KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Pesë banorë në nominim, kush do të jetë i radhës që rrezikon eliminimin?

Pesë banorë në nominim, kush do të jetë i radhës që rrezikon eliminimin?

Banorët e Big Brother Vip Kosova 4 kanë zhvilluar nominimet e radhës, duke përzgjedhur nga dy emra dhe duke dhënë arsyet për secilin vendim të marrë.

Si rezultat i votave të shtëpisë, përveç Toneyt dhe Kushtrimit, të cilët janë renditur si më pak të preferuarit e publikut, në listën e të nominuarve janë futur edhe Alba, Labinot Rexha dhe Labinot Haxhiu.

Një pjesë e madhe e banorëve kanë zgjedhur të nominojnë Labinot Haxhiun, duke theksuar se dëshirojnë ta shohin më aktiv në lojë, pasi sipas tyre ai ende nuk është përfshirë sa duhet në dinamikën e shtëpisë.

Sa i përket Albës, disa banorë u shprehën se nuk e shohin si të sinqertë në mënyrën se si po luan, ndërsa të tjerë thanë hapur se thjesht nuk e durojnë.

Ndërkohë, Elijona, e shpallur si banorja më e pëlqyer nga publiku, falënderoi të gjithë ata që e kanë mbështetur me vota.

Ajo nominoi Labin, duke thënë se sipas saj ai duhet ta lërë vetë shtëpinë, si dhe Benitën, për të cilën u shpreh se i duket shumë e mbushur me inat. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.