- VLEN: Po shndërrohemi në një subjekt të vetëm politik, me identitet të qartë, përgjegjësi të plotë dhe drejtim të përbashkët
- U nominua si ambasador i SHBA në Shqipëri, DASH publikon profilin e Eric Wendt: Ka mbajtur disa pozicione të larta komanduese
- Revolucion në Kupës e Botës 2026: FIFA gati të fshijë kartonët e verdhë në dy faza
- Sekuestrohen armë, granatë dore dhe mbi 100 fishekë në Pejë
- Fansat e Beyonce-s të bindur: albumi rock mund të zbulohet në Met Gala
- Interi përgatit goditjen në afatin kalimtar, ylli Realit objektiv kryesor
- Sulm i ri me dronë ukrainas shkakton zjarr të madh në rafinerinë ruse të naftës Tuapse
- Gjendet një person pa shenja jete në Prizren
Author: korrektpress
Njohja e të drejtës së Iranit për të pasuruar uranium është çelësi për suksesin e bisedimeve bërthamore me SHBA-në, tha të dielën Ministri i Jashtëm, Abbas Araqchi.Diplomatët amerikanë dhe iranianë zhvilluan bisedime indirekte në Oman të premten, me qëllim ringjalljen e diplomacisë mes një grumbullimi detar të SHBA-së pranë Iranit dhe premtimeve të Teheranit për një përgjigje të ashpër nëse sulmohet.”Zero pasurim nuk mund të pranohet kurrë nga ne. Prandaj, ne duhet të përqendrohemi në diskutime që pranojnë pasurimin brenda Iranit, duke ndërtuar besimin se pasurimi është dhe do të mbetet për qëllime paqësore”, tha Araqchi.Irani dhe SHBA-të zhvilluan pesë…
Inspektorati i Komunës së Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUVK), ka ndërmarrë një aksion të gjerë që në orët e hershme të mëngjesit për largimin e shitësve ambulantë nga hapësira publike në tregun e automjeteve që mbahet çdo të diel, duke gjobitur 15 shitës ilegal, që shesin shpezë dhe bagëti të vogla.AUVK së bashku me drejtorinë e Inspektoratit të komunës së Prishtinës, e kanë cilësuar një veprim të tillë rrezik serioz për shëndetin publik, ku shitësit ilegal në mënyrë brutale therin shpezët dhe i shesin në atë mënyrë.Drejtori i Inspektoratit, Bekim Brestovci…
Luiz Ejlli, fituesi i Big Brother VIP Albania 2, rikthehet në shtëpi dhe menjëherë ka ndryshuar atmosferën dhe dinamikat mes banorëve. I njohur për humorin e tij të veçantë, Luiz nuk humbi kohë për të treguar personalitetin e tij, duke bërë të qeshin të gjithë.Gjatë një bisede me banorët, ai u përpoq të krijonte një lidhje mes Juelës dhe Stenaldos, duke i ironizuar me stilin e tij karakteristik. BBVA/Instagram“Ku do të gjesh burrë si ky? E para e punës, të siguroj që nuk të tradhton kurrë, s’ia hedh sytë asnjërës”, tha ai duke qeshur, pasi Stenaldo është i verbër.Banorët qeshën…
E ardhmja e Hansi Flick te Barcelona mbetet në pikëpyetje teksa klubi i afrohet zgjedhjeve presidenciale. Trajneri gjerman, i cili ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij aktuale, është i gatshëm të vazhdojë qëndrimin në “Camp Nou”, por vetëm nëse Joan Laporta rizgjidhet president.Flick e sheh veten si pjesë integrale të projektit të Laportës dhe ka diskutuar një mundësi zgjatjeje të kontratës, e cila do të fillonte zyrtarisht pas 1 korrikut, nëse presidenti aktual fiton sërish. telegrafi.com Sidoqoftë, pasiguria rritet në rast të një rezultati tjetër: trajneri është i përgatitur të largohet nga klubi nëse një kandidat…
Një bursë kriptomonedhash në Korenë e Jugut u shpërndau aksidentalisht klientëve më shumë se 40 miliardë euro në Bitcoin, duke i bërë ata për një kohë të shkurtër multimilionerë.Kishte planifikuar t’u jepte përdoruesve një shpërblim të vogël simbolik, por për shkak të një gabimi teknik, u transferuan 2.000 bitcoin për secilin klient.Bithumb kërkoi falje për gabimin dhe njoftoi se kishte rikuperuar 99.7% të 620,000 bitcoin-eve të dërguar gabimisht.”Duam ta sqarojmë se kjo çështje nuk ka të bëjë fare me hakim apo shkelje sigurie dhe nuk ka asnjë problem me sigurinë e sistemit apo menaxhimin e aseteve të klientëve”, tha Bithumb…
Distria Krasniqi ka arritur të fitoj medaljen e artë në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë të shtunën në mesditë. Pas një rrugëtimi të gjatë deri në finale, në finale Distria arriti të rrëzoi spanjollen Ariane Toro Soler me Ippon brenda 10 sekondave duke fituar medaljen e Artë.Xhudistja kosovare është mbretëreshë e Grand Slamit të Parisit, pasi ajo deri më tani ka fituar nëntë medalje.Federata Evropiane e Xhudos ka publikuar një video të Distria Krasniqit nga finlaja duke e quajtur mbretëreshë. “Mbretëresha e Parisit. 9 medalje deri më tani, katër të arta”, ka shkruar Federata evropiane…
Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka reaguar përmes një statusi në Facebook, duke kërkuar falje publike nga OBRM-PDUKM dhe deputeti Petrushevski për, siç thotë ai, gënjeshtra, shpifje dhe fyerje të vazhdueshme ndaj tij. Zaev paralajmëron se nëse nuk ka kërkim-falje brenda afatit ligjor, do të ngritë padi për të mbrojtur emrin dhe reputacionin e tij.Statusi i plotë: Demant ndaj gënjeshtrave të OBRM-PDUKM-sëPrej pesë vitesh jam jashtë politikës, pasi kam dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet politike dhe shtetërore. Pesë vjet, pothuajse çdo ditë që nga largimi im, partia OBRM-PDUKM, udhëheqja e saj, zëdhënësit dhe mediat e afërta me…
Qytetarët e Kosovës raportojnë nivelin më të lartë të ndjenjës së sigurisë personale në Ballkanin Perëndimor, sipas raportit më të fundit SecuriMeter 2025, të publikuar nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC).Sondazhi, i realizuar nga 30 maji deri më 18 qershor 2025 me 6,007 të anketuar në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, tregon se 64.3 për qind e qytetarëve të Kosovës ndihen të sigurt në jetën e përditshme, duke e renditur Kosovën në krye të rajonit për këtë tregues. Po ashtu, 58.4 për qind e të anketuarve në Kosovë e konsiderojnë vendin e tyre një vend të sigurt për të jetuar,…
Presidenti amerikan Donald Trump ka ndërmarrë hapin e pazakontë të emërimit të udhëheqësve ushtarakë për diplomaci të nivelit të lartë, duke dërguar komandantin më të lartë të SHBA-së në Lindjen e Mesme në bisedime mbi programin bërthamor të Iranit, dhe duke e pozicionuar sekretarin e ushtrisë si një negociator kyç për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë.Admirali Brad Cooper, kreu i Komandës Qendrore të SHBA-së, për herë të parë iu bashkua bisedimeve indirekte SHBA-Iran të premten në Oman, duke u shfaqur me uniformën e tij si një kujtesë për ndërtimin e fuqisë ushtarake amerikane në rajon, transmeton Telegrafi. Ndërsa Sekretari i…
Në ceremoninë e 78-të të Çmimeve të Shoqatës së Regjisorëve në Los Angeles, filmi “One Battle After Another” i Paul Thomas Anderson mori çmimin kryesor për Arritje të Jashtëzakonshme Regjisore në Filmin e Metrazhit të Gjatë. Ceremonia u mbajt në hotelin Beverly Hilton, me Kumail Nanjiani si prezantues dhe të pranishëm të tillë si Kate Hudson dhe Kerry Washington.Në fjalimin e tij, Anderson foli për pasionin ndaj krijimtarisë dhe nderoi ndihmësregjisorin e ndjerë Adam Somner, i cili ndërroi jetë në nëntor 2024 pas një beteje me kancerin e tiroides, shkruan DailyMail. Ai e përshkroi Somner si një profesionist të përkushtuar…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari