Author: korrektpress

Provoni këtë recetë për feta viçi në salcë me speca dhe tranguj turshi, një kombinim i balancuar i shijes paksa e thartë me mish të butë dhe të lëngshëm, që të mahnit që në provën e parëKjo pjatë e pasur në aromë, është ideale për një drekë familjare ose për një darkë ku dëshironi të lini përshtypje. Specat dhe trangujt turshi i japin salcës freski dhe karakter, ndërsa mishi i përgatitur me kujdes mbetet i butë dhe i shijshëm.Salca është elementi kryesor i kësaj pjate: perimet e ziera ngadalë, të kombinuara me pana për gatim, krijojnë një teksturë kremoze që…

Read More

Një ndjekje e gjatë policore, që filloi në zonën e Obiliqit dhe përfundoi në Mitrovicë, ka rezultuar me arrestimin e një shoferi dhe tre pasagjerëve të tij, të cilët tentuan t’i shmangeshin Policisë gjatë natës së 7 shkurtit.Sipas Policisë, një njësi patrulluese kishte tentuar ta ndalonte automjetin e dyshuar, por shoferi nuk iu ishte bindur sinjalizimeve, duke rrezikuar zyrtarin policor dhe duke vazhduar arratinë drejt Vushtrrisë e më pas Mitrovicës.Ndjekja u koordinua mes Njësisë së Trafikut të Stacionit Policor të Obiliqit dhe Njësive të Trafikut të Mitrovicës së Jugut, të cilat vazhdimisht përdorën sinjalizimet zyrtare për ndalim. Gjatë arratisë, shoferi…

Read More

Për herë të parë në komunën e Fushë Kosovës, punën e infermieres do ta kryejë një vajzë e re e cilin vjen nga komuniteti ashkali. Infermierja Lumturije Jashari, i është gëzuar fort këtij lajmi, duke shprehur falënderim për pritjen nga stafi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, dhe në të njëjtën kohë duke bërë thirrje që rasti i saj të shërbejë si shembull motivimi e frymëzimi për të rinjtë e të gjitha komuniteteve pakicë në këtë komunë.Për herë të parë në Fushë-Kosovë, mantelin e infermieres e ka veshur një vajzë e re e cila i takon komuniteti ashkali.Madje në Qendrën…

Read More

Thiago Silva ka zbuluar prapaskenat e ardhjes së Kylian Mbappe te Paris Saint-Germain, duke folur edhe për mënyrën se si më vonë u përkeqësua marrëdhënia mes tij dhe Neymarit.Në një intervistë për Ligue1+, ish-kapiteni i klubit parisien kujtoi momentin kur sulmuesi francez shprehu dëshirën për t’iu bashkuar projektit të PSG-së.“Më kujtohet shumë mirë Superkupa e Francës kundër Monacos së Mbappes, të cilën e fituam 2-1. Në fund të ndeshjes ai erdhi tek unë dhe më tha: ‘Nëse vjen Neymari, dua të vij edhe unë’.“‘Mund të flasësh me presidentin. Edhe unë dua të jem pjesë e këtij ekipi’. Neymari nënshkroi dhe…

Read More

Raporti mes Selin dhe Gimbos në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka qenë prej ditësh në vëmendjen e banorëve dhe publikut. Afërsia mes tyre është vënë re hapur, duke nxitur kureshtje dhe diskutime për natyrën e lidhjes që po ndërtohet mes dy konkurrentëve.Së fundmi, Selin ka ndarë një detaj interesant, duke treguar një ëndërr që ka parë dhe që ka shtuar edhe më shumë dyshimet për një simpati të ndërsjellë. “Unë po ia tregoj një ëndërr me sinqeritet Vëllait të Madh, tani e sheh gjithë Shqipëria. Unë kisha ardhur të prezantoja Bigun për dy ditë, më mbyllin sytë dhe…

Read More

Sulmuesi i Barcelonës, Lamine Yamal, ka vazhduar serinë e tij të jashtëzakonshme të golave me një goditje spektakolare ndaj Mallorcës, duke arritur kuotën e 40 golave në 136 paraqitje me ekipin e parë, në moshën vetëm 18-vjeçare.Sipas të dhënave të Opta, Yamal ka shënuar tashmë 24 gola në 92 ndeshje në LaLiga, duke u bërë lojtari nën moshën 19 vjeç me numrin më të madh të golave në pesë ligat kryesore evropiane në shekullin e 21-të. Me këtë shifër, ai ka lënë pas edhe Kylian Mbappe, i cili në të njëjtën moshë kishte realizuar 23 gola.Në këtë sezon, talenti i…

Read More

Lagështia dhe djersa krijojnë bakteret që shkaktojnë erën e keqe – dy metoda të thjeshta ndihmojnë në eliminimin e tyre brenda pak orëshEra e keqe në këpucë është një problem i zakonshëm, për të cilin flitet pak, por me të cilin përballen shumë njerëz çdo ditë. Ajo shfaqet veçanërisht te personat fizikisht aktivë, sportistët ose ata që kalojnë shumë orë me këpucë të mbyllura. Kur djersa dhe lagështia mbeten brenda këpucëve, krijohen kushtet perfekte për shumimin e baktereve, shkaktarët kryesorë të aromës së pakëndshme.Edhe pse shumë njerëz përdorin sprej deodorues ose produkte kimike, ekziston një zgjidhje e thjeshtë, ekonomike dhe…

Read More

Pjesa më e madhe e buxhetit të Prishtinës për sivjet do të jetë e orientuar kah investimet kapitale. Dokumenti që nxiti diskutime të ndryshme gjatë seancës së djeshme të jashtëzakonshme, megjithatë nuk përmban projektin kryesor të cilin e ka premtuar kryetari Përparim Rama. Sivjet është planifikuar rritje e buxhetit për drejtorinë e Administratës, veprim që sipas monitoruesve, është taktikë e shpeshtë e komunave. Kurse buxheti i është zvogëluar drejtorisë për mirëqenie sociale.Buxheti i Kryeqytetit për vitin 2026, i miratuar një ditë më parë në Kuvendin Komunal, nxiti debat mbi formën e shpërndarjes së mjeteve financiare.Pjesa më e madhe e buxhetit…

Read More

Analisti ushtarak Michael Clarke u pyet pse Kievi nuk hakmerret ndaj sulmeve ruse në infrastrukturën e tij energjetike në të njëjtën mënyrë, me raketat e veta Flamingo me rreze të gjatë veprimi.Sipas Clarke, Kievi nuk dëshiron të shënjestrojë infrastrukturën energjetike të Rusisë, pasi kjo mund të konsiderohet një krim lufte ndaj popullsisë ruse.Në vend të kësaj, Ukraina ka synuar kapacitetin e rafinimit të naftës të Rusisë, gjë që e ka bërë “me shumë sukses” deri më tani. Lufta në Ukrainë nuk kursen askënd – dronët rusë godasin strehën e kafshëve “Ata po sulmojnë rafineritë për të krijuar mungesa benzine, të…

Read More

Trajneri Alvaro Arbeloa ka rikthyer vëmendjen në rastin “Negreira”, duke e cilësuar si skandalin më të madh në historinë e futbollit, që çuditërisht nuk është zgjidhur.Arbeloa tashmë është nën presion te gjiganti madrilen, sidomos që kur dështoi ndaj Benficas, ku “Los Blancos” tani duhet ta eliminojnë skuadrën portugeze në play-off për të avancuar në raundin e 16-të.“Rasti Negreira? Askush nuk e kupton pse, deri më sot, skandali më i madh në historinë e futbollit spanjoll mbetet i pazgjidhur. Kjo është diçka që i prek të gjithë”.Më pas ai u ndal te përballja ndaj Valencias, ku tha se pret një sfidë…

Read More