Author: korrektpress

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vend do të mbajë mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me riga shiu. Sipas parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 8 deri në 12 gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë./Telegrafi/

Read More

Stinori pranveror në futbollin kosovar do të nisë me duelin e Superkupës së Kosovës, ku në finalen e madhe takohen Prishtina dhe Drita.Fituesi i Kupës së Kosovës, Prishtina do të përballet me kampionin në fuqi Dritën në Antalya.Kjo sfidë do të luhet sërish në Antalya, ku dy klubet kosovare po qëndrojnë për fazën përgatitore në qytetin bregdetar turk.Dueli mes dy gjigantëve të futbollit kosovarë do të filloj nga ora 12:30 me kohën tonë lokale.Sfida e sotme mes Prishtinës dhe Dritës është e treta këtë edicion, teksa dy skuadrat janë përballur dy herë në kampionat, ku sfida e parë në kryeqytet…

Read More

Eleonora Palmieri, veterinere italiane 29-vjeçare nga Cattolica, është një nga të mbijetuarat e zjarrit katastrofik në barin Le Constellation në Crans-Montana, i cili vrau 40 persona në natën e Vitit të Ri. Ajo u dërgua në një spital në Milano me djegie të rënda, ku ende po shërohet, raporton RTL .Gruaja shkroi në Instagram, duke ndarë foto që tregonin fytyrën e saj të djegur dhe krahët e duart e fashuara. Në një postim prekës, ajo falënderoi familjen, partnerin dhe stafin mjekësor. “Një falënderim i madh për mjekët dhe të gjithë stafin e spitalit, të cilët po kujdesen për mua me…

Read More

Një moment i veçantë dhe i mbushur me emocione ka ndodhur këtë të shtunë në Big Brother VIP për Brikenën. Pas një rrëfimi të sinqertë, banorja doli në oborr, ku e priste një surprizë e ëmbël: një tepsi me fli, përgatitur nga nëna e saj.Pak më vonë, nëna e Brikenës doli nga dhoma e dëshirave dhe u takua me vajzën e saj, e cila nuk arriti të mbante lotët. Me një buzëqeshje të ngrohtë, ajo u përshëndeti banorët: “I përshëndes të gjithë banorët. Mateon dhe të gjithë të tjerët. Jeni shumë të mirë”.Në këtë moment, Mateo u afrua në oborr…

Read More

Policia e Kosovës vazhdon të mos i trajtojë siç duhet rastet e dhunës në familje. Një raport i IPK-së, ka vë në pah shumë mangësi që bëjnë zyrtarët policor në trajtim të këtyre rasteve. Mosvlerësim i rrezikut për viktimat, mungesa e funksionimit të zinxhirit komandues janë disa nga gjetjetGjashtë rekomandime për trajtimin e rasteve të dhunës në familje, nga Inspektorati Policor janë drejtuar për disa nga stacionet policore në 8 komuna të Kosovës.Ky raport vë në pah se edhe më tutje nuk ka funksionalizim të ekipeve për të trajtuar rastet e dhunës në familje, e duke treguar edhe mangësi të…

Read More

Ndërsa rekordet e valëve të të nxehtit thyhen çdo vit në Evropë, vendet në të gjithë kontinentin po goditen rëndë nga ndryshimet klimatike. Megjithatë, vendet mesdhetare nuk po kryesojnë listën siç pritej.Viti 2025 ishte i treti më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë në Evropë, me marsin që ishte muaji më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë në kontinent, tregojnë të dhënat e reja të Copernicus.Temperatura mesatare arriti në 10.41 gradë Celsius, që ishte 1.17 gradë Celsius mbi periudhën referuese 1991-2020.Atlantiku Verior lindor, rajoni i Detit të Veriut që përfshin Britaninë veriore dhe pjesë të Skandinavisë, Mesdheu jugperëndimor dhe Rusia më perëndimore…

Read More

Për herë të parë mjekët përdorin MRI për të ftohur dhe shkatërruar tumoret me saktësi milimetrike, duke kursyer pacientët nga operacionet e rënda dhe kohë të gjata rikuperimi.Spitali i Liverpulit në Sydney ka prezantuar një teknologji të re inovative që u mundëson mjekëve të shkatërrojnë tumoret pa pasur nevojë për kirurgji klasike, duke përdorur metoda të avancuara të imazherisë dhe ngrirjes së indeve, raporton 9News Australia.Bëhet fjalë për një procedurë të quajtur cryoablation (krioablacion), e cila përdor temperatura ekstremisht të ulëta për të shkatërruar qelizat tumorale. Gjatë kësaj procedure, një gjilpërë shumë e hollë (cryo-probe) futet drejtpërdrejt në tumor dhe,…

Read More

Shtetet e Bashkuara e kanë kthyer sërish vëmendjen nga Grenlanda, këtë herë jo përmes deklaratave zyrtare, por përmes një fotoje.Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili ka shprehur vazhdimisht dëshirën e tij për të blerë Grenlandën nga Danimarka, tani i është bashkuar një trendi online që paraqet memen e shpërndarë gjerësisht “Nihilist Penguin”.Meme, e cila ka qarkulluar për gati dy dekada, buron nga dokumentari i Werner Herzog i vitit 2007, “Encounters at the End of the World”.Pamjet tregojnë një pinguin të vetmuar Adelie që ndahet nga kolonia e tij dhe endet drejt Antarktidës.Me kalimin e kohës, ky klip evoluoi në…

Read More

Jo të gjitha sëmundjet seksualisht të transmetueshme kanë simptoma të qarta, por disa prej tyre mund të çojnë në infertilitet nëse nuk zbulohen me kohëNuk është sekret që sëmundjet seksualisht të transmetueshme sjellin me vete një sërë problemesh dhe rreziqesh. Edhe pse sot, fatmirësisht, shumë prej tyre trajtohen më lehtë se më parë, nuk mund të thuhet gjithmonë se çdo infeksion do të zbulohet me kohë dhe se trajtimi do të parandalojë pasojat.Sipas ekspertëve, numri i të infektuarve me sëmundje seksualisht të transmetueshme është në rritje. Po rriten sërish rastet me klamidia, sifiliz dhe gonorre.Përveç faktit që këto shifra janë…

Read More

Policia e Shtetit ka reaguar përmes një njoftimi për mediat, pas protestës së organizuar këtë të shtunë nga Partia Demokratike, ku situata u tensionua përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit.Sipas njoftimit zyrtar, protestuesit kanë përdorur molotovë, lëndë piroteknike dhe sende të forta, duke shkaktuar dëmtime ndaj 11 efektivëve të policisë, të cilët aktualisht po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës dhe në repartin e djegies.“Gjatë tubimit të sotëm, të thirrur dhe organizuar nga Partia Demokratike, si pasojë e sulmeve me molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta para Kryeministrisë dhe sallës së Kuvendit, janë dëmtuar dhe po marrin ndihmë mjekësore 11…

Read More