- Pse evropianët po zgjedhin marrjen me qira para blerjes së shtëpisë?
- Selin flet hapur për marrëdhënien me Mirin pas Kutisë së Pandorës: Letrën e babait nuk e kam zbërthyer nga emocionet
- E konfirmon gazetari italian Fabrizio Romano: Ylli i Man Utd largohet në verë, do të transferohet në Serie A
- Gati gjysma e gjuhëve që fliten nëpër botë drejt zhdukjes – cilat janë më në rrezik?
- Banorët mësojnë mesazhin e Kutisë së Pandorës, Selin përballet me Mirin: E shokuar që nuk ndryshoi qasje
- Rrëfimi i Kushtrim Durakut që iu bashkua UÇK-së si 14-vjeçar
- Njeriu i rekordeve: Cristiano Ronaldo vendos një tjetër rekord unik
- Trepça e fiton “El Clasicon” e basketbollit kosovar ndaj Prishtinës
Author: korrektpress
Një konflikt i ashpër ka shpërthyer në shtëpinë e Big Brother VIP mes Selinës dhe Rogertit, pasi ky i fundit kritikoi ashpër raportin e Selinës me Mirin. Rogerti ka nxjerrë në pah se sipas tij nuk është normale që Miri t’i fërkojë kokën tek kofshët Selinës dhe ta trajtojë si vajzën e tij. Selin, nga ana tjetër, i ka kundërpërgjigjur duke e paralajmëruar të bëjë kujdes me mënyrën se si shprehet.Rogerti: “Unë dua që Selin ta kuptojë që Miri është një person shfrytëzues, do të bëjë incest”.Selin: “Kujdes se si e thua se do të vijë taka kokës, nuk e…
Deputeti i PD-së, Bardh Spahia, ka denoncuar se një fëmijë 10-vjeç është arrestuar nga policia dhe ndodhet në Komisariatin nr. 1. Në një komunikim për mediat nga jashtë ambienteve të Komisariatit Nr. 1, Spahia u shpreh se deri tani ka raportime se janë shoqëruar 23 protestues. Spahia deklaroi se fëmijës i është bërë presion dhe se ai ndodhet në gjendje shoku.“Ky është një fëmijë 10-vjeç që gjendet i arrestuar në Komisariatin nr. 1 të Tiranës. Është arrestuar pa praninë e psikologut. Është dhunuar dhe i është bërë presion i jashtëzakonshëm, është në shok të vërtetë psikologjik. Përveç atyre dhjetëra qytetarëve…
Misioni i KFOR-it ka njoftuar se ushtarë multinacionalë nga Komanda Rajonale – Perëndimi kanë realizuar patrullime në disa komuna të Kosovës perëndimore, në kuadër të aktiviteteve të rregullta për ruajtjen e sigurisë.Sipas njoftimit zyrtar, patrullimet janë zhvilluar si me mjete motorike ashtu edhe këmbësore, me qëllim të ruajtjes së një pranie të dukshme dhe fleksibile në terren, si dhe për të marrë informacione të drejtpërdrejta mbi zhvillimet aktuale.KFOR ka theksuar se aktivitete të tilla kontribuojnë në forcimin e koordinimit dhe ndërveprimit ndërmjet njësive multinacionale, duke mbështetur stabilitetin dhe sigurinë në përputhje me mandatin e misionit.Në njoftim rikujtohet se KFOR vazhdon…
Jemi tashmë në fillim të një viti të ri dhe interneti është ende plot me spekulime rreth asaj që parashikojnë parashikuesit e lashtë dhe mistikët për të ardhmen e njerëzimit.Midis tyre, emri i Baba Vangës është rishfaqur, me ndjekësit që rishikojnë një nga profecitë e saj më të debatuara që disa mendojnë se mund të lidhet me vitin 2026 – paralajmërimi ogurzi se shoqëria jonë po i afrohet një pike ku “ka shkuar shumë larg”.Ky parashikim besohet se përqendrohet rreth teknologjisë dhe moralit.Mbështetësit e saj pretendojnë se ajo parashikoi një kohë kur ekspertët dhe shoqëritë në nivel global do të…
