Author: korrektpress

Nesër rreth mesditës, 370 automjete të rënda do të bllokojnë të gjitha pikat kufitare në vend. Do të ndalet transporti i mallrave drejt Bashkimit Evropian dhe tranziti nëpër rajon. Do të lejohen vetëm kamionët që transportojnë ilaçe, kafshë të gjalla, eksplozivë dhe municion.Shkak për protestën është sistemi i ri i hyrje-daljes në vendet e zonës Shengen, i cili kufizon qëndrimin e shoferëve të kamionëve nga Ballkani Perëndimor. Plani është që bllokadat të zgjasin shtatë ditë, por protestuesit janë të gatshëm t’i ndërpresin ato nëse BE-ja nis negociata për zgjidhjen e problemit.“Nëse qoftë ditën e parë apo të dytën dërgohet sinjal…

Read More

Vetëm 19 vjeçe, por me një zë që rrëmben vëmendjen që në notën e parë. Hana Orllati nga Kosova ka ndezur emocionet në skenën e “The Voice of Finland”, duke mahnitur jurinë dhe publikun me interpretimin e saj fantastik.Me këngën “How I Was Supposed To Live Without You”, Hana Orllati arriti të kalojë me sukses fazën e parë të kësaj gare prestigjioze këndimi, duke dëshmuar se talenti i saj nuk njeh kufij. Foto: YouTubeZëri i saj i fuqishëm, u prit me reagime entuziaste nga publiku dhe juria.Rruga e Hanës me muzikën ka nisur herët. Që në fëmijëri ajo ka qenë…

Read More

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në Orikum.Në ndihmë të forcave zjarrfikëse të Vlorës kanë shkuar edhe mjete dhe efektivë nga Himara. Era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve, duke vështirësuar ndërhyrjen për shuarjen e zjarrit.Në vendngjarje po vijon puna intensive për vënien nën kontroll të situatës.

Read More

Një fitore e pastër dhe e bindshme për Juventus, që triumfoi me 3-0 ndaj Napolit në derbin e javës së 22-të të Serie A, në Allianz Stadium.Ndeshja nisi me intensitet të lartë dhe Juventus arriti të gjejë avantazhin e parë në minutën e 22-të. Jonathan David shfrytëzoi një pasim të shkëlqyer dhe goditi saktë në këndin e djathtë, duke çuar rezultatin 1-0 për skuadrën bardhezi. telegrafi.com Napoli u përpoq të reagojë dhe kërkoi një penallti në minutën e 40-të, por gjyqtari vendosi se ndërhyrja ishte e pastër. Në pjesën e dytë, Juventus tregoi dominim të plotë. Në minutën e 77-të,…

Read More

Dy banorët e BBVK-së, Dolce dhe Limi janë parë sërish duke kaluar kohë së bashku.E kjo gjë e ka zhgënjyer Alba Pollozhanin, e cila tha se s’do të shoh gjëra të tilla.“Pas darkës ishte super mirë. Nuk dua t’i shoh këto gjëra”, është shprehur ajo. Foto: Instagram”Pse Albës iu largove sot. Nuk kam ardhur këtu për lojëra, nuk jam unë lojë. Nuk e kam problemin të flas me tjera por jo lojëra me mua”, tha ajo në një bisedë me Labinot Rexhën.Limi u sqarua me Dolcen për distancimin e tyre dhe pse vendosën një gjë të tillë.Dolce u shpreh e…

Read More

Radio Dukagjini dhe emisioni Radar filloi një seri të re dokumentare–rrëfyese. “Mes katër muresh”, nën moderimin e Edita Doli, filloi transmetimin javor, ku trajtohen tema të lidhura me shëndetin mendor dhe mirëqenien emocionale, duke ofruar një hapësirë të rëndësishme publike për diskutim të hapur dhe profesional mbi këtë fushë ende të stigmatizuar në shoqërinë tonë. Çdo episod sjell rrëfime të sinqerta të individëve që ndajnë përvojat e tyre personale në përballje me ankthin, depresionin, traumën dhe vështirësi të tjera emocionale. Sonte në këtë episod rrëfejnë çifti që për 13 vite tentuan tetë herë të bëhen prindër por nuk ia dolën.…

Read More

Sulmuesi Meriton Korenica ka shënuar një gol të bukur për ta përmbysur epërsinë në derbin ndaj FCSB.Ylli i Kosovës që po lidhet me kalimin te DC United shënoi golin e dytë pas një kundëraksioni të shpejtë.Korenica mori një pasim të gjatë ndaj Illie, ku me një parabolë të bukur e la të shtangur portierin vendas (44’).Për më shumë shikoni golin:Ndërkohë, ende nuk dihet nëse DC United do të ofrojë mbi 4 milionë euro për shërbimet e lojtarit kosovar, vlerë që e kërkon Cluji për ta liruar para se të mbyllet ky afat kalimtar dimëror./Telegrafi

Read More

Psikologët zbulojnë mekanizmin emocional që e kthen dashurinë në konflikt dhe shtëpinë në fushëbetejëKur në media u shfaq lajmi se në familjen Beckham po shpërthejnë sërish tensione, shumëkush e pa si edhe një thashethem nga bota e të famshmëve. Brooklyn Beckham, bashkëshortja e tij Nicola Peltz, nëna Victoria dhe babai David, fotografi perfekte në tapetin e kuq, e pastaj papritur rrëfime për distancë emocionale, marrëdhënie të ftohta dhe tensione familjare. Por, nën gjithë këtë shkëlqim, fshihet diçka shumë më e afërt për secilin prej nesh.Sepse kjo nuk është thjesht një histori për të famshëm. Kjo është historia e pothuajse çdo…

Read More

Një ndeshje emocionuese dhe e mbushur me kthesa u zhvillua sot në Emirates Stadium, ku Manchester United arriti të triumfojë si mysafir 3-2 ndaj Arsenalit në një përballje dramatike të javës së 23-të të Ligës Premier.Golat për Arsenalin u shënuan nga Lisandro Martinez (autogol) dhe Mikel Merino, por Manchester United reagoi me tre gola të bukur, të realizuar nga Bryan Mbeumo, Patrick Dorgu dhe Matheus Cunha.Pikërisht ky i fundit, i cili u fut në lojë në pjesën e dytë dhe shënoi golin e fitores, ishte më i vlerësuari nga SofaScore me notën 8.1. Edhe Mbeumo (7.6), Dorgu (7.4) dhe Casemiro…

Read More

Ministria e Shëndetësisë thotë se ligji për mbrojtje nga duhani është i mirë. Në njoftimin e fundit shkruajnë se projektligji i ri parashikon masa për rritjen e ndërgjegjësimit publik dhe mbështetje për ndërprerjen e varësisë nga duhani. Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, shpjegon se sistemi synon të ndihmojë duhanpirësit të heqin dorë nga duhani pa u stigmatizuar. Ligji parashikon obligime për zbatimin e programeve parandaluese, këshillime dhe edukime, si dhe mbështetje të gjithanshme gjatë procesit të largimit nga varësia. Aliu thekson se varësia nga nikotina është një problem shëndetësor publik dhe se parandalimi është më efektiv dhe më pak i…

Read More