KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Stili i Elijonës nuk kalon pa u vënë re, influencuesja ndërkombëtare e merr si frymëzim

Stili i Elijonës nuk kalon pa u vënë re, influencuesja ndërkombëtare e merr si frymëzim

Elijona Binakaj duket se po lë gjurmë edhe përtej kufijve shqiptarë, këtë herë përmes stilit të saj në modë, i cili ka shërbyer si frymëzim për një influencuese të njohur ndërkombëtare.

Bëhet fjalë për Marjan Tabibzada, e njohur në rrjetet sociale si Young Couture, e cila së fundmi ka publikuar një video në Instagram, duke prezantuar përgatitjet dhe veshjen e saj për festën e Thanksgiving.

Ajo që bie në sy është se brenda videos, influencuesja ka përfshirë edhe një fotografi të Elijona Binakajt, duke treguar se pikërisht paraqitja e saj kishte shërbyer si frymëzim për zgjedhjen e fustanit.

Fustani që Elijona kishte veshur më parë ishte një krijim i Goddess Exclusive, ndërsa Marjan, pasi e kishte parë te ajo, ka zgjedhur të realizojë të njëjtin model edhe për vete.

Me mëngë voluminoze, korse të strukturuar dhe detaje të punuara me shkëlqim, fustani elegant ka marrë vëmendje edhe në paraqitjen e influencueses ndërkombëtare, e cila nuk e ka lënë pa treguar burimin e frymëzimit.

Ky detaj e vendos Elijonën në një kontekst interesant të modës, ku një paraqitje e saj është marrë si referencë nga një krijuese përmbajtjesh që ndiqet gjerësisht në rrjetet sociale.

Përtej vëmendjes që ka marrë pas pjesëmarrjes në “Big Brother VIP Kosova”, Elijona si duket po spikat edhe me zgjedhjet e saj në modë, ndërsa këtë herë stili i saj është bërë frymëzim për një influencuese ndërkombëtare.

View this post on Instagram

A post shared by Marjan Tabibzada (@youngcouture_)

A post shared by Marjan Tabibzada (@youngcouture_)

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.