Avokati i ri i Popullit Faton Selami, sot ka dhënë deklaratën solemne para kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi. Selami tregoi disa nga top prioritetet e tij në krye të këtij institucioni.
“Në atë drejtim duhet të punohet, që të ekipohemi në mënyrë kadrovike, pasi që institucioni punon me kapacitet prej 40% të administratës, duhet të ketë punësime të reja. Gjithashtu duhet të zgjidhen me Badenter në Parlament edhe zëvendësit e Avokatit të Popullit dhe do të duhet të kalohen në Parlament edhe Ndryshimet dhe Plotësimet e Ligjit për Avokatin e Popullit. Unë do të kërkoj që edhe gjoba të parashihen, në qoftë se nuk respektohen rekomandimet e Avokatit të Popullit, të mund të shqiptohen edhe gjoba”, tha Selami.
Selami vjen në vendin e ish Avokatit të Popullit Naser Ziberi, i cili më 12 korrik 2025 e përfundoi mandatin për shkak të plotësimit të kushteve për pensionim.
Avokati i ri i Popullit është jurist i diplomuar dhe magjistër i shkencave juridike, me provime të dhëna të noterit dhe jurisprudencës. Mandati i Avokatit të Popullit zgjat tetë vjet, me mundësi edhe për një rizgjedhje, sipas Ligjit dhe procedurave të Kuvendit.
LEXO:
- Albin Kurti me urim për Donjeta Sadikun: Një fitore e madhe për sportin e Kosovës
- Brian Austin Green zbulon detajet e një sëmundjeje të rëndë: Më është dashur të mësoj të ecë dhe të flas përsëri
- Maqedonia e Veriut dhe Serbia nënshkruan marrëveshje për interkonektor të gazit
- Ministria ndryshoi çmimet, “Dukagjini” do t’ua kthejë diferencën prindërve që blenë tekstet më shtrenjtë
- Shembja e një akullnaje në Nepal shkaktoi një valë gjigante përmbytjeje
- Formacionet zyrtare, Inter Escaldes – Drita: Gjilanasit duan sërish fazën e ligës në Ligën e Konferencës
- Komandanti i Njësisë Speciale të KFOR-it vizitë në Mitrovicë: Përgjegjësia e misionit mbetet e njëjtë
- “Emily in Paris” shkon në Greqi në sezonin e fundit, mësohet data kur do të mbërrijë në Netflix
