Author: korrektpress

Klubi anglez, Sunderland ka konfirmuar se mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, është i lënduar dhe do të mungojë në ndeshjen e tyre ndaj West Ham United.Sunderland është mysafir i West Hamit në ndeshjen e sotme (e shtunë), e vlefshme për javën e 23-të në Ligën Premier.Megjithatë, “Macet e Zeza” do ta kenë një mungesë të madhe për këtë takim. Bëhet fjalë për kapitenin e tyre, yllin shqiptar, Granit Xhaka, i cili është duke u rikuperuar nga një dëmtim i pësuar së fundmi.Njoftimi ka ardhur nga vetë faqja zyrtare e Sunderlandit. “Granit Xhaka nuk do të jetë pjesë e ndeshjes së sotme…

Read More

Një video e rrjedhur nga një takim i mbyllur tregon përpjekjet dëshpëruese të regjimit venezuelas për të kontrolluar narrativën pas kapjes së presidentit Nicolas Maduro nga forcat amerikane. Në këtë video, ministri i Komunikimit, Freddy Nanez, vendos telefonin pranë mikrofonit për një grup njerëzish pro‑qeverisë, ndërsa në altoparlant flet presidentja në detyrë, Delcy Rodriguez.Kjo e fundit pretendon se kur forcat amerikane kapën Maduron, atij, vëllait të saj, Jorge Rodríguez dhe Diosdado Cabello u dhanë vetëm 15 minuta kohë për t’u përgjigjur nëse do t’u përmbaheshin kërkesave të Uashingtonit – “përndryshe do t’i vrisnin”. Ajo thotë se u detyruan të bashkëpunonin…

Read More

Nga e hëna është paralajmëruar ndërprerje e trafikut të mallrave në pikat kufitare. Ministria e Punëve të Brendshme do të sigurojë qarkullim të pandërprerë për automjetet e udhëtarëve dhe autobusët.Ministria e Punëve të Brendshme – Sektori për Punë Kufitare dhe Migracion informon opinionin publik se në Ministrinë e Punëve të Brendshme është dorëzuar një njoftim për mbajtjen e një proteste publike nga shoqata “Makam-trans”, e cila është paralajmëruar të fillojë më 26.01.2026 në ora 12:00.Sipas njoftimit të dorëzuar, protesta është planifikuar të zhvillohet në pikat kufitare në vijim: Deve Bair, Dellçevë, Novo Sellë, Dojran, Bogorodicë, Mexhitli, Qafë Thanë, Bllacë dhe…

Read More

Tijjani Reijnders ka lavdëruar skuadrën e Manchester Cityt për kalimin e tij nga Milani në Ligën Premier pa probleme, pasi iu bashkua atyre verën e fundit.Mesfushori holandez, i cili ka kontribuar me gjashtë gola dhe shtatë asistime në 32 paraqitje këtë sezon, tha se mbështetja nga shokët e skuadrës e ndihmoi të ambientohej shpejt.“Që nga fillimi ka qenë shumë mirë. Ata më kanë ndihmuar drejtpërdrejt – më kanë bërë të ndihem si në shtëpi shumë shpejt dhe janë siguruar që të mund të përshtatem sa më shpejt të jetë e mundur me ekipin”, ka thënë fillimisht Reijnders. “Më dhanë një…

Read More

Një shofer është në paraburgim pasi përplasi një automjet në një terminal në Aeroportin e Detroit.Aksidenti ndodhi në Terminalin McNamara pranë sporteleve të “check” të Delta Air Lines.Autoriteti i Aeroporteve të Qarkut Wayne raportoi se automjeti hyri përmes një hyrjeje dhe goditi një sportel bilete. Shoferi u mor në paraburgim, ndërsa gjashtë persona u trajtuan në vend nga zjarrfikësit, tha autoriteti i aeroportit. — (@) Shkaku i aksidentit nuk dihet. Emri i shoferit nuk u bë publik menjëherë. Nuk ishte e qartë nëse kishte pasagjerë në automjet.Delta Air Lines tha në një deklaratë për CBS News se nuk kishte raportime…

Read More

Zhvillimi i inteligjencës artificiale dhe përhapja e videove ‘deepfake’ po e çojnë dezinformimin në një nivel të ri rreziku, veçanërisht në periudha të ndjeshme si fushatat zgjedhore.Kështu tha mes tjerash Aimona Vogli në “Përballje Podcast”.Sipas saj, inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë për të krijuar përmbajtje të manipuluara, përfshirë video dhe imazhe që duken autentike, por që në realitet janë të rreme.”Kjo e bën gjithnjë e më të vështirë dallimin mes së vërtetës dhe manipulimit, si për publikun ashtu edhe për mediat”.Vogli theksoi se, ndonëse AI po shfrytëzohet edhe për zhvillimin e mjeteve të verifikimit, pala që synon…

Read More

Ambasada Amerikane në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët për protestën e sotme të opozitës.Në njoftimin e publikuara në faqen zyrtare të ambasadës këshillon qytetarët amerikanë që të shmangin demonstratën, të kenë një plan emergjence dhe të kufizojnë shpërqendrimet si telefonat ose kufjet në publik, raporton A2cnn.Sipas ambasadës amerikane protestat dhe tubimet e mëdha shpesh fillojnë në mënyrë paqësore, situatat mund të ndryshojnë shpejt.Protesta do të nisë sot në orën 17:00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, midis Sheshit Skënderbej dhe Sheshit Nënë Tereza, pranë Kryeministrisë.Policia e Shtetit Shqiptar ka njoftuar se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzimet në pjesë të ndryshme të qytetit…

Read More

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një shtetas i Shqipërisë është vet-plagosur në Prishtinë.Rasti ka ndodhur të premten në ora 23:00 në rrugën “Bekim Fehmiu” në Prishtinë. “Raportohet se është vet-plagosur me armë zjarri i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, ku kanë konfiskuar një arme zjarri pistoletë me një karikator pa fishek”, thuhet në raport.Lidhur me rastin janë intervistuar edhe dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Read More

Një furnizues i mjeteve të blinduara dhe municioneve për Ukrainën është bërë personi më i pasur në botë në fushën e industrisë së mbrojtjes.Pasuria e magnatit Michal Strnad arrin vlerën e 37 miliardë dollarëve pas ofertës publike të aksioneve në burës holandeze.Michal Strnad, 33 vjeç, pronar i kompanisë së armatimit me qendër në Pragë, Czechoslovak Group AS, ka parë pasurinë e tij të rritet në rreth 37 miliardë dollarë, që përbën afërsisht 10 për qind të ekonomisë së Çekisë, pas debutimit të aksioneve të kompanisë në bursën e Amsterdamit.Aksionet e kompanisë u rritën rreth 28 për qind në mëngjesin e…

Read More

Klubi shqiptar i futbollit, Tirana, është zgjuar sot (e shtunë) me një lajm tragjik, pasi lojtari i tyre, Freddy Alvarez, ka humbur vajzën gjatë orëve të para të mëngjesit.Mesfushori 30-vjeçar nga Costa Rica ka humbur tragjikisht vajzën e tij gjatë ditës së sotme dhe njoftimi pa ardhur nga faqja zyrtare e klubit Tirana. “Me dhimbje të thellë ndajmë lajmin se vajza e lojtarit tonë, Freddy Alvarez, ka ndërruar jetë tragjikisht në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë”.“I gjithë klubi ynë është i tronditur dhe në zi, duke qëndruar pranë Freddyt dhe familjes së tij në këtë moment…

Read More