KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

“Do ta shihni, më jepni kohë” – Pochettino zytarizohet si trajner i Man United, i dërgon menjëherë mesazh Man Cityt

“Do ta shihni, më jepni kohë” – Pochettino zytarizohet si trajner i Man United, i dërgon menjëherë mesazh Man Cityt

Mauricio Pochettino ka nisur zyrtarisht aventurën e tij te Manchester United.

Trajneri argjentinas ka mbërritur të mërkurën në qendrën stërvitore të klubit, Carrington, ku ka filluar përgatitjet për sfidën e rëndësishme ndaj Liverpoolit.

Pochettino përfundoi angazhimin e tij me Kombëtaren e Shteteve të Bashkuara, të cilën e drejtoi në fitoren 2-0 ndaj Haitit, përpara se të udhëtonte drejt Anglisë. Emërimi i tij në krye të Unitedit ishte konfirmuar javën e kaluar, pas shkarkimit të Michael Carrick, transmeton lajmi.net.

Argjentinasi përballet me një situatë të vështirë, pasi Manchester United ndodhet në vendin e 18-të në Premierligë, me vetëm një fitore në 10 ndeshje. Sfida e parë e tij do të jetë pikërisht përballë rivalit të madh, Liverpoolit, të dielën në Anfield.

Pochettino ka dërguar edhe një mesazh për tifozët, duke iu përgjigjur deklaratës se Manchesteri do të mbetet gjithmonë blu, në referencë të rivalit Manchester City. “Do ta shihni, më jepni kohë. Kjo do të ndryshojë”, ka deklaruar ai./lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.