Author: korrektpress

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka zgjedhur vajzën e tij si trashëgimtare, sipas Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës së Koresë së Jugut (NIS).Pak dihet për Kim Ju Ae, e cila në muajt e fundit është fotografuar përkrah të atit në evente të profilit të lartë si një vizitë në Pekin në shtator – udhëtimi i saj i parë jashtë vendit i njohur.NIS tha se mori në konsideratë një “gamë rrethanash”, përfshirë praninë e saj gjithnjë e më të spikatur publike në ngjarjet zyrtare, në bërjen e këtij vlerësimi.NIS tha gjithashtu se do ta mbajë nën vëzhgim nëse ajo…

Read More

Kuvendi i Kosovës u konstitua të mërkurën, pasi deputetët dhanë betimin dhe u zgjodh kryetarja dhe nënkryetarët.E në legjislaturën e re, të dhjetën me radhë 16 për qind e deputetëve janë për herë të parë në Kuvend. KDI ka publikuar të dhënat, ndërsa bën të ditur se 10 deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje janë për herë të parë në Kuvend, 3 nga Partia Demokratike e Kosovës, 3 nga Lidhja Demokratike e Kosovës, 3 nga KDTP dhe 1 nga Lista Serbe. Por, kush deputetët që për herë të parë janë pjesë e Kuvendit?Deputetët e LVV-së për herë të parë pjesë e Kuvendit:…

Read More

Gjendja financiare, mungesa e stafit dhe e fondeve për ngritjen e kapaciteteve të mediave të komuniteteve në Kosovë paraqesin pengesa serioze për zhvillimin profesional dhe funksionimin normal të tyre.Kështu ka deklaruar Lendrit Qeli, Drejtor Ekzekutiv i organizatës joqeveritare “Prosperiteti” në Gjakovë, në “Përballje Podcast”, duke ngritur shqetësime për kapacitetet e kufizuara të redaksive të komuniteteve edhe në transmetuesin publik.Sipas tij, mungesa e hapësirës së mjaftueshme për komunitetet joshumicë në mediat publike po ndikon drejtpërdrejt në informimin e qytetarëve dhe në trajtimin e problemeve reale me të cilat ata përballen çdo ditë.“Redaksitë e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian kanë shumë pak…

Read More

Gjykata Themelore në Gjakovë, në seancën e mbajtur mbrëmë, ka vendosur të refuzojë kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj nëntë personave nga komuna e Rahovecit, të dyshuar për falsifikim të rezultateve të votimit.Sipas Prokurorisë, ekzistonte dyshimi i bazuar se të pandehurit, në cilësinë e kryesuesve të komisioneve për numërimin e votave, në Qendrën Komunale të Numërimit në Rahovec, me veprime të kundërligjshme, kishin ndërhyrë në procesin zgjedhor dhe kishin falsifikuar rezultatet, duke cenuar integritetin e votimit dhe vullnetin e lirë të qytetarëve.Gjyqtari i procedurës paraprake, Samedin Cena, ka vlerësuar se nuk janë përmbushur…

Read More

Prokurori Publik i Prokurorisë Themelore Publike Shkup, pas kryerjes së një procedure hetimore, ngriti akuza kundër tre personave fizikë dhe një personi juridik për vepër penale “Rrezikim i Mjedisit dhe Natyrës me Mbeturina”, shkruan Telegrafi Maqedoni.”Në periudhën nga 28.02.2025 deri më 09.07.2025, të akuzuarit në mënyrë të paligjshme kanë lënë, mbledhur dhe menaxhuar mbeturina të rrezikshme që përmbajnë substanca që kanë veti shpërthyese, të ndezshme, irrituese, toksike, kancerogjene dhe ekotoksike në një parcelë kadastrale në Vizbeg, për të cilat nuk kishin lejen përkatëse nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.Më 09.07.2025, në vend shpërtheu një zjarr, i cili për shkak…

Read More

Kabineti qeveritar i qeverisë “Kurti 3” ka mbajtur sot mbledhjen e parë për këtë vit.Në kuadër të kësaj mbledhje është miratuar Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit për Programin e Parë për “Financimin e Politikave Zhvillimore për Efektivitetin Fiskal, Konkurrueshmërinë dhe Rritjen e Gjelbër”, një marrëveshje mes Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, pjesë e Bankës Botërore.Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë me dije se marrëveshja ka vlerë totale prej 90.3 milionë euro. “Periudha e kthimit është 12 vjet, me normë interesi zero për qind. Duke pasur parasysh rëndësinë e marrëveshjes dhe kushtet e favorshme financiare, ju ftoj…

Read More

Kryeministri i vendit, Albin Kurti para kabinetit qeveritar sot ka folur edhe për çështjen e zgjedhjes së presidentit.Kurti deklaroi se posa të përfundojnë votimi i buxhetit dhe marrëveshjes ndërkombëtare është i gatshëm të takohet me subjektet politike për çështjen e presidentit. “Pas konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së Qeverisë mbrëmë, tash jemi në hapin e tretë, votimi i buxhetit dhe marrëveshjes ndërkombëtare. Porsa, të përfundojnë këto, jam i gatshëm që nga nesër të fillojmë kontakte dhe diskutime me subjektet tjera politike për çështjen e presidentit”, tha ai. /Telegrafi/

Read More

Me zhvillimin e madh teknologjik, pyetja që shtrohet është a kemi nevojë më për gazetarë? Përgjigja është po dhe tani ka nevojë më shumë se kurrë, pikërisht për çështjet që lidhen me integritetin e informacionit. Sot, kur në platformat onlajn e në rrjete sociale gjithkush mund të publikojë, madje duke gjeneruar edhe me të ashtuquajturën inteligjencë artificiale, gazetaria me integritet e bën dallimin e vërtetë në mes të informacioneve që qarkullojnë dhe lajmeve të cilat e kalojnë një proces standard të verifikimit e të përmbushjes së standardeve profesionale etike, dhe në të njëjtën kohë standardeve të transparencës e autorësisë të…

Read More

Arda Guler është rikthyer në qendër të vëmendjes mediatike pas deklaratave shpërthyese të ish-trajnerit të tij në Turqi, i cili ka lënë të kuptohet se talenti i ri po kalon momente të vështira brenda dhomave të zhveshjes së Real Madridit. Sipas tij, mesfushori nuk po përballet vetëm me mungesë minutash në La Liga, por edhe me sfida të brendshme për t’u integruar plotësisht në një ambient tepër konkurrues. “Edhe pse Real Madridi është një megaklub, Arda Guler është nën një sulm masiv ndaj publikut”, ka thënë ish-trajneri.”Jo se ai më u ankua, por e dija që kjo do të ndodhte.…

Read More

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka komentuar të konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe votimin e Qeverisë së re Kurti 3, duke theksuar rëndësinë e këtyre hapave për konsolidimin e funksionimit demokratik të vendit.“Konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë janë hapa të rëndësishëm për funksionimin demokratik të vendit. Shpresojmë që institucionet e reja të krijohen me përgjegjësi dhe bashkëpunim, duke pasur në fokus interesin publik dhe mirëqenien e qytetarëve”, ka shkruar Rama në rrjetin social Facebook.Ai ka theksuar nevojën për zhvillim të qëndrueshëm dhe institucione funksionale: “Shoqëria jonë ka nevojë për zhvillim të qëndrueshëm, për institucione funksionale dhe për…

Read More