Author: korrektpress

Edhe pse kamerat e sigurisë nga sistemi “Safe City” janë vendosur, në rrugët e Tetovës dhe bulevarde, nuk ka shenja paralajmëruese për kamera apo radar për matje të shpejtësisë, që janë parakusht për funksionimin e kësaj aparature dhe dënimin e vozitësve. Zëvendës kryetari Albi Qamili, thotë se tenderi për furnizime me sinjalizimin horizontal dhe vertikal është mbyllur dhe është përzgjedhur kompania.“Në fillim të këtij muaji menjëherë është hapur prokurimi publik për vendosjen e sinjalistikës ndriçuese, sinjalistikës vertikale pra të semaforëve dhe shenjave të komunikacionit. Është zgjedhur kompania dhe tani jemi në fazën e ankesave dhe besoj se nga fillimi i…

Read More

DJ personal i Gjestit, fituesit të Big Brother VIP Albania 4, Gimbo, është bërë banori më i ri i këtij formati.Ai iu bashkua shtëpisë më të famshme të shtunën, ku pas tij u fut edhe këngëtarja Baby G.I njëjti tregon edhe një këshillë që ka marrë nga miku i tij i ngushtë për lojën brenda. Foto: Instagram“Këshilla që më ka dhënë Gjesti, shko edhe fito”, u shpreh ai.Mbetet për t’u parë se si do të jetë loja e DJ Gimbos dhe nëse ka marrë ndonjë mësim nga Gjesti.Ky i fundit ka kohë që ka bërë një tërheqje nga rrjetet sociale…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka komentuar në një intervistë për BBC-në lidhur me mundësinë e të qenit pjesë e Bordi për Paqe dhe uljen pranë presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.Gazetari i BBC-së e pyeti se si do të ndihej nëse do të ulej pranë liderit rus në këtë organizatë ndërkombëtare. Osmani u përgjigj se pjesëmarrja e Kosovës në këtë bord është e ndryshme nga përfshirja e saj në Kombet e Bashkuara, ku Rusia ka të drejtë vetoje dhe ka bllokuar shpesh integrimin e Kosovës.“Ne kemi qenë duke u përpjekur të bëhemi anëtarë të Kombeve të Bashkuara për kaq gjatë,…

Read More

Me rreth 12 mijë hektarë tokë të përmbytur, vlera e dëmit në bujqësi nga prodhimi me shumicë te çmimet e tregut varion nga 14 deri në 30 miliardë lekë (300 milionë euro), sipas vlerësimeve paraprake të ekspertëve.Të dhënat e posaçme nga burimet brenda Ministrisë së Bujqësisë tregojnë se përmbytjet e fundit në nivel kombëtar kanë dëmtuar rreth 3,598 hektarë drithëra, foragjere rreth 3,148 hektarë, kultura të tjera bujqësore rreth 4,151 hektarë perime dhe luleshtrydhe 480 hektarë, kryesisht në serra, ndërsa pemë frutore, vreshta dhe ullinj, rreth 790 hektarë. Mbi 1570 banesa janë dëmtuar dhe infrastruktura e transportit ka pësuar shumë…

Read More

Siç njofton Prokuroria e Tiranës, 6 persona janë dërguar në gjyq për veprat penale të falsifikimit të dokumenteve dhe ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve, pas hetimeve që zbuluan një rrjet që organizonte largimin e shqiptarëve drejt SHBA-ve dhe Kanadasë me dokumente të falsifikuara, kundrejt pagesës prej 35 mijë eurosh.Sipas Prokurorisë, shtetasi H.M., i hetuar më parë për kontrabandë njerëzore, ka organizuar këtë aktivitet duke përdorur rrugë nga Shqipëria dhe Europa drejt Karaibeve, dhe prej aty me dokumente false drejt SHBA-ve dhe Kanadasë. Ai ka pajisur disa shtetas me pasaporta dhe letërnjoftime të falsifikuara.Hetimet zbuluan gjithashtu rolin e bashkëshortes…

Read More

Ish-e dashura e Brooklyn Beckham, Afton McKeith, ka dalë në mbështetje të tij pas një deklarate që shkaktoi trazira ditët e fundit, në të cilën ai bëri akuza të rënda kundër prindërve të tij të famshëm. Aktorja (25 vjeçare), e cila ishte në lidhje me Brooklyn (26 vjeç) disa vite më parë, pretendon se ai po thoshte të vërtetën dhe se kishte luftuar me rritjen nën vëmendjen e publikut për një kohë të gjatë.”Shumë nga kjo ka qenë duke u përgatitur për vite me radhë. Kjo nuk ndodhi brenda natës”, tha ajo për The Sun. View this post on Instagram…

Read More

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se SPB-Manastir ka ngritur kallëzim penal kundër një 46 vjeçari nga Shkupi për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “mashtrim” sipas nenit 247 të Kodit Penal.Njoftimi i plotë nga MPB:“Më 25.01.2026, SPB Manastir, në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminalistike pranë BSP-së, në Prokurorinë Themelore Publike Manastir paraqiti kallëzim penal kundër M.A. (46) nga Shkupi, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Mashtrim” sipas nenit 247 të Kodit Penal.Më 11.11.2025, një 72-vjeçare nga fshati Bukovë është mashtruar përmes telefonit nga një person që u paraqit si inspektor policie dhe…

Read More

Sulmuesi Xherdan Shaqiri ka shënuar dy gola të bukur për ta barazuar rezultatin për Baselin ndaj Zurichut.Zurichu kaloi herët në epërsi falë Phaeton, që u asistua nga Bledian Krasniqi, mirëpo Baseli u kthye në lojë falë golit të Xherdan Shaqirit.Lojtari nga Gjilani e finalizoi për mrekulli asistimin e Otele (11’), me një goditje të saktë, ku s’i dha asnjë shans portierit vendas – VIDEO.Ndërkohë, vlen të ceket se gol shënoi edhe Dion Kacurri, por u anulua nga VAR-i shkaku që kishte prekje të topit me dorë.Zurichu e riktheu epërsinë në përfundimin e pjesës së parë falë Keny, sidoqoftë vetëm dy…

Read More

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka mohuar se paralajmërimi i Komunës së Prishtinës për erëra të forta në kryeqytet është bazuar në të dhënat e këtij institucioni.Në një postim të publikuar në Facebook, IHMK kishte deklaruar se nuk ka lëshuar parashikim për rrezik nga erërat për datën 25 janar, duke theksuar se njoftimi i Komunës së Prishtinës nuk përputhej me parashikimet e institutit.“IHMK sqaron se njoftimi i Komunës së Prishtinës për erëra të forta për sot, 25 janar, nuk është i mbështetur në parashikimin e motit nga IHMK… Parashikimi për datat 24 dhe 25 janar është i publikuar në faqen…

Read More

Arsenali synon të shkruajë histori të re ndaj Manchester Unitedit sot në “Emirates Stadium”, teksa skuadra e Mikel Artetës vazhdon marshimin drejt titullit të parë të Ligës Premier pas 21 vitesh.Përballja me “Djajtë e Kuq” vjen në një moment ideal për londinezët, të cilët mund të barazojnë një rekord 46-vjeçar në kampionat. Arsenali i ka fituar katër përballjet e fundit të Ligës Premier në shtëpi ndaj Man Unitedit, seria më e gjatë ndonjëherë kundër këtij kundërshtari, ndërsa një tjetër fitore do ta bënte ekipin e parë pas West Bromit (1976–1980) që triumfon pesë herë radhazi në shtëpi ndaj Manchester Unitedit.Skuadra…

Read More