Në mesazhin e tij për 60-vjetorin e Ditës Botërore të Komunikimeve Sociale, Papa Leo XIV thekson rëndësinë e sigurimit që inovacioni teknologjik, veçanërisht Inteligjenca Artificiale, t’i shërbejë njeriut, në vend që të zëvendësojë ose pakësojë dinjitetin njerëzor.Papa Leo XIV prezantoi Mesazhin e tij për 60-vjetorin e Ditës Botërore të Komunikimeve Sociale, me fokus në komunikimin digjital dhe Al, duke theksuar nevojën për të mbrojtur dinjitetin njerëzor në një epokë që po formësohet gjithnjë e më shumë nga inovacioni teknologjik.Papa paralajmëron se teknologjitë digjitale, veçanërisht sistemet e Al janë të afta për të simuluar zëra, fytyra dhe emocione dhe rrezikojnë të…
Vetëm vitin e kaluar ishin paraparë 33 reforma, si kusht për të përfituar fonde nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, por në pritje të ratifikimit e pa Kuvend, Kosova shkeli dhjetëra afate duke e vonuar vetën. Përkundër kësaj, për një pjesë ekziston një afat shtesë, ndërsa BE-ja i tha Dukagjinit se Kosova është ende e kualifikuar për të përfituar deri në 882 milionë euro.Plot 33 kushte të vendosura për Kosovën për të përfituar nga pagesat nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor i Bashkimit Evropian kanë pasur afat për përmbushje fundin e qershorit ose dhjetorit të vitit të kaluar.Një…
Volkswagen i dha SUV-it të tij elektrik një ridizajnim elegant. Ai do të ketë gjithashtu një emër të ri që mund ta njihni. ID.4 doli në shitje në vitin 2021 si SUV-i i parë plotësisht elektrik i Volkswagen dhe automjeti i parë elektrik i dedikuar në familjen “ID”.Pasi problemet e prodhimit në SHBA penguan shitjet në vitin 2024, ID.4 u rikthye vitin e kaluar, duke u renditur si automjeti elektrik i 10-të më i shitur në SHBA.Në Evropë, ID.4 ishte automjeti elektrik më i shitur i VW, duke e ndihmuar prodhuesin gjerman të veturave të tejkalonte shitjet e Teslës për…
Hyrja e Rogertit në shtëpinë e BBVA ka shkaktuar trazira të mëdha, duke krijuar debat dhe konflikte të ashpra mes tij dhe pjesës tjetër të banorëve. Situata ka marrë përmasa të forta gjatë përplasjes me Selin dhe Miri, ku Rogerti përdori shprehje të forta që ndezën tensionin në shtëpi.Gjatë debatit, Rogerti i tha Selin: “Të ishe ti motra ime, unë s’të fusja në shtëpi”, ndërsa ndaj Mirit u shpreh: “Ti je pro incestit”. BBVA/YouTubeSelin: “Nuk jam dakord me qasjen e Gertit në këtë lojë. Ka hyrë me këmbët e para. Që te darka, ku ne i kemi lënë disa gjëra…
Studiuesit kanë zbuluar “linja direkte” mes trurit dhe sistemit imunitar, që shpjegojnë pse stresi dhe emocionet ndikojnë realisht në shëndetNjë studim më i ri, i publikuar në janar 2026, ka zbuluar ekzistencën e rrugëve të drejtpërdrejta nervore që lidhin korteksin e trurit me nyjat limfatike, duke ofruar për herë të parë provë të qartë se mendja ndikon drejtpërdrejt në mbrojtjen e organizmit.Për dekada me radhë, shkencëtarët kanë spekuluar se ekziston një lidhje mes gjendjes mendore dhe shëndetit fizik, por mekanizmi me të cilin një mendim “jo material” shndërrohet në një reagim “biologjik” të trupit, kishte mbetur enigmë. Deri tani.Një ekip…
GO+Peja po kalon një periudhë jashtëzakonisht të vështirë në Superligën e Kosovës në basketboll, duke u futur në një krizë të thellë rezultatesh. Skuadra pejane të shtunën ka regjistruar humbjen e pestë radhazi, duke konfirmuar momentin negativ në kampionat.Në ndeshjen e zhvilluar të shtunën mbrëma në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë, Peja u mposht bindshëm nga Bora me rezultat 88:68, në kuadër të xhiros së 17-të. Bora e nisi takimin fuqishëm, duke dominuar dy çerekët e parë me rezultatet 26:17 dhe 25:14, për të shkuar në pushim me një epërsi komode prej 19 pikësh.Pas pushimit, Peja tregoi një reagim të…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari