Author: korrektpress

Drejtoria për Bujqësi e Komunës së Pejës ka njoftuar fermerët përfitues se të premten, më 7 gusht 2026, do të bëhet shpërndarja e mekanizmit bujqësor – rotokosave.Sipas njoftimit, gjithsej 18 rotokosa do t’u shpërndahen fermerëve përfitues në oborrin e Shkollës Fillore “28 Nëntori” në fshatin Raushiq.Shpërndarja do të nisë në orën 11:00.Drejtoria për Bujqësi ka theksuar se tërheqja e pajisjes së përfituar duhet të bëhet detyrimisht me traktor.Fermerët përfitues janë ftuar që të respektojnë orarin dhe kushtin e përcaktuar për tërheqjen e mekanizmit bujqësor. /Telegrafi/

Read More

Nënkryetarja e Prishtinës Besiana Musmurati ka njoftuar se është themeluar zyrtarisht Ekipi për të Drejtat e Fëmijës në Kryeqytet.Sipas Musmuratit, ky ekip përbën hapin e parë drejt forcimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe zbatimit të iniciativave e projekteve në dobi të fëmijëve.“Besoj se një qytet që është i jetueshëm për fëmijët është një qytet më i mirë për të gjithë”, ka shkruar ajo.Musmurati ka theksuar se përpara janë planifikuar projekte dhe aktivitete që synojnë përmirësimin e mirëqenies dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Kryeqytet. /Telegrafi/

Read More

Shëndeti i sistemit urinar ndoshta nuk është diçka për të cilën mendoni shpesh, derisa të shfaqet një problem – dhe atëherë bëhet e vetmja gjë që ju shqetëson. Kushdo që ka kaluar një infeksion të traktit urinar (UTI) e di sa e vështirë është të vazhdosh aktivitetet e përditshme në atë gjendje.Me kalimin e moshës, kujdesi për shëndetin e fshikëzës urinare bëhet edhe më i rëndësishëm, pasi problemet si infeksionet urinare, kanceri i fshikëzës dhe prolapsi (rënia) i fshikëzës janë më të zakonshme tek të moshuarit. Kjo lidhet me ndryshimet fizike që ndodhin me moshën, si dobësimi i muskujve të…

Read More

Të jesh nënë është një rol i vështirë dhe balancimi i përgjegjësive familjare me karrierën shton kompleksitetin e jetës së përditshme. Në rrjedhën e vazhdueshme të detyrave, kujdesi për shëndetin dhe mirëqenien tënde shpesh bie nga lista e prioriteteve. Megjithatë, t’i kushtosh vëmendje të vetëdijshme nevojave të tua, e njohur si kujdes për veten, është thelbësore për menaxhimin e stresit dhe për të qëndruar të shëndetshëm.Ndryshe nga besimi popullor se është një luks ose egoizëm, edhe periudhat e shkurtra të dedikuara për veten mund të zvogëlojnë ndjeshëm ndjenjat e lodhjes dhe rreziqet që lidhen me stresin dhe depresionin me të…

Read More

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, seancë kjo që u ndërpre pasi kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nuk paraqit emër për kryeparlamentar/e.E OVL e UÇK-së në një reagim thekson se Kosova nuk është pronë e asnjë udhëheqësi ose partie. Ndërpritet seanca, Kurti nuk prezanton emër për kryeparlamentar – kërkon kohë shtesë për marrëveshje politike Reagimi i plotë:Shprehim kundërshtimin tonë të plotë ndaj çdo përpjekjeje për ta mbajtur Kosovën peng të llogarive partiake të Albin Kurtit. Pas zgjedhjeve, Kuvendi ende nuk funksionon dot, ndërsa vendi…

Read More

I dërguari i presidentit amerikan, Donald Trump për Misione të Veçanta, Richard Grenell, po kalon disa ditë pushimi në jug të Shqipërisë, duke zgjedhur rivierën shqiptare si destinacion për pushimet verore.Grenell ka ndarë në llogarinë e tij në Instagram një sërë fotografish nga qëndrimi në bregdetin shqiptar, ku shfaqet duke shijuar natyrën, detin dhe atmosferën e relaksuar së bashku me miq dhe familjarë.Krahas imazheve të publikuara, ai ka shkruar shkurt: “Shqipëria me shoqëri dhe familje”. Foto: InstagramPostimi i tij ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale, të cilët kanë komentuar pozitivisht, duke i uruar pushime të këndshme dhe duke…

Read More

Konflikti me Iranin dhe kërcënimet e reja të Huthive po e vendosin rajonin e Egjiptin nën presion ekonomik dhe diplomatik. Kajro mbështetet te diplomacia dhe ndërmjetësimi, por ndikimi në konflikt mbetet i kufizuar.Kanali i Suezit shtrihet në një gjatësi prej rreth 193 kilometrash. Kjo rrugë ujore, që lidh Detin Mesdhe me Detin e Kuq, u kursen anijeve që lundrojnë mes Evropës dhe Azisë një devijim prej rreth 10.700 kilometrash rreth Kepit të Shpresës së Mirë. Që nga hapja e tij në vitin 1869, kanali është konsideruar një nga rrugët tregtare më të rëndësishme në botë. Megjithatë, që prej sulmeve të…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një reagim në lidhje me dokumentin “Besa”, një qasje që ai e ka prezantuar si metodën e re të punës për mandatin e katërt qeverisës.Në një postim të bërë në rrjetet sociale, Rama e ka përmbledhur kuptimin e “Besës” me katër fjalë: “Besim, Empati, Shërbim dhe Angazhim”.Kreu i qeverisë kishte shpjeguar më herët se ky dokument lidhet me rikthimin e besimit mes qytetarëve dhe institucioneve, duke e cilësuar si një mënyrë të re për ta afruar administratën me njerëzit.“Besimi nuk vritet me një krisëm, largohet kur trazohet uji, nuk kthehet me një thirrje, por vetëm…

Read More

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Vjedhje e rëndë”.Sipas Policisë së Kosovës, kërkesa është bërë me autorizim të prokurorisë kompetente, ndërsa qytetarët janë ftuar të ofrojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarit.Policia ka bërë të ditur se informacionet mund të raportohen në numrin 192, ndërsa qytetarët mund të kontaktojnë edhe përmes adresës elektronike info@kosovopolice.com.Institucionet kanë apeluar që çdo informacion relevant të përcillet te autoritetet, në mënyrë që të ndihmohet hetimi dhe procedurat e mëtejshme lidhur me rastin.…

Read More