Author: korrektpress

Real Madridi ka marrë një ofertë të bujshme prej 115 milionë eurosh për Arda Guler, një nga talentet më premtues të skuadrës madrilene. Propozimi vjen nga Paris Saint-Germain, që kërkon të transferojë mesfushorin turk gjatë kësaj vere.Guler, 21 vjeç, ka fituar gjithnjë e më shumë rëndësi në ekipin e Real Madridit dhe po konsiderohet një nga lojtarët kryesorë për të ardhmen e klubit. Gjatë sezonit 2025/26, ai zhvilloi 51 ndeshje, duke shënuar 6 gola dhe dhënë 12 asistime në të gjitha kompeticionet. Paris Saint-Germain e ka vendosur Arda Gulerin në listën e objektivave kryesorë dhe është i gatshëm të bëjë…

Read More

Dy persona kanë rrezikuar të mbyteshin në det në plazhin e Velipojës, por janë shpëtuar në kohë falë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë Kufitare.Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër ka intensifikuar monitorimin e zonave bregdetare përmes dronëve dhe mjeteve lundruese, me qëllim garantimin e sigurisë së pushuesve gjatë sezonit veror.Gjatë monitorimit të vijës bregdetare, punonjësit e Policisë kanë konstatuar dy shtetas që ndodheshin në rrezik për t’u mbytur në det.Shërbimet e Policisë Kufitare kanë ndërhyrë menjëherë me mjete lundruese Jet Ski, duke bërë të mundur nxjerrjen në breg të dy personave.Bëhet fjalë për M. P., 67 vjeç, banues në…

Read More

Dukesha e Sussex, 45 vjeçe, dhe Princi Harry, 41 vjeç, morën pjesë të premten në një gala për të festuar 40-vjetorin e fondacionit të producentit dhe mikut të tyre, David Foster.Në një video të publikuar në Instagram, çifti shihet duke kaluar nëpër një korridor të rrethuar nga gajdexhinj. “Burri im i adhuron gajdet!”, u tha Meghan muzikantëve, përpara se të shtonte: “O Zot, kjo është e mrekullueshme”. Harry u përfshi gjithashtu në shaka, duke pyetur muzikantët: “Ku janë të mitë?”, ndërsa pretendoi se mund të luante si “fyell ashtu edhe bateri”.Për eventin, Meghan kishte zgjedhur një fustan të zi maxi…

Read More

Shqipëria e ka cilësuar të rëndësishme vizitën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Serbi, duke theksuar se dialogu është gjithmonë i mirëpritur, por ka paralajmëruar kundër çdo përpjekjeje për të krijuar paralele mes çështjes së Kosovës dhe luftës në Ukrainë.Në një qëndrim të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë thuhet se dialogu duhet të krijojë hapësirë për trajtimin e çështjeve të vështira me qartësi, përgjegjësi dhe duke pasur parasysh historinë.Shqipëria thekson se, ashtu siç qëndron fuqishëm në mbështetje të sovranitetit, pavarësisë, integritetit territorial dhe të ardhmes evropiane të Ukrainës, ajo qëndron po aq fuqishëm edhe në mbështetje…

Read More

Nuk keni nevojë të dini të boksoni: Kjo stërvitje aktivizon gjithë trupin dhe ju çliron nga tensioniBëhet fjalë për një stërvitje në grup që përfshin elementet bazë të boksit – goditjet, pozicionin mbrojtës dhe lëvizjen, por pa përballje fizike mes pjesëmarrësve. Qëllimi nuk është të mposhtni kundërshtarin, por të përmirësoni kondicionin, të forconi muskujt dhe të çliroheni nga stresi i përditshëm. Pikërisht për këtë arsye, kardio-boksi vitet e fundit është bërë një nga format më të njohura të stërvitjes rekreative dhe u përshtatet njerëzve të moshave dhe niveleve të ndryshme të përgatitjes fizike.Seanca zakonisht fillon me nxehje, e cila përgatit…

Read More

Manchester United mund të marrë një tjetër shtysë të rëndësishme para fillimit të sezonit të ri, me rikthimin e katër futbollistëve të rëndësishëm në skuadër.“Djajtë e Kuq” barazuan 1-1 ndaj Paris Saint-Germain në ndeshjen e tyre të katërt përgatitore. Bryan Mbeumo shënoi golin e barazimit, pas një aksioni të nisur nga Amad Diallo, i cili fitoi topin lart në fushë dhe asistoi për bashkëlojtarin e tij.Pavarësisht se United pati kontrollin e lojës dhe krijoi disa mundësi, skuadra nuk arriti të gjente golin e fitores. Amad, i cili ka lënë përshtypje të mira gjatë fazës përgatitore pas një sezoni të vështirë…

Read More

Policia e Kosovës ka siguruar informacione se në banesën e një personi (shtetas i Shqipërisë) të cilën e kishte me qira, gjenden pesë persona me shtetësi pakistaneze. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 09:00, në Ferizaj. Tutje siç thuhet në raport si rezultat i veprimeve policore në vendin e ngjarjes janë hasur personat si dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë pasaporta dhe shtatë leje qëndrimi të Qipros, një letërnjoftim pakistanez, katër pasaporta të Bangladeshit, një pasaportë e Nepalit, një ID e Nepalit, një patent shofer…

Read More

Ukraina mohoi se kishte shënjestruar Bullgarinë, pasi një dron shpërtheu pranë tubacionit strategjik të gazit Trans-Ballkanik që lidh Turqinë me Ukrainën, pranë kufirit rumun.Ministria e mbrojtjes e Bullgarisë tha se droni ishte i një lloji “të përdorur gjerësisht nga ushtria ukrainase” dhe ministrja e jashtme thirri ambasadorin ukrainas për një takim.Kievi tha se ishte “në kontakt të ngushtë me palën bullgare për të sqaruar rrethanat” e incidentit, rasti i fundit i një droni që hyri në hapësirën ajrore të NATO-s, ndërsa Ukraina lufton kundër pushtimit të Rusisë.”Mund të themi me siguri se Forcat e Armatosura të Ukrainës nuk drejtuan qëllimisht…

Read More

Një rast i dyshuar i falsifikimit të dokumentit është raportuar në pikën kufitare në Jarinje.Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, më 2 gusht, rreth orës 11:00, një shtetas kosovar, i cili po drejtonte një kombibus me targa të Serbisë, ka hyrë në Kosovë përmes pikës kufitare Jarinje.“Falsifikim i dokumentit. SPK. Jarinje / 08.08.2026 – 11:00. Me 02.08.2026 i dyshuari mashkull kosovar me kombi bus me targa të Serbisë në vendkalimin kufitar ka hyrë në Kosovë, të cilit në mungesë të dokumentacionit përkatës i është konfiskuar patentë shoferi i RKS-së, derisa ta siguroj një vozitës që ta drejtoj automjetin me…

Read More

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj siç thonë ata një skandali të ri, pasi është zbuluar se në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, për afro një vit, procesverbalet e mbledhjeve të Qeverisë nuk janë publikuar në gjuhën shqipe.Procesverbali i fundit i publikuar në shqip është i datës 19 shtator 2025. Që nga ajo kohë janë mbajtur 83 seanca të Qeverisë, ndërsa procesverbalet e tyre vazhdojnë të mungojnë në versionin shqip të faqes zyrtare.”Bëhet fjalë për dokumentacion zyrtar të institucionit më të lartë të pushtetit ekzekutiv dhe për një periudhë prej 11 muajsh. Një numër kaq i madh dokumentesh të…

Read More