhe kënduan së bashku me ta.Shumë prej tyre interpretuan…
Klubi i madh turk, Fenerbahce thuhet se po shqyrton transferimin e yllit të kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani nga Hoffenheimi.Fenerbahce ka bërë shumë lëvizje gjatë këtij afati kalimtar duke afruar futbollistë të shquar nga Evropa, pasi synon ta rikthej titullin kampion pas shumë viteve.Megjithatë, klubi turk ka bërë edhe largime të rëndësishme dhe njëri nga ta është ai i Youssef En-Nesyri, i cili pritet të zyrtarizohet te Juventusi.Kështu, drejtuesit e klubit nga Stambolli kanë filluar t’i shikojnë alternativat për të përforcuar sulmin me një zëvendësues të marokenit. E bujshme nga Italia: Juventusi e largon Dusan Vlahovicin për yllin e Kosovës…
Me një temperaturë prej minus 4 gradë Celsius, Berova ishte vendi më i ftohtë në vend. Pas saj vjen Kodra e Diellit dhe Kriva Pallanka, ku u matën minus 3 dhe minus 2 gradë. Temperatura nën zero u regjistruan edhe në Pozharane dhe Tetovë me minus 2, ndërsa minus 1 gradë u mat në Shkup-Petrovec, Topolçani dhe Mavrovë.Një temperaturë prej 0 gradësh u mat në Veles, Demir Kapi, Manastir, Pretor, Shkup-Zajçev Rid, Kavadar dhe Prilep. Një gradë mbi zero u regjistrua në Krushevë, Shtip, Ohër dhe Vinicë, ndërsa 2 gradë u matën në Kumanovë dhe Gjevgjeli. Më e ngrohta këtë…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari