- Hardh Fest tejkalon të gjitha parashikimet, policia bllokon përkohësisht hyrjen kryesore për shkak të numrit të madh të njerëzve
- Hartat e botës nuk janë perfekte – ja çfarë paraqesin saktë dhe çfarë shtrembërojnë
- Peceta historike, këpucët e rekordit dhe fanellat e Botërorit: Thesaret e Messit
- Jessica Alba mahnit me bikini gjatë pushimeve në Itali me të dashurin 12 vite më të ri
- Djali i Trumpit prezanton pasaportën e re amerikane me fytyrën e babait të tij
- Faton Peci largohet nga drejtimi i degës së Guxo në Mitrovicë
- Në një organizimin madhështor, UBT mban Ceremoninë e Gradimit të studentëve të gjeneratës së 23-të
- “Çfarë s’na vret na bën më të fortë”/ Kryeministri Rama takon banorët pas flakëve në Himarë
Author: korrektpress
Disa muaj pasi kishte shpallur pavarësinë, Mali i Zi e njohu Kosovën si shtet të pavarur. Por, 18 vjet më pas, disa komuna në shtetin fqinj kanë vendosur ta “çnjohin” pavarësinë e Kosovës.Nisma kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës nisi në maj të këtij viti. Komuna e parë që miratoi një vendim të tillë ishte ajo e Zetës. Pas saj, ditë më parë, edhe Komuna e Plevlës doli me një vendim të ngjashëm. Por një veprim të tillë po e kundërshton Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi.Në një përgjigje për Tëvë1, nga kjo ministri kanë thënë se…
Një restorant në qytetin Hollywood të Floridës, SHBA, ka sjellë një koncept të pazakontë gastronomik: darka ku klientët mund të hanë plotësisht të zhveshur.C.L.A.S.S. Soirée Steakhouse organizon këtë eksperiencë një herë në muaj, të hënën e parë të çdo muaji. Ideja lindi pasi një grup nudistësh kishte marrë me qira restorantin për një darkë private, duke e shtyrë pronarin dhe shefin e kuzhinës, Maurad Ali, që ta kthente në një aktivitet të rregullt.Menuja përfshin një darkë me çmim fiks, me meze, pjata të para, një kombinim mishi dhe ushqimesh deti, si dhe një dolli me shampanjë. Numri i pjesëmarrësve është…
Familja e telefonave inteligjentë Motorola Edge 70 po zgjerohet me një model të ri, Motorola Edge 70 Neo, i cili pritet t’i bashkohet serisë ekzistuese.Modeli i ri synon të sjellë karakteristikat kryesore të linjës Edge në një pajisje më të përballueshme, duke u pozicionuar mes telefonave të kategorisë së mesme dhe modeleve më të avancuara.Sipas informacioneve të publikuara më herët, pajisja pritet të ketë mbështetje për rrjetin 5G, lidhje moderne si Bluetooth, Wi-Fi 6E dhe NFC, si dhe një bateri me kapacitet të lartë prej rreth 6500 mAh. Gjithashtu përmendet mbështetja për karikim të shpejtë me kabllo deri në 90W…
Vetëm 8.6% e individëve në Shqipëri kishin blerë në internet bileta për koncerte, festivale apo evente të tjera gjatë tre muajve përpara vrojtimit të vitit 2025, sipas të dhënave të Eurostat-it.Përqindja është shumë më e ulët se mesatarja e Bashkimit Europian, ku 26.8% e qytetarëve kishin blerë bileta online. Në BE më shumë se një në katër persona përdor internetin për të siguruar bileta për evente, ndërsa në Shqipëri këtë e bën më pak se një në 11 persona.Eurostat raporton se në krahasim me vitin 2024, pesha e qytetarëve të BE-së që blenë bileta online u rrit me 3.8 pikë…
