Author: korrektpress

Pas temperaturave të larta që kanë mbizotëruar gjatë ditës së sotme, një rrebesh i fuqishëm shiu ka përfshirë pasditen e së premtes fshatin Klladërnicë të Skenderajt dhe Mitrovicën duke sjellë ndryshim të menjëhershëm të motit.Rrebeshi ka përfshirë Skenderajn me Mitrovicën, duke vështirësuar përkohësisht qarkullimin dhe ulur dukshmërinë për drejtuesit e automjeteve.Rrebeshi ka sjellë rënie të temperaturave pas vapës së ditëve të fundit, ndërsa deri më tani nuk është raportuar për dëme materiale apo incidente të shkaktuara nga moti i lig. /Telegrafi/

Read More

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në vend duke thënë se zhbllokimi i situatës politike mund të arrihet vetëm përmes kompromisit.Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Hoti tha se ka përcjellë qëndrimet politike të djeshme dhe të sotme të përfaqësuesve të LVV-së, duke ritheksuar se LDK-ja është e gatshme të kontribuojë në themelimin e institucioneve.“Po i përcjell qëndrimet politike të djeshme dhe të sotme të zyrtarëve të LVV-së. Sigurisht se LDK-ja ka vullnet të ndihmojë në themelimin e institucioneve. Por kjo duhet dhe mund të bëhet vetëm duke treguar…

Read More

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë për muajin Qershor 2026.Sipas njoftimit bëhet e ditur se numri i vizitorëve në hotelet e Kosovës ka shënuar rritje gjatë muajit qershor 2026 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Nga të dhënave zyrtare, në qershor të këtij viti në hotele janë regjistruar gjithsej 70.234 vizitorë. Prej tyre, 28.638 ishin vizitorë vendorë, ndërsa 41.596 ishin vizitorë të huaj.Siç thuhet në njoftim krahasuar me qershorin e vitit 2025, kur numri i përgjithshëm i vizitorëve ishte 63.502, këtë vit është shënuar një rritje prej 10,6 për qind.“Në Qershor 2026, numri…

Read More

Instituti Hidrometeorologjik ka përditësuar motin për sot, gjersa ka bërë të ditur se aktualisht, në disa rajone të vendit janë zhvilluar vranësira konvektive (Cumulonimbus), të cilat po krijojnë kushte për reshje lokale shiu, të shoqëruara vende-vende me shkarkesa elektrike, erëra të përkohshme të fuqishme dhe, në zona të izoluara, edhe breshër.IHK njofton se reshjet nuk do të përfshijnë gjithë territorin e Kosovës. Përditësim i informacionit meteorologjikAktualisht, në disa rajone të vendit janë zhvilluar vranësira konvektive (Cumulonimbus), të cilat po krijojnë kushte për reshje lokale shiu, të shoqëruara vende-vende me shkarkesa elektrike, erëra të përkohshme të fuqishme dhe, në zona të…

Read More

Turqia, Arabia Saudite dhe Pakistani kanë nënshkruar të premten një marrëveshje të re trepalëshe të mbrojtjes, e cila zyrtarisht është quajtur “Marrëveshja e Mekës”.Marrëveshja synon të rrisë koordinimin në fushën e sigurisë, përfshirë bashkëpunimin ushtarak, shkëmbimin e inteligjencës dhe zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes. Detajet e plota të paktit ende nuk janë bërë publike.Tre vendet kanë thelluar lidhjet e tyre në një kohë kur Lindja e Mesme po përballet me tensione të shtuara. Pakti bashkon Turqinë – vend anëtar i NATO-s me një nga ushtritë më të mëdha në aleancë, Arabinë Saudite – një fuqi kryesore ekonomike dhe politike në…

Read More

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka bërë të ditur edhe të premten se do të mbetet ne opozitëduke kërkuar njëkohësisht që të përmbyllet konstituimi i Kuvendit dhe t’i hapet rrugë formimit të institucioneve të reja.Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, përmes një letre drejtuar Albin Kurtit të premten, ka thënë se qëndrimi i partisë së tij ishte bërë i qartë edhe në takimin e 10 korrikut dhe në përgjigjen e 3 gushtit. “Për shkak të dallimeve tona programore dhe konceptuale, Partia Demokratike e Kosovës do ta ushtrojë përgjegjësinë e saj në opozitë, brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës. Aty do ta…

Read More

Gigi Hadid dhe Bradley Cooper kanë rikthyer vëmendjen e publikut pas paraqitjes së tyre të fundit në Paris, ku çifti u pa duke kaluar kohë së bashku në një palestër. Dalja e tyre vjen mes spekulimeve se dyshja mund të jenë martuar fshehurazi.Modelja 31-vjeçare u shfaq elegante me një bluzë të bardhë transparente dhe një palë reçipeta të zeza, ndërsa në dorën e saj të majtë u vu re një unazë që nxiti më shumë diskutime. Sipas raportimeve, ajo mund të jetë një unazë luksoze nga marka franceze e bizhuterive Boucheron, shkruan DailyMail.Thashethemet për një hap më serioz në lidhjen…

Read More

Një banor i Shkupit me nivel alkooli në gjak prej 3.29 promil shkaktoi një aksident trafiku në Shkup, pas të cilit u privua nga liria.Incidenti ndodhi dje rreth orës 15:10 në rrugën Prolet, ku 34-vjeçari I.A.L. nga Shkupi, duke drejtuar një makinë “Matiz” me targa të Shkupit, u përfshi në një aksident trafiku me një “Honda” të drejtuar nga 20-vjeçari D.P. nga Shkupi.Aksidenti shkaktoi dëme materiale. Gjatë hetimit, oficerët e policisë përcaktuan se 34-vjeçari po drejtonte nën ndikimin e alkoolit, me alkotestin që tregoi një nivel të pabesueshëm prej 3.29 promil alkooli në gjakun e tij.I.A.L. u ndalua në orën…

Read More

Mesfushori argjentinas i Chelseat, Enzo Fernandez, është shfaqur si objektivi kryesor i transferimeve të Manchester Cityt për të forcuar mesfushën e tyre në pritje të largimit të mundshëm të Rodrit te Barcelona.Sipas gazetarit Gianluca Di Marzio, trajneri Enzo Maresca është i etur të ribashkohet këtë verë me lojtarin që më parë e kishte menaxhuar në Stamford Bridge.Marrëveshja nuk është ende në fazën e marrëveshjes midis klubeve, por interesimi i Cityt pritet të rritet këto ditë..@ManCity, il sogno per il dopo Rodri è Enzo Fernandez https://t.co/iB9Jw58mVn— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) August 6, 2026 Chelsea e ka Fernandezin nën kontratë deri në…

Read More

Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ka njoftuar se IAAP “Tafil Kasumaj” është pajisur me një kabinet të ri të Mjekësisë, donacion nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI).Sipas Ramosajt, ky investim do të krijojë mundësi më të mira për zhvillimin e mësimit praktik dhe përgatitjen profesionale të nxënësve të këtij drejtimi.Kabineti i ri i shtohet atij të dhuruar nga Komuna e Deçanit vitin e kaluar, duke bërë që shkolla tashmë të ketë në dispozicion dy kabinete moderne për drejtimin e Mjekësisë.“Ky investim i shtohet kabinetit të Mjekësisë që Komuna e Deçanit e dhuroi vitin e kaluar,…

Read More