Author: korrektpress

Basketbollistët e Oklahoma City Thunder pësuan një humbje të ngushtë në parketin e tyre, duke u mposhtur nga Toronto Raptors me rezultatin 103:101.Skuadra kanadeze u udhëhoq drejt fitores nga Immanuel Quickley, i cili realizoi 23 pikë, 11 ribaunde dhe dy asistime. RJ Barrett kontribuoi me 14 pikë, gjashtë ribaunde dhe dy asistime, ndërsa Brandon Ingram shtoi 13 pikë, pesë ribaunde dhe katër asistime. Me nga dhjetë pikë kontribuan Barnes, Dick dhe Mamukelashvili. Barnes regjistroi gjithashtu 11 ribaunde dhe tetë asistime, Dick shtoi tre ribaunde, ndërsa Mamukelashvili pesë ribaunde dhe tre asistime.Në anën tjetër, Shai Gilgeous-Alexander ishte më i miri për…

Read More

Këtë vit, iniciativa globale Hour of Code u shënua në Kosovë në një format të ri dhe më të avancuar – Hour of AI – duke sjellë për herë të parë një fokus më të theksuar edhe në IA (Inteligjencën Artificiale), përveç kodimit klasik. Ky aktivitet shënoi edhe hapjen zyrtare të Edicionit të Tetë të Garës së Robotikës, organizuar nga Liga e Krijuesve Kosovarë (KosovaMakers League), si aktiviteti i parë në mbarë vendin. Iniciativa u realizua me koordinimin dhe mbështetjen e Ligës së Krijuesve Kosovarë, e cila uangazhua për ta shtrirë aktivitetin në sa më shumë institucione dhe komuna, duke…

Read More

Gjashtë persona kanë marrë lëndime trupore të dielën rreth orës 23:35 në fshatin Mamushë të Prizrenit. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur mes tri veturash. Tutje bëhet e ditur se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor. “Fsh. Mamush, Prizren / 25.01.2026 – 23:35. Është raportuar për aksident trafiku me të lënduar në mes të tri automjeteve, përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar një femër kosovare dhe pesë meshkuj kosovarë. Të lënduarit pas tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Read More

Enzo Fernández dhe Moises Caicedo vazhdojnë të jenë shtyllat kryesore të mesfushës së Chelseat, ndërsa mbrojtësi i talentuar anglez Levi Colwill konsiderohet si një nga projektet afatgjata më të rëndësishme të klubit.Sipas BBC-së, Chelsea mund të përballet së shpejti me kërkesa nga disa prej lojtarëve të tij kyç, të cilët synojnë përmirësim të kontratave ekzistuese.Raportohet se Caicedo, Fernandez dhe Colwill kanë shprehur dëshirën për të hapur bisedime me drejtuesit e klubit lidhur me kushtet personale, duke reflektuar rolin gjithnjë e më të rëndësishëm që ata kanë në skuadër. Megjithatë, drejtuesit e Chelseat planifikojnë të shtyjnë çdo diskutim formal për kontratat…

Read More

Një defekt në furnizimin me energji elektrike ka shkaktuar një situatë të rrezikshme në Minierën e Trepçës, ku dhjetëra minatorë dyshohet se kanë mbetur përkohësisht të ngujuar nën tokë.Sipas raportimeve nga mediat lokale, minatorët e ndërrimit të dytë janë bllokuar në horizontet 10, 9 dhe 8, qindra metra nën tokë, pasi për shkak të problemit me rrymën nuk kanë funksionuar ashensorët.Ata është dashur të përfundojnë ndërrimin dhe të dalin nga miniera disa orë më herët.Lidhur me rastin, Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Trepçës, Ibrahim Januzi, ka deklaruar për Telegrafin se situata tashmë është tejkaluar.“Po, ka pasur problem…

Read More

Duket se dinamika mes banorëve ka marrë një kthesë të papritur. Limi, i cili deri pak kohë më parë shihej shumë afër Dolces, tani po kalon gjithnjë e më shumë kohë pranë Albës, duke krijuar konfuzion dhe tension në shtëpi. Ky ndryshim i shpejtë nuk është pritur mirë nga Dolce, e cila është shprehur e zhgënjyer dhe e irrituar nga sjellja e tij. BBVK/YouTubeSipas saj, Limi ka ndryshuar qëndrim brenda vetëm pak orësh, duke i kthyer fjalët dhe duke mos qenë i qartë në veprimet e tij. “Gënjeshtarët nuk i kam qejf, as në shoqëri, as në shtëpi, as të…

Read More

Në çdo marrëdhënie apo martesë, ndonjëherë ka mosmarrëveshje dhe momente për të cilat më vonë pendohemi. Megjithatë, nëse problemet vazhdojnë të përsëriten, ia vlen të njihni rolin tuaj dhe të mendoni se si mund të kontribuoni në një marrëdhënie më të mirë.Ndonjëherë është një mundësi për rritje ose, në disa raste, një shenjë se mund të jetë koha për të thënë lamtumirë, gjë që është më mirë sesa të jetosh në pakënaqësi të vazhdueshme. Nëse nuk je i sigurt nëse je shkaku i problemit, kushtoji vëmendje disa shenjave kryesore:Ti gjithmonë dëshiron të kesh të drejtëAskush nuk mund të ketë të…

Read More

Raportohet se është dhunuar një grua në Deçan. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 00:01, në Deçan. Tutje bëhet e ditur se rasti është në procedurë të rregullt. “Deçan / 25.01.2026 – 00:01. Është raportuar se ndaj viktimës femër kosovare është kryer vepra e lartcekur nga i dyshuari mashkull kosovar. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Read More

Prokuroria Themelore Publike në Kavadar nisi procedurë kundër një shtetaseje kroate 30-vjeçare me qëndrim të përkohshëm në Kavadar, e cila dyshohet se ka kryer vepër penale “Lëndim trupor”.”Mëngjesin e 25 janarit, në gjendje të dehur me përmbajtje alkooli në gjak prej 2.61 promilësh, e dyshuara kreu dhunë në familje dhe lëndoi fizikisht bashkëshortin e saj. Pas një grindjeje verbale, ajo mori një thikë nga kuzhina dhe e goditi të dëmtuarën në shpatullat e majta dhe të djathta, dhe më pas ia gërvishti qafën dhe trupin”.”Prokurorja publike, duke marrë parasysh të gjitha rrethanat, vlerësoi se bazat ligjore ishin përmbushur dhe i…

Read More

Sa shpesh pimë në të vërtetë një gotë ujë gjatë ditës? Edhe pse shumë njerëz e dinë se duhet të pinë më shumë lëngje, një numër i madh njerëzish konsumojnë më pak ujë sesa i nevojitet trupit të tyre.Meqenëse humbasim një sasi të konsiderueshme lëngjesh çdo ditë përmes djersitjes, frymëmarrjes dhe urinimit, marrja e pamjaftueshme e ujit mund të çojë lehtësisht në dehidratim, edhe pa e kuptuar.Uji është thelbësor për funksionimin normal të trupit dhe përbën më shumë se gjysmën e trupit tonë. Kjo është arsyeja pse edhe një mungesë e lehtë e ujit mund të ndikojë në energji, humor…

Read More