Author: korrektpress

MPB njofton se mbrëmë në orën 21:00, oficerë policie nga SPB Manastir në Resnjë kanë ndaluar O.D. (51) nga Resnja.Po atë ditë, oficerë policie nga SPB Manastirit dhe Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Perëndim, me urdhër të Gjykatës Themelore të Manastirit, kryen kontrolle në një shtëpi në fshatin Kurbinovë, rajoni i Resnjës, dhe në një apartament në Resnjë, në pronësi të O.D., gjatë të cilave u gjetën një pushkë gjuetie, 144 fishekë gjuetie, një pushkë ajrore, rreth 100 copë piroteknikë, fishekzjarrë, 20 plumba dhe vaj kanabisi.Pas dokumentimit të rastit, do të ngritet një padi përkatëse kundër O.D./Telegrafi/

Read More

Shkëndija e Tetovës ndodhet përballë një prej sfidave më të rëndësishme të sezonit evropian. Të enjten, kuqezinjtë janë mysafirë të AEK Larnaca në Qipro, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të UEFA Ligës së Konferencës, duel që mund të përcaktojë vazhdimësinë e ekipit tetovar në arenën ndërkombëtare edhe gjatë pranverës, njofton Telegrafi.Në prag të kësaj përballjeje vendimtare, optimizëm shpreh edhe Sebastjan Spahiu, i cili po rikthehet gradualisht në formën e tij më të mirë. “Ndjehem shumë mirë, jo vetëm për golin ndaj Slovan Bratislavës, por kam filluar të ndjehem mirë e më mirë, pasi e dinë të gjithë…

Read More

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka bërë thirrje që të respektohet Ligji për Mbrojtjen e Konkurrencës dhe të ndalohet çdo rritje e pajustifikuar e çmimeve gjatë festave të fundvitit.Sipas një njoftimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se me afrimin e festave të fundvitit dhe rritjen e kërkesës për produkte dhe shërbime, Autoriteti i Konkurrencës u bën apel të gjitha bizneseve dhe operatorëve ekonomikë që të përmbahen nga çdo rritje e pajustifikuar e çmimeve, në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës.“Rikujtojmë se çdo marrëveshje, bashkërendim apo veprim i njëanshëm ndërmjet bizneseve që ka për qëllim ose efekt rritjen…

Read More

Agjentët e BKH zbarkuan te Kodra e Diellit këtë të martë në Tiranë, ndërsa ushtruan kontrolle me vendim të GJKKO dhe kërkesë të SPAK-ut.Aksioni i sotëm zhvillohet për një dosje në hetim nga prokurori i SPAK, Bledar Maksuti ndërsa sipas informacioneve paraprake janë lëshuar edhe masa sigurie.Hetimi i SPAK ka të bëjë me një dosje ku të dyshuarit akuzohen për shkelje të barazisë në tenderë, pastrim parash dhe shpërdorim detyre.Sipas të dhënave paraprake, GJKKO ka vendosur masën ‘arrest shtëpie’ për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. Po ashtu, GJKKO ka caktuar masën ‘arrest me burg’ për dy biznesmenët, Ermal Beqiraj dhe…

Read More

Policia e Kosovës (PK) ka njoftuar opinionin publik lidhur me qarkullimin dhe shpërndarjen nëpër e-maile të ndryshme, të disa informacioneve jozyrtare (false/rreme), që kinse i përkasin Policisë së Kosovës dhe organizatave të ndryshme, informacione këto kinse janë lëshuar edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovs. , andaj sqaron se:Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se këto informacione të dërguara nga kinse zyrtarë të lartë të PK-së, të emërtuara si “THIRRJE GJYQËSORE”, me numër referues të dosjeve të lëshuara kinse siç potencohen në e-maile nga stafi i lartë menaxhues i PK-së, Agjencia e Sigurisë Kibernetike në Kosovës,…

Read More

Sipas raportimeve të El Larguero, Real Madrid nuk pritet të ndërmarrë blerje të reja gjatë afatit të dimrit.Drejtuesit e klubit, megjithëse janë të vetëdijshëm për paraqitjet e dobëta nën drejtimin e Xabi Alonso, besojnë se skuadra aktuale ka lojtarë me cilësi të lartë në të gjitha repartet. Ata theksojnë se nuk ka nevojë për ndërhyrje në afatin kalimtar gjatë muajit janar dhe se përgjegjësia për përmirësimin e lojës bie mbi trajnerin. Shkaku kryesor i rënies të formës së ekipit lidhet me valën e dëmtimeve që ka prekur lojtarët kyç. Pavarësisht kësaj, Real Madridi ka arritur një fitore të rëndësishme kundër…

Read More

Me këta hapa të thjeshtë, flokët duken si nga salloni – çdo ditëPothuajse të gjithëve na është i njohur ai ndjesi – dilni nga salloni i parukerisë me flokë në mënyrë perfekte, plot volum dhe shkëlqim. Por sapo përpiqeni ta bëni të njëjtën gjë në shtëpi, rezultati nuk duket kurrë aq i mirë. Edhe pse duket sikur floktarët kanë ndonjë “sekret”, e vërteta është se teknika e duhur përbën gjysmën e suksesit.Me pak ushtrim dhe renditje të saktë të hapave, edhe ju mund të arrini një frizurë që duket sikur sapo keni dalë nga salloni. Stilistja e njohur dhe pronare…

Read More

Një grup ligjvënësesh në Kongresin e qytetit të Mexico City u përfshinë në një përleshje fizike më 15 dhjetor, me kamerat që transmetuan drejtpërdrejt përleshjen ndërsa ato i tërhiqnin flokët njëra-tjetrës dhe shkëmbenin goditje.Përleshja shpërtheu pasi një grup grash nga Partia e Veprimit Kombëtar e krahut të djathtë iu afruan podiumit kryesor të legjislaturës, në shenjë proteste kundër një rregulli që ato pretendonin se ishte shkelur nga partia e majtë Morena, e cila ka shumicën në legjislaturë.Debati përfshinte reformimin e agjencisë mbikëqyrëse të transparencës së qeverisë së qytetit, sipas raporteve të mediave lokale, transmeton Telegrafi.Një video nga incidenti tregon të…

Read More

Banorët e Big Brother Vip Kosova 4 kanë zhvilluar nominimet e radhës, duke përzgjedhur nga dy emra dhe duke dhënë arsyet për secilin vendim të marrë.Si rezultat i votave të shtëpisë, përveç Toneyt dhe Kushtrimit, të cilët janë renditur si më pak të preferuarit e publikut, në listën e të nominuarve janë futur edhe Alba, Labinot Rexha dhe Labinot Haxhiu.Një pjesë e madhe e banorëve kanë zgjedhur të nominojnë Labinot Haxhiun, duke theksuar se dëshirojnë ta shohin më aktiv në lojë, pasi sipas tyre ai ende nuk është përfshirë sa duhet në dinamikën e shtëpisë. Sa i përket Albës, disa…

Read More

Kur në vitin 2018 qeveria prezantoi figurën e oficerit të sigurisë në shkolla, ajo u shoqërua me pritshmëri të larta. U paraqit si një mekanizëm i ri për të parandaluar dhunën, konfliktet dhe sjelljet problematike tek nxënësit.Por shtatë vite më vonë, auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) ofron një panoramë krejt tjetër: një strukturë e ngritur me nxitim, e paqëndrueshme në bazë ligjore dhe e pambështetur institucionalisht, shkruan Faktoje.al. Në raportin voluminoz të vitit 2025, KLSH e përkufizon qartë situatën: “Procesi i sigurisë në shkolla nuk ka funksionuar në nivelin e pritshmërive, për shkak të mungesës së një…

Read More