- Një fustan, një film, një mesazh: Margot Robbie dhe “Lartësitë e stuhishme” në qendër të vëmendjes
- “Lajmëtarët e zorrëve”: Çfarë tregojnë aroma, zëri dhe shpeshtësia e gazrave për tretjen
- Nëse këto simptoma zgjasin mbi 24 orë, mund të jenë shenja e parë e sklerozës multiple
- Afresku i restauruar i engjëllit që i ngjan kryeministres italiane shkakton hetime
- Arsenali mposht Chelsean në “Emirates” – siguron finalen e EFL Cup
- Nëse fotografitë e vjetra ju zgjojnë këtë pyetje, është koha për një vendim të vështirë
- Pse gratë janë më skeptike ndaj inteligjencës artificiale se burrat?
- Rikthehet ChatGPT – por pse kishte rënë për ca kohë?
Author: korrektpress
Interi ka shënuar një fitore të rëndësishme dhe komode ndaj Cremoneses me rezultat 2-0, duke forcuar kryesimin e tabelës në Serie A .Ndeshja nisi me një ritëm të kujdesshëm, por Interi nuk vonoi të hapte rezultatin. Në minutën e 16-të, Lautaro Martinez realizoi pas një harkimi nga këndi, duke gjetur hapësirë në zonë dhe duke dërguar topin me kokë në pjesën e djathtë të portës për 0-1. Më vonë, në minutën e 31-të, Piotr Zielinski kontrolloi një pasim të shkëlqyer në kufi të zonës dhe gjuajti saktë në këndin e sipërm të djathtë, duke dyfishuar avantazhin për Interin për 0-2.Cremonese…
Dosjet e fundit mbi Jeffrey Epstein zbulojnë gjithashtu se ai donte të blinte anijen ushtarake kroate Olimp M-46 në vitin 2014.Sipas dokumenteve të publikuara, lidhja për blerjen e kësaj anijeje ishte Boris Nikoliq, një mjek nga Kroacia që punonte për themeluesin e Microsoft, Bill Gates, shkruan klix.ba, përcjell Telegrafi.Sipas email-eve, Nikoliq e lidhi atë me Zoran Kovaq, i cili iu prezantua Epstein si “një njeri që merret me shitjen dhe blerjen e anijeve”.Zoran Kovaq është ndërtues dhe drejtor i Sigma Stan, një kompani që ndërton ndërtesa luksoze banimi edhe në Zagreb.Dokumentet përfshijnë gjithashtu një fletë informacioni rreth Olimp M-46, e…
Florent Hasani ishte protagonisti kryesor në fitoren bindëse 7-0 të Amedsporit ndaj Adana Demirsporit, në kuadër të Ligës së Parë të Turqisë.Sulmuesi nga Vushtrria realizoi dy gola, duke shënuar në minutat 45’ dhe 59’, për golin e dytë dhe të pestë të skuadrës së tij. Hasani qëndroi në fushë për 61 minuta, ndërsa paraqitja e tij u vlerësua me notën e lartë 9.5 nga SofaScore.Me këta dy realizime, sulmuesi ka shkuar në kuotën e 16 golave, të shoqëruara edhe me 3 asistime, duke u konfirmuar si golashënuesi më i mirë i kampionatit.Amedspor aktualisht mban vendin e parë në tabelë dhe…
Pas rinumërimit, Fikrim Damka nga partia e turqve “KDTP”, është i vetmi që e ka humbur mandatin e deputetit.Koordinatorja Nacionale e Zgjedhjeve në Prokurorinë e Shtetit, Laura Pula, tha se Damka gjithsesi duhet të intervistohet në rastin ku dyshohet se ka pasur manipulime të votave.“Me siguri që po [që duhet të intervistohet]”, ka thënë Pula.“Gjithsesi. Unë sa e di, e kemi vetëm një rast që një deputet e ka humbur mandatin, edhe është ky deputet [Fikrim Damka]. Nuk e kam vërejtur që ka mandate të humbura për deputetë të tjerë, pavarësisht tendencave që t’iu rrisin numrin e votave me qindra…
Partia në pushtet OBRM-PDUKM i është kundërpërgjigjur LSDM-së për skandalin me drogën e nisur nga Maqedonia e Veriut drejt Serbisë. Sipas OBRM-PDUKM-së tentimet e opozitës për të hapur tema për rastin e drogës janë dyfytyrësi dhe kanë për qëllim defokusimin e opinionit. OBRM-PDUKM-ja thotë se LSDM-ja në vend që të pyes institucionet, përgjigjet duhet t’i kërkojë të siç thekson pronari i fabrikës së marijuanës dhe ish kryeministri Zoran Zaev. Nga kjo parti theksojnë se pikërisht në kohën e qëverisjes së LSDM-së u miratuan vendime dhe zgjidhje ligjore lidhur me prodhimin e kanabisit. OBRM-PDUKM thotë se LSDM-ja nuk ka kredibilitet të…
Manchester City nuk ka fituar më shumë se një pikë në udhëtim te Tottenhami, e vlefshme për xhiron e 24-të në Ligën Premier.Edhe pse në disavanatazh prej dy golave, Tottenhami arriti ta përmbyste për epilogun përfundimtar që doli të jetë 2-2.Rayan Cherki me një supergol e zhbllokoi rezultatin, ku e la të shtangur portierin pas një goditje nga distanca (11’).Cherki ishte pranë të shënonte edhe një tjetër gol të bukur, sidoqoftë Vicario me pritje fantastike ia mohoi golin.Megjithatë, City dominoi plotësisht për ta dyfishuar epërsinë falë Antoine Semenyos pas asistimit të Bernardo Silvas (44’).Tottenhami filloi të këndellet kur Marc Guehi…
Ky çrregullim neurologjik prek kontrollin e muskujve të të folurit dhe mund të ndikojë seriozisht në komunikim, shëndetin mendor dhe cilësinë e jetës nëse lihet pa trajtimDizartria është një çrregullim motorik i të folurit i shkaktuar nga dëmtimi i nervave, i cili dobëson ose vështirëson kontrollin e muskujve të përfshirë në të folur. Ky çrregullim neurologjik shkakton të folur të paqartë, të ngadalshëm, të dobët, monoton ose murmuritës. Personat me dizartri e kuptojnë se çfarë u thuhet, e dinë saktësisht çfarë duan të thonë dhe si ta thonë, por dobësia e muskujve ua vështirëson këtë aktivitet.Dizartria shfaqet si pasojë e…
Pas rreth tetë orësh bllokimi, është hapur lëvizja me një korsi në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë të Shqipërisë, pjesë e Korridorit VIII, nyja kryesore lidhëse e juglindjes së vendit me Tiranën.Bllokimi u shkaktua nga shembja e një masivi të madh shkëmbor pranë fshatit Dragostunjë, çka la të bllokuar në rrugë mijëra qytetarë për disa orë. Fatmirësisht, nga ky incident nuk u raportuan persona të lënduar.Segmenti ku ndodhi rrëshqitja është aktualisht pjesë e punimeve për hapjen e gjurmës së re të Korridorit VIII, në kuadër të projektit të zgjerimit të rrugës.Sipas ekspertëve të pavarur, ndërhyrjet e pastudiuara në shpatin e malit…
Ceremonia e 68-të vjetore e ndarjes së çmimeve Grammy do të mbahet të dielën.Ja çfarë duhet të dini: – YouTube www.youtube.com Ku mund t’i ndiqni Grammy 2026Shfaqja kryesore do të transmetohet drejtpërdrejt në CBS. Abonentët e planit premium të Paramount+ do të mund ta ndjekin ceremoninë live përmes transmetimit online.Ngjarja, ku ndahen shumica e 95 çmimeve, do të transmetohet drejtpërdrejt në live.grammy.com.Grammyt mund të ndiqen gjithashtu përmes shërbimeve të televizionit live që përfshijnë CBS në paketën e tyre, si Hulu + Live TV, YouTube TV dhe FuboTV. – YouTube www.youtube.com Në çfarë ore fillojnë Grammyt?Shfaqja kryesore fillon në orën 20:00.Kush…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar lart veprën dhe kontributin e fotografit Hazir Reka, duke e cilësuar atë si një dëshmitar të qetë dhe të thellë të kohës sonë.Në një postim, Kurti ka theksuar se përmes fotografisë, Reka ka ruajtur tensionet e ngjarjeve, peshën e gjendjeve dhe fytyra të papara, ku pritja bashkon ankthin me shpresën, ndërsa dinjiteti ndan dhimbjen nga frika. Sipas tij, Hazir Reka ka dokumentuar guximin dhe krenarinë, vuajtjet dhe rreziqet që populli i Kosovës i ka përjetuar përgjatë tri dekadave.Kryeministri ka bërë të ditur se veprat, produktet, mjetet dhe aparatet fotografike të Rekës janë arkivuar…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari