- Ministri izraelit për palestinezët në Gaza: Duhet t’i dëbojmë në çdo mënyrë të mundshme
- Abrashi shënon sërish dhe udhëheq Grasshopperin drejt fitores
- Abdixhiku: Kisha frikë se LVV në fund do ta prishte marrëveshjen
- Publikohet videoja e përleshjes fizike mes Jozit dhe Edit në Tiranë
- Truku i thjeshtë me kapëse druri që po përdorin shoferët gjatë vapës
- Çitaku: PDK e interesuar për formimin e institucioneve, por jo për pazare me Kurtin
- Meriton Korenica ka tri oferta – gjiganti rumun e pranon publikisht sa ka ofruar
- Nesër pa energji elektrike disa pjesë të Tetovës, Tearcës dhe Jegunovcës
Author: korrektpress
Whitney Houston ishte një nga këngëtaret më të suksesshme dhe më me ndikim në historinë e muzikës pop. Ajo lindi më 9 gusht 1963 në Newark, New Jersey, në një familje të njohur muzikore. Nëna e saj, Cissy Houston, ishte këngëtare gospel dhe soul, ndërsa Dionne Warwick ishte kushërira e saj dhe Aretha Franklin një figurë e afërt familjare. WhitneyHouston filloi të këndonte që fëmijë në korin e kishës dhe, para famës, punoi edhe si modele. Në moshën 19-vjeçare nënshkroi me Arista Records, teksa albumi i saj debutues Whitney Houston (1985) e shndërroi në yll ndërkombëtar. Këngët si “Saving All…
Mistiku brazilian Athos Salomé pretendon se dy nga profecitë e tij për vitin 2026 janë realizuar dhe se një parashikim i tretë po shpaloset me efekte potencialisht katastrofike globale.I ashtuquajturi “Nostradamus i Gjallë”, i cili pretendon se ka parashikuar gjithçka, nga pandemia COVID-19 deri te vdekja e Mbretëreshës Elizabeth, zbuloi një listë me 10 parashikime për vitin 2026 në dhjetor të vitit të kaluar.Njëra prej tyre përfshinte tensionet në rritje midis Iranit dhe Izraelit. “Tensionet në Lindjen e Mesme pritet të arrijnë një prag kritik”, deklaroi Salome.Edhe pse kjo mund të tingëllojë e paqartë, Salomé tha se parashikoi trazira lidhur…
Partia opozitare LSDM ka ironizuar me partinë në pushtet OBRM-PDUKM, pasi nga kjo e fundit deklaruan se turizmi është një nga prioritetet strategjike të Qeverisë, ndërsa rezultatet e politikave të zbatuara tashmë janë të dukshme. Deputeti Aleksandar Jamalov nga kjo parti gjatë një konference për media, ku paraqiti të dhëna në lidhje me turizmin, tha se, me masa konkrete po përmirësohet infrastruktura turistike, po avancohen lidhjet ajrore, rrugore dhe hekurudhore, po krijohen kushte më të mira për investime të reja dhe po sigurohet mbështetje e fuqishme për zhvillimin e turizmit rural.Partia në opozitë ka ironizuar me pretendimet e pushtetit për…
Nëse kjo ndjesi përsëritet shpesh, nuk duhet fajësuar gjithmonë moti: disa gjendje shëndetësore mund të ndikojnë në mënyrën si trupi rregullon temperaturënKjo ndjesi e përsëritur mund të mos lidhet vetëm me motin e nxehtë. Në disa raste, shkaku mund të jetë një gjendje shëndetësore që ndikon në mënyrën se si trupi e rregullon temperaturën.Nëse ju duket vazhdimisht se keni vapë, edhe kur të tjerët përreth jush ndihen krejt rehat, shkaku mund të mos jetë thjesht moti i nxehtë. Ndjesia e mbinxehjes dhe djersitja e shtuar mund të jenë të bezdisshme, sidomos kur nuk e dini çfarë i shkakton. Ndonjëherë arsyeja…
Jessie Cave, një aktore britanike e njohur për rolin e saj si Lavender Brown në tre filmat e fundit të “Harry Potter”, ka zbuluar se puna e saj në platformën OnlyFans i ka fituar më shumë para sesa e gjithë karriera e saj si aktore në një vit.Cave (39-vjeçe) iu bashkua platformës më shumë se një vit e gjysmë më parë, në një periudhë kur, siç tha ajo, po përballej me vështirësi serioze financiare dhe një numër në rënie të mundësive për angazhime në aktrim.Në një intervistë me The Times, ajo zbuloi se fitoi 15,000 funte, ose pak më shumë…
Ligji për trotinetët u miratua rreth një muaj më parë, por problemet dhe shqetësimi i qytetarëve kanë mbetur. Në shtigjet për këmbësorë ende vozitet shpejt dhe pa kujdes ndaj këmbësorëve, ndërsa shpesh vërehet se trotinetë drejtojnë persona të mitur, gjë që është e ndaluar. Qytetarët thonë se nuk ndihen të sigurt dhe shumë shpesh janë gjendur në situatë ku kanë qenë në rrezik të goditen ose të përplasen nga trotinetët.Ndryshimet ligjore parashikojnë rregulla të rrepta për përdorimin e trotinetëve elektrikë. Ligji parashikon që në shtigjet e këmbësorëve të vozitet me shpejtësi maksimale prej 5 kilometrash në orë, ndërsa në shtigjet…
Eksperti i sigurisë, Avni Islami, i ka cilësuar si vazhdimësi të retorikës tensionuese deklaratat e fundit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.Islami ka thënë se Vuçiqi, i cili sipas tij bart trashëgiminë politike të periudhës kur ishte ministër i Propagandës dhe Informacionit në kohën e regjimit të Slobodan Millosheviqit, po vazhdon me një qasje të tillë edhe në raport me Kosovën.Sipas tij, pas lëvizjeve ushtarake pranë kufirit dhe incidenteve që kanë cenuar sigurinë, përfshirë sulmin në Banjskë dhe sulmin ndaj infrastrukturës kritike të Ibër-Lepencit, fokusi i presionit tani është zhvendosur drejt Liqenit të Ujmanit.“Deklarata e fundit të Presidentit të Serbisë,…
Mikel Arteta ka konfirmuar se Arsenali vazhdon të jetë aktiv në tregun e transferimeve, pasi klubi londinez synon të përforcojë skuadrën para mbylljes së afatit kalimtar.Pas humbjes 3-2 ndaj Borussia Dortmundit në “Emirates Cup”, trajneri i Arsenalit foli për strategjinë e klubit në merkato dhe la të kuptohet se mund të ketë ende transferime të reja.“Kjo është ajo që po përpiqemi të bëjmë. Nëse është në tregun e transferimeve lojtari i duhur për ne, mezi presim ta realizojmë”.Arsenali ka qenë mjaft aktiv gjatë afatit kalimtar të verës 2026, duke përforcuar disa pozicione me transferime të rëndësishme.Ndër afrimet kryesore është mesfushori…
Irani thotë se është “shumë afër” një marrëveshjeje me Omanin për menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit, por se një marrëveshje e vetme nuk do të jetë e mjaftueshme për të rihapur rrugën ujore jetësore.Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, tha se sipas marrëveshjes, anijet do të kalonin nëpër ngushticë nëpërmjet një rruge të përkohshme derisa vendet të bien dakord për një rrugë të re që do të zëvendësonte “Skemën historike të Ndarjes së Trafikut”, të cilën anijet e kishin përdorur para luftës.Rruga ujore është mbyllur në mënyrë efektive nga Irani që kur SHBA-të dhe Izraeli filluan luftën në shkurt.…
Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha, ka shpërndarë të dielën një material të rremë, i cili paraqitej sikur ishte publikuar në mediat serbe dhe ku pretendohej se deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ishte lavdëruar për veprimin e saj në Kuvendin e Kosovës.Materiali, i gjeneruar me Inteligjencë Artificiale, lidhej me incidentin e së martës në Kuvend, kur Kadrijaj hodhi vezë në drejtim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.Në materialin e manipuluar pretendohej se veprimi i deputetes ishte përkrahur nga zyrtarë serbë dhe se ishte raportuar nga një medium në Serbi.Pas publikimit, Kadrijaj reagoi përmes një postimi në Facebook, duke…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari