Author: korrektpress

Avokati i ri i Popullit Faton Selami, sot ka dhënë deklaratën solemne para kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi. Selami tregoi disa nga top prioritetet e tij në krye të këtij institucioni.“Në atë drejtim duhet të punohet, që të ekipohemi në mënyrë kadrovike, pasi që institucioni punon me kapacitet prej 40% të administratës, duhet të ketë punësime të reja. Gjithashtu duhet të zgjidhen me Badenter në Parlament edhe zëvendësit e Avokatit të Popullit dhe do të duhet të kalohen në Parlament edhe Ndryshimet dhe Plotësimet e Ligjit për Avokatin e Popullit. Unë do të kërkoj që edhe gjoba të parashihen, në…

Read More

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se partia do të mblidhet këtë të shtunë për të diskutuar dhe vendosur mbi çështjet e brendshme, duke vënë theksin te procesi demokratik dhe pjesëmarrja e lirë e anëtarësisë.Abdixhiku ka theksuar rëndësinë e hapjes dhe debatit brenda partisë.“LDK nuk është parti që frikësohet nga anëtarësia e vet, as nga vota, as nga gara. Vendimet e saj i ka marrë gjithmonë në Kuvend, mes njerëzve të vet, hapur, me debat dhe pa frikë; dhe në fund, me shumicë. Edhe në kohë shumë më të vështira se kjo”, ka shkruar Abdixhiku.Ai ka sqaruar…

Read More

Në një treg ku cilësia, origjina dhe besimi janë gjithnjë e më të rëndësishme për konsumatorët, Meka Halal Food po konsolidohet si një nga emrat më të besueshëm në industrinë ushqimore në Kosovë.Një ndër produktet që po tërheq vëmendje të veçantë është suxhuku i tyre halal, i përgatitur me receta tradicionale dhe standarde moderne të përpunimit.Suxhuku i Meka Halal Food prodhohet nga mish i përzgjedhur me kujdes, i certifikuar halal, me cilësi dhe shije perfekte. Procesi i përpunimit realizohet me kontroll të vazhdueshëm, duke ruajtur balancën perfekte mes aromës, strukturës dhe shijes karakteristike që konsumatorët kërkojnë.Për Meka Halal Food, suxhuku…

Read More

Një pinguin i vetmuar, në mes të Antarktidës së akullt, duke ecur drejt një mali gjigant të mbuluar me borë, është bërë një simbol i papritur i qëndrueshmërisë dhe rebelimit.Ky klip i shkurtër ka fituar miliona shikime, është shpërndarë dhe rishpërndarë nga qindra llogari, dhe interneti është i fiksuar pas tij.Disa thonë se pinguini zgjodhi ‘rrugën që nuk e deshi’ dhe pati më shumë guxim sesa shumë të tjerë.Imazhi viral ka bërë që edhe Shtëpia e Bardhë të ndante një të tillë të gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale, ku shfaqej Donald Trump duke ecur përkrah një pinguini drejt maleve të akullta.Në…

Read More

Komuna e Kamenicës ka njoftuar qytetarët se, sipas parashikimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, duke filluar nga e marta, 27 janar 2026, nga ora 12:00, priten reshje intensive shiu që mund të shkaktojnë rritje të nivelit të ujit dhe vërshime lokale.Sipas këtij njoftimi, zonat më të rrezikuara janë ato pranë lumit Kriva Reka, i njohur edhe si Lumi i Shtrembër, në pellgun e Moravës së Binçës. Instituti Hidrometeorologjik ka vlerësuar nivelin e rrezikut si nivel 2, që nënkupton rrezik të moderuar.Me këtë rast, Komuna e Kamenicës u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht banorëve që…

Read More

Endrick e ka nisur në mënyrë sensacionale aventurën e tij te Lyoni, pas huazimit nga Real Madridi, duke realizuar një tregolësh historik në fitoren bindëse 5-2 ndaj Metz në Ligue 1.Në moshën vetëm 19 vjeç e 188 ditë, talenti brazilian u bë lojtari më i ri në historinë e Lyonit që shënon një hat-trick në kampionatin francez, duke thyer rekordin e Bernard Lacombe (19 vjeç e 196 ditë). Me këtë arritje, Endrick i bashkohet gjithashtu një grupi elitar sulmuesish të shekullit XXI që kanë realizuar tregolësh në moshë shumë të re, përkrah emrave si Jérémy Ménez, Kylian Mbappé dhe Ousmane…

Read More

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) e Kosovës ka njoftuar opinionin publik për tërheqjen e një serie të produktit ushqimor për foshnje APTAMIL AR 2, për shkak të pranisë së substancës Cereulide. Lajmi ka ardhur përmes Sistemit të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF), me njoftimin nr. 2026.0598.“Në një seri të këtij produkti, i cili përdoret për qëllime të veçanta mjekësore, është identifikuar prania e substancës Cereulide, dhe është kërkuar tërheqja e menjëhershme e produktit nga tregu”, thuhet në njoftim.Agjencia bën të ditur se niveli i rrezikut është vlerësuar si serioz, ndaj janë ndërmarrë masa të…

Read More

Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), në bashkëpunim me Njësitin për Krime Ekonomike të Policisë së Kosovës, po zhvillon një aksion në ndërmarrjen publike regjionale të pastrimit “Eko Regjioni” në Prizren.Aksioni po zhvillohet nën dyshimet për dy vepra penale: “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” dhe “Mashtrim me prokurim publik”, raporton Telegrafi.Aksionin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnorë Luta, duke theksuar se aksioni është në zhvillim e sipër.Hetimet dhe veprimet policore vazhdojnë, ndërsa Prokuroria Speciale do të japë më shumë detaje për rezultatet e aksionit pas përfundimit të tij. /Telegrafi/

Read More

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani, mund të ketë pasur një ditë të ngjeshur duke menaxhuar reagimin e qytetit ndaj stuhisë.Megjithatë, ai nuk ishte shumë i zënë për të ndaluar dhe për të ndihmuar në nxjerrjen e një automjeti që kishte ngecur në borë në Brooklyn, përcjell Telegrafi.Mamdani iu përgjigj një postimi në mediat sociale që tregonte një video të tij duke ndihmuar në nxjerrjen e një furgoni në Myrtle Avenue në Brooklyn të dielën.Video: Mayor Mamdani seen with a shovel assisting a car stuck in the snow in the Hasidic-populated neighborhood of Williamsburg. pic.twitter.com/UOZtpMwGGi— Jacob N. Kornbluh…

Read More

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon rinumërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim.Nga fillimi i këtij procesi, më 13 janar 2026, ora 18:00, deri më 26 janar, ora 10:00, janë rinumëruar rreth 67% ose 1,729 nga 2,557 vendvotime. Procesi i rinumërimit është mbyllur në 24 komuna.Rezultatet e rinumërimit të çdo vendvotimi janë të publikuara në platformën e KQZ-së për rezultate, në hapësirën QNR > Rinumërim: https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/.KQZ ka bërë të ditur se rinumërimi do të vazhdojë deri në përfundimin e listës së vendvotimeve për të cilat është…

Read More