Aktorja e njohur amerikane Donna Mills ka treguar se është befasuar nga kërkesat e pazakonta që ka nisur të marrë vetëm pak ditë pasi hapi profilin e saj në platformën OnlyFans.Ylli 85-vjeçar i serialit të famshëm Knots Landing kishte deklaruar më herët për revistën People se vendosi t’i bashkohej platformës për të qenë më pranë fansave të saj dhe për të krijuar një komunikim më të drejtpërdrejtë me ta.Megjithatë, nuk vonoi shumë dhe ndjekësit nisën t’i dërgonin kërkesa të pazakonta.Në një intervistë për Entertainment Tonight, Mills zbuloi se një prej kërkesave më të çuditshme lidhej me vreshtin e saj.“Dikush dëshiron…
Përparim Gruda nga PDK-ja ka deklaruar se partia e tij nuk është penduar për vendimin që të mos marrë pjesë në takimin e thirrur nga kryeministri Albin Kurti.Gruda tha se vendimi nuk është marrë me ngut, pa diskutim apo si rezultat i ndonjë inati, por përfaqëson një qëndrim të mirëmenduar të PDK-së.“Nuk jemi pishman, sepse kjo nuk është një përgjigje e marrë me ngut, as pa një diskutim dhe as si rezultat i ndonjë inati. Përgjigjja ‘jo’ është fare e thjeshtë, sepse nuk ka ndryshuar asgjë që para zgjedhjeve të 7 qershorit”, ka deklaruar Gruda në emisionin “Debat Plus” në…
Arsenali pritet të intensifikojë përpjekjet për të transferuar një mbrojtës qendre dhe një sulmues para mbylljes së afatit kalimtar të verës, por objektivi i tyre, Ezri Konsa, ndiqet edhe nga Liverpooli.”Topçinjtë” tashmë kanë shitur Christian Norgaardin te Evertoni për 7 milionë funte, ndërsa janë pranë finalizimit të transferimit të mesfushorit Bruno Guimaraes nga Newcastle United.Ndërkohë, prioritet për drejtuesit e klubit është bërë edhe përforcimi i mbrojtjes, pasi William Saliba pritet të mungojë për një periudhë të gjatë për shkak të një dëmtimi në shpinë. Sipas The Guardian, Arsenali po monitoron nga afër mbrojtësin e Aston Villës, Ezri Konsa. Megjithatë, londinezët…
Një person është arrestuar të mërkurën në Brezovicë, pasi dyshohet se ka kanosur me armë zjarri tre persona pas një mosmarrëveshjeje në një shteg malor.Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 5 gusht 2026, rreth orës 16:30, në afërsi të qendrës së skijimit në Brezovicë. Policia në Shtërpcë ka pranuar informacion për një rast të kanosjes me armë zjarri dhe ka nisur hetimet.Hetimet fillestare tregojnë se tre persona, të cilët po lëviznin me kuajt e tyre në një shteg të ngushtë malor, janë përballur me një person tjetër, i cili dyshohet se kishte lënë kalin e tij në rrugë…
Një sulm me dronë ukrainas me rreze të gjatë ka goditur qendrën logjistike të kompanisë ruse Wildberries në qytetin Aleksin, në rajonin e Tulës, duke shkaktuar një zjarr të madh që, sipas raportimeve, e ka shkatërruar objektin.Qendra logjistike, me një sipërfaqe prej rreth 200 mijë metrash katrorë, konsiderohej një nga objektet më të mëdha të këtij lloji në rajon. Ajo ishte planifikuar të zgjerohej në 300 mijë metra katrorë dhe të punësonte deri në 15 mijë persona. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë flakë të mëdha dhe tym të dendur që ngrihet mbi kompleksin, ndërsa raportimet pretendojnë se objekti…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se është takuar me 18 deputetët e partisë, me të cilët kanë diskutuar për përcaktimin e rrugëtimit të përbashkët politik në periudhën e ardhshme.Përmes një postimi, Abdixhiku u ka uruar deputetëve fat dhe shëndet në angazhimin e tyre institucional, duke theksuar se ata do të jenë në shërbim të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.“Me 18 deputetët e LDK-së, në përcaktimin e rrugëtimit të përbashkët përpara. Paçi fat e shëndet, në shërbim të Republikës dhe popullit të Kosovës nga nesër e tutje”, ka shkruar Abdixhiku.Ky mesazh…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari