Author: korrektpress

UEFA po shqyrton mundësinë e nisjes së një hetimi ndaj presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, lidhur me periudhën 16-vjeçare të tij në institucionin drejtues të futbollit evropian.Sipas raportimeve, në qendër të vëmendjes është një pagesë në vlerë gjashtëshifrore që një ish-punonjëse e UEFA-s dyshohet se ka marrë në momentin e largimit nga organizata. Gruaja, identiteti i së cilës nuk është bërë publik, pretendohet se kishte pasur një marrëdhënie me Infantinon gjatë kohës kur ai ishte pjesë e drejtimit të UEFA-s.Infantino iu bashkua UEFA-s në vitin 2000 dhe qëndroi në këtë organizatë për 16 vjet, përpara se të zgjidhej president i…

Read More

Një person (shtetas i Maqedonisë së Veriut) për të cilin ka urdhër mbrojtës kishte shkuar te shtëpia e viktimës dhe e kishte kanosur babain e saj. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 18:38, në Podujevë.Tutje thuhet se i dyshuar është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje.“Podujevë 08.08.2026, 18:38. I dyshuari mashkull shqiptar banor i Maqedonisë së Veriut për të cilin ka urdhër mbrojtës kishte shkuar te shtëpia e viktimës femër kosovare dhe e kishte kanosur babain e saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të…

Read More

Tajfuni Dolphin po i afrohet bregut lindor të Kinës pasi solli shira të rrëmbyeshëm në Tajvanin verior.Më shumë se 1,300 fluturime u anuluan në Shangai dhe autoritetet evakuuan qindra mijëra njerëz nga zonat e kërcënuara nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut.Pjesët e jashtme të stuhisë goditën Tajvanin verior të shtunën, përfshirë kryeqytetin Taipei, ku ranë shira të rrëmbyeshëm. Disa linja ajrore tajvaneze anuluan gjithashtu fluturimet e së dielës për në Kinë.Tajfuni pati shpejtësi maksimale të erës prej rreth 162 km/h orë të dielën në mëngjes.Stuhia, e cila ka sjellë shira të rrëmbyeshëm dhe ka rritur rrezikun e përmbytjeve të mëdha…

Read More

Britney Spears ka rrëfyer se një procedurë me Botox i shkaktoi një problem në syrin e majtë, duke e lënë të varur për rreth katër javë.Këngëtarja 44-vjeçare e tregoi eksperiencën në një video të publikuar në Instagram, ku shpjegoi se mjeku i kishte injektuar shumë Botox në zonën e syrit. Spears tha se problemi tani ka filluar të përmirësohet dhe syri po i rikthehet normalitetit, shkruan DailyMail. “Dhe tani po fillon të ringjallet dhe të jetë përsëri normale. Është shumë e turpshme që ishte kështu”, tha ajo, ndërsa tregoi me dorë se si i ishte ulur syri.Spears u bëri gjithashtu…

Read More

Në 24 orët e fundit, në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 25 zjarre në hapësira të hapura, nga të cilat dy janë aktive, një është nën kontroll dhe 22 janë shuar plotësisht, informon Qendra për Menaxhim me Kriza.Zjarret në Gorno Lisice, Komuna e Aerodromit, ku digjet bimësi e ulët, dru dhe misër, si dhe zjarri në dalje nga Kriva Palanka, ku është prekur një deponi.Zjarri mbi fshatin Zelenikovë, ku digjej pyll dhe bimësi e ulët, është vënë nën kontroll.Gjatë 24 orëve të fundit, zjarre janë shuar edhe në disa komuna të Shkupit, duke përfshirë Gazi Babën, Gjorçe Petrovin, Sopishten,…

Read More

Përfundon pas një beteje të gjatë dhe të vështirë zjarri që përfshiu Malin e Krujës, ndërsa bilanci, sipas kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, është një magazinë e shkrumbuar dhe asnjë banor i dëmtuar. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Rama përmes një postim në platformën X ku ka vlerësuar punën e forcave zjarrfikëse, ushtarake dhe policore të angazhuara gjatë gjithë natës në përballjen me flakët.Rama shkruan se operacioni u zhvillua në kushte veçanërisht të vështira, për shkak të erës së fortë dhe pamundësisë për të përdorur gjatë natës mjetet zjarrshuese nga ajri.Sipas tij, falë ndërhyrjes së forcave në terren…

Read More

Operacionet për izolimin dhe vënien nën kontroll të zjarrit në Malin e Krujës kanë vijuar me intensitet, me angazhim të pandërprerë të strukturave të emergjencave civile dhe Forcave të Armatosura gjatë gjithë natës.Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ndoqi nga afër situatën në terren dhe operacionin, si dhe koordinoi angazhimin e strukturave të Forcave të Armatosura, Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit dhe strukturave të tjera të emergjencave civile.Në operacion morën pjesë mbi 200 efektivë të strukturave të emergjencave civile dhe Forcave të Armatosura, si dhe 80 efektivë të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit.Në terren dhe nga ajri janë angazhuar 21 mjete…

Read More

Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë ka publikuar sërish çmimet maksimale të derivateve për ditën e sotme dhe për nesër.Sipas njoftimit, çmimi i naftës për sot dhe nesër është 1.63 euro-cent për litër, çmimi i benzinës është 1.44 euro-cent për litër 2 cent më shtrenjtë se të shtunën, ndërsa i gazit 0.60 cent për litër.Siç thuhet në njoftim çmimi për naftën mbetet i njëjtë sikur dje 1.63 euro-centë. Derisa para dy ditësh, një litër naftë ka kushtuar 1.66 euro-centë. Lirohet nafta, MINTI publikon çmimet e derivateve Si rrjedhojë e konfliktit të nisur më 28 shkurt në Lindjen e Mesme, çmimet…

Read More

Barcelona mbetet e vendosur për të transferuar Julian Alvarez nga Atletico Madrid, pavarësisht qëndrimit të prerë të Diego Simeones se klubi madrilen nuk dëshiron ta shesë sulmuesin argjentinas te një rival direkt.Sipas raportimeve të Mundo Deportivo, trajneri i Atletico Madridit e ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e klubit gjatë fazës përgatitore në Seul, duke nënvizuar rëndësinë e Alvarez në projektin e tij dhe duke theksuar se e ardhmja e tij duhet të vlerësohet edhe nga këndvështrimi sportiv. Megjithatë, deklaratat e Simeones nuk kanë ndryshuar strategjinë e Barcelonës. Drejtori sportiv Deco dhe trajneri Hansi Flick vazhdojnë ta konsiderojnë Julian Alvarez…

Read More

Flandra Marmullaku, CEO dhe bashkëthemeluese e Data4x, ka folur në podcastin “Rrugëtimi” për gabimet që bëjnë shpesh bizneset e reja në fillimet e tyre, duke theksuar rëndësinë e analizës së tregut dhe vendimmarrjes së bazuar në të dhëna.E pyetur se cili është gabimi fillestar që bëjnë të rinjtë kur hapin një biznes, Marmullaku tha se shpesh ekziston bindja se para nisjes duhet të dish gjithçka, ose se tashmë i di të gjitha.“Një prej gabime mundën me ndodhë për shkak që unë po e përmendi kohën e fundit në vazhdimësi që unë gjatë rrugëtimit ndoshta e kam mendu që duhesh me…

Read More