KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Trump do të takohet veçmas me Putinin në Kinë, përveç takimit trepalësh

Trump do të takohet veçmas me Putinin në Kinë, përveç takimit trepalësh

Presidenti amerikan, Donald Trump, pritet të takohet veçmas me presidentin rus, Vladimir Putin, të enjten në Kinë, përveç takimit trepalësh që tashmë është planifikuar me presidentin kinez, Xi Jinping.

Sipas AP, takimi mes Trumpit dhe Putinit do të ishte i pari që nga bisedimet e zhvilluara në Alaskë vitin e kaluar, të cilat nuk arritën të prodhonin një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë, transmeton Klankosova.tv.

Koha e saktë e takimit ende nuk është bërë e ditur. Trump ka planifikuar gjithashtu një takim me Xi Jinpingun dhe një takim historik trepalësh me të dy liderët.

Presidenti amerikan ka deklaruar se në takimin e përbashkët do të diskutojë me Putinin dhe Xi-në për kufizimin e armëve bërthamore dhe për përfundimin e luftës në Ukrainë, e cila nisi në vitin 2022 me pushtimin rus.

Ndërkohë, para udhëtimit, këshilltarët e Trumpit kishin deklaruar se lufta në Ukrainë nuk do të ishte pjesë e agjendës së bisedimeve. Por të martën, Trump u shpreh se humbjet e mëdha të trupave ruse çdo muaj mund të krijojnë një mundësi për zgjidhjen e konfliktit.

“Unë mendoj se jemi shumë afër arritjes së një marrëveshjeje. Do të kemi një takim të mirë për këtë çështje”, deklaroi Trump. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.