Author: korrektpress

Meriton Korenica mund t’i japë fund aventurës së tij te Cluji gjatë këtij afati kalimtar veror.Mediumet rumune raportojnë se reprezentuesi i Kosovës dëshiron të largohet nga skuadra rumune dhe tashmë i ka kërkuar menaxherit të tij që t’i gjejë një klub të ri.Dëshira e Korenicës për një aventurë të re përkon edhe me situatën financiare të Clujit. Klubi rumun po përballet me vështirësi ekonomike dhe është i gatshëm të shqyrtojë ofertat për disa prej lojtarëve të tij.Në mesin e tyre është edhe Korenica, për të cilin Cluji raportohet se kërkon rreth 1 milion euro.Interesimi për mesfushorin 29-vjeçar nuk mungon, ndërsa…

Read More

Televizori dhe kompjuteri nuk janë i vetmi problem – ja cilat pajisje duhet të shkëputni dhe cilat mund t’i lini të ndezuraGoditjet e para të forta të rrufesë shpesh ndryshojnë atmosferën në shtëpi: dikush nxiton të fikë televizorin, dikush tjetër shkëput me panik të gjitha kabllot nga prizat, ndërsa të tjerë i lënë pajisjet të ndezura, duke menduar se “kjo ndodh rrallë”.Megjithatë, gjatë një stuhie është e rëndësishme të dini çfarë duhet të shkëputni dhe çfarë nuk ka nevojë ta prekni. Jo të gjitha pajisjet janë njësoj të rrezikuara dhe një veprim i gabuar mund të krijojë më shumë probleme…

Read More

Alarmet për dronë në aeroportet gjermane kanë qenë të shpeshta, por ky i tejkalon të gjitha: Të mërkurën në mbrëmje, një dron i pajisur me eksploziv u zbulua në pistën e Aeroportit Leipzig/Halle në landin e Saksonisë. Specialistët nga Policia Federale arritën ta çaktivizonin pajisjen shpërthyese.A po përpiqen “fuqitë e huaja” të dëmtojnë Gjermaninë?Ministri i Brendshëm federal Alexander Dobrindt, përgjegjës për sigurinë, ndërpreu pushimet e tij për të parë nga afër incidentin. Vlerësimi i tij fillestar: “Ky është një skenar i ri kërcënimi.”Ai foli në përgjithësi dhe në mënyrë të paqartë për autorët dhe motivet e mundshme. Megjithatë, Dobrindt nuk…

Read More

Laura Prepon ka bërë të ditur se vëllai i saj, Brad, ka ndërruar jetë në moshën 48-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje të zemrës.Aktorja 46-vjeçare e bëri të ditur lajmin e trishtë në profilin e saj në Instagram të mërkurën, duke ndarë edhe një sërë fotografish të vëllait të ndjerë.”Fundjavën që lamë pas, i dhamë lamtumirën e fundit vëllait tim,” shkroi Prepon, e njohur për rolin e Donna Pinciotti në serialet That ’70s Show dhe That ’90s Show. “Ai ndërroi jetë papritur si pasojë e një sëmundjeje të panjohur të zemrës. Ishte një tronditje shkatërruese.”Aktorja, e cila ka luajtur gjithashtu…

Read More

Dielli, djersa, kripa dhe klori mund ta bëjnë lëkurën shumë më të ndjeshme pas heqjes së qimeve – ja çfarë duhet të dini gjatë verësVera nënkupton veshje më të shkurtra, më shumë kohë në plazh dhe pishinë, por edhe më shumë kujdes për lëkurën. Nëse përdorni epilim për të hequr qimet, gjatë muajve të nxehtë duhet t’i kushtoni vëmendje të veçantë asaj që bëni para dhe pas trajtimit.Temperaturat e larta, djersitja, dielli, uji i detit dhe klori mund të irritojnë lëkurën, e cila është më e ndjeshme menjëherë pas epilimit. Mos e bëni epilimin pak para plazhit Nëse planifikoni një…

Read More

Michael Carrick beson se Manchester Unitedi duhej të kishte shënuar më shumë gola në barazimin 1-1 ndaj Paris Saint-Germainit, ndërsa vlerësoi presionin e lartë dhe tranzicionet sulmuese të skuadrës.Unitedi la përshtypje të mirë ndaj kampionit të Evropës, veçanërisht gjatë presingut të lartë dhe momenteve kur arrinte ta rikuperonte topin në zona të rrezikshme të fushës.“Duhej të shënonim më shumë gola. Në të njëjtën kohë, bëmë një presing veçanërisht të mirë. E rikuperuam topin më lart në fushë dhe dukeshim shumë të rrezikshëm në tranzicionet sulmuese”.Carrick beson se kjo paraqitje ishte rezultat i punës që Manchester Unitedi ka bërë gjatë muajve…

Read More

E qara e parë e foshnjës është një nga momentet më emocionuese pas lindjes, jo vetëm për nënën dhe familjen, por edhe për ekipin mjekësor. Sipas neonatologut Luan Morina, ky moment ka rëndësi të adhe, sepse tregon se foshnja ka nisur të përshtatet me jetën jashtë barkut të nënës.Për këtë temë, Morina foli gjatë podcastit “Shëndeti në rend të parë”, i përkrahur nga United Hospital dhe Qendra Laserike e Syrit “Kubati”, ku u diskutua për ditët dhe muajt e parë të jetës së foshnjës, sfidat e prindërve të rinj dhe këshillat më të rëndësishme për kujdesin ndaj të porsalindurve.Duke shpjeguar…

Read More

Incidenti i së shtunës në Kuvendin e Kosovës, ku deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj hodhi vezë në drejtim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave të njohura ndërkombëtare.Pamjet nga seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës janë publikuar nga disa prej mediave dhe agjencive më të mëdha të lajmeve në botë, duke e bërë incidentin një nga momentet më të komentuar të zhvillimeve të fundit politike në Kosovë.Agjencia “Associated Press” publikoi videon me titull “Ligjvënësja opozitare hedh vezë në drejtim të kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, në seancën parlamentare”.Agjencia “Reuters” u ofroi mediave fotografi…

Read More

Sot (08.08.2026) rreth orës 17:10, në Stacionin Policor të Gostivarit është raportuar se në rrugën magjistrale Gostivar – Kërçovë, në afërsi të një objekti hotelier, ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni ku kanë qenë të përfshira dy automjete udhëtarësh, “Peugeot” me targa të Gostivarit i drejtuar nga N.S. (34) nga Gostivari dhe “Opel Astra” me targa të Shkupit i drejtuar nga Gj.P. (63) nga Shkupi.Në aksident, mjeku nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e shoferit të automjetit “Opel Astra”, Gj.P. (63).Shoferi i automjetit “Peugeot”, N.S. (34), ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe…

Read More

Mazda ka dhënë sinjalin e parë zyrtar për rikthimin e CX-3, duke publikuar një imazh të një prototipi të kamufluar të identifikuar si “Next-generation CX-3”.Nga pamjet e para, SUV-i i ri duket më i madh se modeli i mëparshëm, ndërsa dizajni pritet të ndjekë gjuhën moderne Kodo të Mazda-s. Detajet për motorët, çmimin dhe tregjet ku do të shitet ende nuk janë konfirmuar. Sipas informacioneve të lidhura me planet financiare të Mazda-s, lansimi pritet të nisë nga viti 2027, me Japoninë dhe tregjet e Azisë Juglindore ndër zonat kryesore.CX-3 pritet të pozicionohet nën CX-30, si një SUV më kompakt dhe…

Read More