Author: korrektpress

Këngëtarja Donna Dafi po përgatitet për publikimin e videoklipit të saj të radhës. Artistja ka ndarë në profilin e saj personal në Instagram pamjet e para nga projekti i ri, duke zbuluar njëkohësisht edhe datën e publikimit – 21 gusht. “Vajzë, kjo është për ty. Mos harro kurrë: TI JE NJË PERËNDESHË!”, ka shkruar Donna krahas videos, duke paralajmëruar një projekt që përcjell një mesazh të fuqishëm për vajzat dhe gratë. Në pamjet e para, Donna Dafi shfaqet elegante dhe tejet tërheqëse, në një atmosferë verore pranë detit. Me një paraqitje plot shkëlqim dhe feminilitet, artistja sjell një estetikë sensuale…

Read More

Barcelona dhe mesfushori i ri Tommy Marques kanë zhvilluar bisedime për një largim të mundshëm gjatë kësaj vere, me klubin katalunas që po shqyrton një marrëveshje që do të përfshinte edhe një klauzolë rikthimi, raporton Mundo Deportivo.19-vjeçari është përballur me një situatë të vështirë pas afrimit të mundshëm të Rodrit, pasi ardhja e mesfushorit të Manchester Cityt pritet të ulë ndjeshëm hapësirat për talentet e rinj në skuadër.Për këtë arsye, Marques po shqyrton disa oferta për të siguruar më shumë minuta dhe vazhdimësi në zhvillimin e tij.Një prej klubeve më të interesuara është Manchester City, i cili dëshiron ta transferojë…

Read More

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shprehur shqetësim për moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës brenda afatit të përcaktuar nga Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar që seanca konstituive të vazhdojë sonte.Në një deklaratë për media, LDK ka paralajmëruar se mosrespektimi i afatit mund ta çojë vendin drejt, siç e ka cilësuar partia, “paqartësisë kushtetuese” dhe mungesës së legjitimitetit institucional.“Një situatë e tillë rrezikon ta vendosë Republikën e Kosovës në një fazë të paqartësisë kushtetuese e mungesë të plotë të legjitimitetit institucional, dhe me pasoja të pariparueshme për funksionimin e rregullt të institucioneve dhe sigurinë juridike në vend”, thuhet në deklaratën e…

Read More

Një tërmet me magnitudë 7.1 ballë goditi Japoninë, ndërsa kirurgët po operonin një pacient në një spital, duke e detyruar ekipin mjekësor të përballet me dridhje të forta brenda sallës së operacionit. Pamjet nga salla e operacionit tregojnë mjekët duke kapur tavolinën e operacionit dhe duke mbrojtur pacientin ndërsa dhoma dridhet.Një mjek është rrëzuar në dysheme ndërsa përpiqej të stabilizonte makineritë në lëvizje, ndërsa dy të tjerë kapen pas tavolinës së operacionit për ta ndaluar atë të lëvizë gjatë tërmetit.Raportohet se operimi u ndërpre për pak kohë, por më vonë rifilloi dhe përfundoi me sukses. Spitali u rikthye në shërbim…

Read More

Muzikantja amerikane Joan Jett ka anuluar dy shfaqje të planifikuara për në shtator, pasi iu nënshtrua një operacioni ortopedik për një rruazë të thyer, njoftoi ekipi i saj.Në një postim në Instagram Story, ekipi i saj deklaroi se, pas konsultimit me mjekët, Jett nuk do të jetë në gjendje të performojë më 5 shtator në Costa Mesa, Kaliforni dhe më 24 shtator në Louisville, Kentucky.”Në konsultim me mjekët e saj, Joan nuk do të jetë në gjendje të performojë në koncertet e saj të ardhshme në shtator”, deklaruan ata.Ekipi deklaroi se këngëtarja do ta përdorë periudhën e rikuperimit për fizioterapi…

Read More

Duket më luksoze, kursen hapësirë, pastrohet më lehtë dhe është më e sigurt për të gjithë familjenPër vite me radhë, vaska ishte pjesë e pandashme e pothuajse çdo banje. Më pas, për shkak të mungesës së hapësirës dhe nevojës për zgjidhje më praktike, ajo u zëvendësua nga kabinat klasike të dushit. Por vitet e fundit po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet një alternativë e re, që kombinon estetikën, funksionalitetin dhe ndjesinë e një hapësire më të madhe.Bëhet fjalë për dushin italian, i njohur edhe si dushi pa prag, i cili po zgjidhet gjithnjë e më shpesh nga ata që…

Read More

Qndra për menaxhim me kriza (QMK) informoi se deri në orën 18:00, në territorin e shtetit janë regjistruar gjithsej 18 zjarre në hapësira të hapura, prej të cilave katër janë aktive, dy janë nën kontroll, ndërsa 12 janë shuar.Aktive janë zjarret në fshatin Gneotinë, në vendin e quajtur Ergela në Komunën e Novacit, ku digjet vegjetacion i ulët, në fshatrat Ropotovë dhe Belo Pole në Komunën e Dollnenit, ku digjen hamullore, në dalje të fshatit Saçevë drejt fshatit Murtinë në Komunën e Strumicës, ku digjen hamullore dhe vegjetacion i ulët, si dhe në fshatin Sllatinë, në vendin e quajtur Ura…

Read More

Pentagoni publikoi një grumbull të ri dokumentesh dhe imazhesh që lidhen me UFO, të njohura edhe si fenomene anomale të paidentifikuara ose UAP, duke përfshirë kujtimin e një piloti ushtarak për një trekëndësh të madh e të çuditshëm që bllokoi yjet mbi Afganistan në vitin 2002.41 dosjet e reja, të postuara në faqen e internetit të Pentagonit për UFO, përfshijnë një përzierje dokumentesh, imazhesh dhe videosh. Të dhënat vijnë nga Pentagoni, FBI-ja, CIA, Departamenti i Shtetit dhe Zyra Ekzekutive e presidentit, me më të vjetrin që është nga viti 1950 dhe më të fundit që është nga ky vit. Ky…

Read More

Pse na pëlqen vazhdimisht i njëjti tip personi, edhe kur e dimë se nuk është i duhuri për ne?Njëri ishte emocionalisht i paarritshëm, tjetri tepër kritik, i treti nuk dinte ta shprehte dashurinë, megjithatë të gjithë kishin diçka të përbashkët që na tërhoqi. Pikërisht kjo ndjenjë se “e njëjta histori po përsëritet” i shtyn shumë të pyesin veten nëse zgjedhin partnerët e gabuar apo nëse pas kësaj fshihet një arsye më e thellë psikologjike.Ekspertët shpjegojnë se zgjedhjet në dashuri rrallë janë të rastësishme. Mënyra se si zgjedhim partnerin ndikohet nga përvojat e fëmijërisë, marrëdhëniet e mëparshme dhe modelet e sjelljes…

Read More

VLEN ka reaguar ndaj kritikave të BDI-së për projektet infrastrukturore dhe punimet në Korridorin 8, duke i cilësuar akuzat e opozitës si propagandë dhe pretendime të pabazuara.Në reagim, VLEN ironizon deklaratat e BDI-së, duke thënë se ato janë të mbushura me “trillime” dhe “një dozë të lartë humori”.“Çka nuk dëgjojmë nga kuzhina propaganduese e BDI-së! Kumtesa jo vetëm të mbushura me trillime, por edhe me një dozë të lartë humori. Tani paskan nxjerrë edhe një matematikë të re, ‘4 me 1’. Shifra të mbledhura kushedi në cilën kafe të partisë”, thuhet në reagimin e VLEN-it.Sipas koalicionit qeverisës, kritikat e BDI-së…

Read More