- Një 18-vjeçar gjendet i pajetë në fshatin Kçiq i Madh, policia nis hetimet
- Lajmet për ndarje nga Mirlind Daku, Vesa Vllasaliu tregon se çka ndodhi
- Aleatët konservatorë të Merz kundërshtojnë kufizimin e moshës në mediat sociale në Gjermani
- Zyrtari i Hamasit thotë se grupi është në fazën përfundimtare të zgjedhjes së shefit të ri
- Ai u bë viral pasi u braktis nga nëna e tij – tani majmuni i vogël ka “një familje të tij”
- Chevrolet po ndërton më shumë Corvette ZR1 me 1,064 kuaj fuqi sesa pritej
- Zgjedhja e presidentit, Hamza flet pas takimit me Kurtin
- Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit jep detaje pas gjetjes së trupit të pajetë në majën e Hajlës
Author: korrektpress
Ambasada Amerikane në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët për protestën e sotme të opozitës.Në njoftimin e publikuara në faqen zyrtare të ambasadës këshillon qytetarët amerikanë që të shmangin demonstratën, të kenë një plan emergjence dhe të kufizojnë shpërqendrimet si telefonat ose kufjet në publik, raporton A2cnn.Sipas ambasadës amerikane protestat dhe tubimet e mëdha shpesh fillojnë në mënyrë paqësore, situatat mund të ndryshojnë shpejt.Protesta do të nisë sot në orën 17:00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, midis Sheshit Skënderbej dhe Sheshit Nënë Tereza, pranë Kryeministrisë.Policia e Shtetit Shqiptar ka njoftuar se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzimet në pjesë të ndryshme të qytetit…
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një shtetas i Shqipërisë është vet-plagosur në Prishtinë.Rasti ka ndodhur të premten në ora 23:00 në rrugën “Bekim Fehmiu” në Prishtinë. “Raportohet se është vet-plagosur me armë zjarri i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, ku kanë konfiskuar një arme zjarri pistoletë me një karikator pa fishek”, thuhet në raport.Lidhur me rastin janë intervistuar edhe dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Një furnizues i mjeteve të blinduara dhe municioneve për Ukrainën është bërë personi më i pasur në botë në fushën e industrisë së mbrojtjes.Pasuria e magnatit Michal Strnad arrin vlerën e 37 miliardë dollarëve pas ofertës publike të aksioneve në burës holandeze.Michal Strnad, 33 vjeç, pronar i kompanisë së armatimit me qendër në Pragë, Czechoslovak Group AS, ka parë pasurinë e tij të rritet në rreth 37 miliardë dollarë, që përbën afërsisht 10 për qind të ekonomisë së Çekisë, pas debutimit të aksioneve të kompanisë në bursën e Amsterdamit.Aksionet e kompanisë u rritën rreth 28 për qind në mëngjesin e…
Klubi shqiptar i futbollit, Tirana, është zgjuar sot (e shtunë) me një lajm tragjik, pasi lojtari i tyre, Freddy Alvarez, ka humbur vajzën gjatë orëve të para të mëngjesit.Mesfushori 30-vjeçar nga Costa Rica ka humbur tragjikisht vajzën e tij gjatë ditës së sotme dhe njoftimi pa ardhur nga faqja zyrtare e klubit Tirana. “Me dhimbje të thellë ndajmë lajmin se vajza e lojtarit tonë, Freddy Alvarez, ka ndërruar jetë tragjikisht në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë”.“I gjithë klubi ynë është i tronditur dhe në zi, duke qëndruar pranë Freddyt dhe familjes së tij në këtë moment…
Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, ndonjëherë në rrugë me lagështi, njoftojnë shërbimet kompetente. Të gjitha rrugët shtetërore janë të kalueshme dhe të sigurta për trafik, ndërsa ekipet e NP “Rruga e Maqedonisë” janë pajisur plotësisht dhe janë vazhdimisht në terren, ku pastrohet bora dhe kryhet mirëmbajtja e rrugëve.Në koordinim me NP për Rrugët Shtetërore dhe Ministrinë e Transportit, po kryhen aktivitete të koordinuara me qëllim sigurimin e trafikut të pandërprerë dhe të sigurt në periudhën e ardhshme. Autoritetet u bëjnë apel shoferëve të ngasin me kujdes dhe ndërgjegje, të përdorin pajisjet dimërore, të respektojnë sinjalistikën e…
Sot, më 24 janar pritet të mbahet seanca dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë ndaj 109 të arrestuarve, të cilët dyshohen për manipulim me vota në Komunën e Prizrenit në zgjedhjet parlamentare, të mbajtura më 28 dhjetor.Në njoftimin e Gjykatës bëhet e ditur se seanca nis në ora 14:00. “Gjykata Themelore në Prizren, njofton mediat se me datë sot me datë 24.01.2026, në Gjykatën Themelore në Prizren, nga ora 14:00, janë caktuar seancat dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë, për rastin në të cilin me datë 23.01.2026, janë ndaluar 109 persona lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave…
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca e Kryeqytetit thotë se ka intervenuar për largimin e rrezikut në ndërtesat e banimit, si pasojë e rënies së pjesëve të fasadave dhe kulmeve, fillimisht në lagjen Dardania, por edhe në zona të tjera të qytetit.Në njoftim thuhet se ekipet e tyre në bashkëpunim me shërbimet përkatëse, janë duke realizuar intervenime teknike të specializuara, me qëllim parandalimin e rrezikut për kalimtarët dhe banorët. “Angazhimi ynë është i vazhdueshëm dhe i përqendruar në identifikimin e rreziqeve, largimin e elementeve të pasigurta nga objektet, dhe rritjen e sigurisë në hapësirat publike.Siguria e qytetarëve mbetet prioritet absolut i…
Në Volkswagen thonë se përdorimi i emrave të njohur të modeleve me prefiksin ID. synon të forcojë lidhjen emocionale me modelet elektrike.VW ID.4 nga ridizajnimi do të quhet ID. Tiguan. Thashethemet kanë qarkulluar tashmë prej kohësh, dhe tani sindikata punëtorëve IG Metall Emden e ka konfirmuar publikisht ndërrimin e emrit. Ridizajnimi i ID.4, pra ID. Tiguan, do të prezantohet më vonë këtë vit. Sipas sindikatës IG Metall, prodhimi i ID. Tiguan në fabrikën e Emdenit do të vazhdojë deri në fund të vitit 2031.Fillimisht, ID.4 prodhohej vetëm në fabrikën e Volkswagen Group në Zwickau, e cila u përshtat krejtësisht për…
Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ka finalizuar operacioni policor të koduar “Organizatori”, ndërkaq është vënë në pranga pronari i një lokali që organizonte lojëra fati dhe shpërndante lëndë narkotike të llojit kokainë, në lokal.Policia njofton se janë proceduar penalisht 14 shtetas për moskallëzim krimi, 3 të tjerë për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.Po ashtu penalisht është proceduar edhe një punonjës policie dhe ndaj tij Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor.“Si rezultat i kontrolleve dhe punës operative, të kryera në zbatim të planit të posaçëm të masave ‘Për goditjen e…
Ministria e Punëve të Brendshme i ka njoftuar qytetarët se në kuadër të projektit „Qyteti i Sigurt“, nesër, më 25 janar, do të zbatohen aktivitete për testimin, kalibrimin dhe verifikimin e pajisjeve të vendosura (kamerave) për mbikëqyrje të komunikacionit në zonën e qyteteve të Kumanovës dhe Tetovës, informon Telegrafi Maqedoni. Siç thuhet në njoftim aktivitetet do të realizohen në intervalin kohor nga ora 08:00 deri në 20:00, me ç’rast në secilin lokacion me kamerë të vendosur procedura do të kryhet një herë dhe do të zgjasë pak, përafërsisht nga 15 deri në 30 minuta.Gjatë zbatimit të aktiviteteve në lokacionin konkret,…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari