- Ministri izraelit për palestinezët në Gaza: Duhet t’i dëbojmë në çdo mënyrë të mundshme
- Abrashi shënon sërish dhe udhëheq Grasshopperin drejt fitores
- Abdixhiku: Kisha frikë se LVV në fund do ta prishte marrëveshjen
- Publikohet videoja e përleshjes fizike mes Jozit dhe Edit në Tiranë
- Truku i thjeshtë me kapëse druri që po përdorin shoferët gjatë vapës
- Çitaku: PDK e interesuar për formimin e institucioneve, por jo për pazare me Kurtin
- Meriton Korenica ka tri oferta – gjiganti rumun e pranon publikisht sa ka ofruar
- Nesër pa energji elektrike disa pjesë të Tetovës, Tearcës dhe Jegunovcës
Author: korrektpress
DJ Gimbo duket se ka bërë një gjest romantik për partneren e tij, Selin Bollati, duke e surprizuar me një buqetë të madhe me trëndafila.Nga pamjet e publikuara, duket se surpriza ka ardhur pas kthimit të tij nga puna, ndërsa çifti ka ndarë këtë moment të ëmbël me ndjekësit.Vëmendje ka tërhequr edhe një tjetër detaj. Foto: InstagramDJ Gimbo dhe Selin Bollati tani po bashkëjetojnë në një apartament në Tiranë, duke e çuar lidhjen e tyre në një tjetër etapë.Dyshja është shfaqur herë pas here së bashku, ndërsa gjesti romantik i DJ Gimbos ka marrë vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale.…
Gjatë 24 orëve të fundit, në mbarë vendin, policia ka privuar nga liria 15 persona për drejtim të pakujdesshëm të automjeteve.Nga të arrestuarit, 8 kanë drejtuar automjete pa patentë shoferi, 4 prej tyre të mitur. Katër persona janë kapur duke drejtuar nën ndikimin e alkoolit, ndërsa raste të tjera kanë të bëjnë me drejtim të automjetit pavarësisht ndalesës aktive për vozitje, si dhe kombinimin e këtyre shkeljeve.Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj personave do të ngrihen kallëzime përkatëse penale.MPB-ja apelon që drejtuesit të respektojnë rregullat e trafikut dhe të mos drejtojnë automjete pa patentë, gjatë ndalesës së drejtimit apo…
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, se Ukraina nuk do ta ndryshojë qëndrimin e saj lidhur me mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.Zelenskyy e bëri deklaratën gjatë qëndrimit të tij në Serbi, duke riafirmuar se Ukraina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.Përmes një postimi në platformën “X”, Konjufca tha se Kosova e ka mbështetur Ukrainën që nga dita e parë e agresionit rus, pavarësisht faktit se Kievi nuk e njeh pavarësinë e saj.“Marrim me keqardhje në konsideratë deklaratat e Presidentit Zelenskyy në Beograd, ku riafirmoi mosnjohjen nga…
Bernardo Silva mori menjëherë një “dozë” të stilit të Jose Mourinhos pas paraqitjes së tij të parë me Real Madridin në ndeshjen parasezonale ndaj Ferencvarosit të shtunën në Budapest.Portugezi, i cili iu bashkua Real Madridit si lojtar i lirë pas largimit nga Manchester City dhe pushimeve pas Kupës së Botës, luajti pjesën e dytë në fitoren 2-1 të madrilenëve.Megjithatë, Mourinho nuk ishte aspak i kënaqur me gjendjen fizike të 31-vjeçarit dhe kërkoi që ai të përmirësohet sa më shpejt.“Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Por i gjori, kur shkon me pushime, dëshiron të shkëputet plotësisht dhe nuk…
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e së dielës në fshatin Muhovc të Ferizajt, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar.Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30.“Sot, më datën 09.08.2026, rreth orës 16:30, Policia ka pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime të rënda, i cili ka ndodhur në fshatin Muhovc të Ferizajt”, ka deklaruar Veseli.Sipas tij, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të Stacionit Policor dhe Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, ndërsa është njoftuar edhe Emergjenca Mjekësore.Në aksident është…
Reperi i njohur shqiptar, Ghetto Geasy, ka rikthyer vëmendjen e fansave me projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar “Shkunu”. Kënga është publikuar së bashku me videoklipin, i cili tashmë është i disponueshëm në YouTube dhe po tërheq interesin e ndjekësve të artistit.Për tekstin e këngës është kujdesur vetë Ghetto Geasy, duke i dhënë projektit një tjetër prekje personale dhe duke sjellë një krijim të lidhur drejtpërdrejt me stilin e tij artistik. Foto: YouTube“Shkunu” vjen si një tjetër kapitull në karrierën e reperit, i cili prej vitesh është një nga emrat më të njohur të skenës shqiptare të…
Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha, ka kërkuar falje pasi ka shpërndarë në rrjetet sociale një informacion të rremë, të paraqitur si ballinë e gazetës serbe “Blic”.Hoxha kishte publikuar në Facebook një imazh të sajuar, kinse i përkiste numrit të sotëm të gazetës “Blic”, ku pretendohej se ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, kishte lavdëruar deputeten e AAK-së, Time Kadrijaj, për veprimin e saj në Kuvendin e Kosovës.Në ballinën e rreme shkruhej: “Reagoi Marko Gjuriq: ‘Time Kadrijaj e ka treguar guximin dhe dinjitetin’. Gjuriq: Kështu mbrohet e vërteta”.Hoxha e kishte shoqëruar publikimin me mbishkrimin: “Lëvdatat që nuk…
Gjatë disa javëve të fundit, Kryetari i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjenerali Dan Caine, u ka bërë të qartë privatisht këshilltarëve të tjerë të lartë se SHBA-të duhet të gjejnë një rrugëdalje nga lufta me Iranin.Opsionet ushtarake në tryezë për të përshkallëzuar konfliktin mund të kthehen në kundërsulm dhe vetëm fuqia ajrore nuk ka gjasa të arrijë objektivat e deklaruara të presidentit Donald Trump, sipas tre burimeve të njohura me çështjen.”Caine po kërkon një rrugëdalje”, tha troç një nga burimet.Por, Caine nuk është i vetmi që mendon se lufta ka arritur në një udhëkryq, shkruan CNN.Ai ka…
Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha, ka shpërndarë në Facebook një fotomontazh të paraqitur si ballinë e gazetës serbe “Blic”, në të cilën pretendohet se ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, ka lavdëruar veprimin e deputetes së AAK-së, Time Kadrijaj.Në fotomontazhin e publikuar nga Hoxha shkruhet: “Reagoi Marko Gjuriq: ‘Time Kadrijaj e ka treguar guximin dhe dinjitetin’. Gjuriq: Kështu mbrohet e vërteta”.Hoxha e ka shoqëruar publikimin me komentin: “Lëvdatat që nuk duhen”.Mirëpo, materiali i publikuar nga Hoxha nuk është ballinë reale e gazetës “Blic”. Bëhet fjalë për një fotomontazh të manipuluar, i cili paraqitet sikur është material…
Eduardo Camavinga nuk ka ndërmend të largohet nga Real Madridi gjatë kësaj vere dhe është i vendosur të bindë Jose Mourinhon për aftësitë e tij, raporton “Diario AS”.Mesfushori 23-vjeçar dëshiron të fitojë besimin e trajnerit të ri, pavarësisht kritikave të marra dhe faktit se klubi madrilen është i gatshëm të shqyrtojë një largim të mundshëm të tij.Camavinga e sheh qëndrimin në Madrid si një mundësi për t’u rikthyer në formën e tij më të mirë, pas një sezoni të vështirë. Francezi është i fokusuar që ta bindë Mourinhon se meriton një rol të rëndësishëm në skuadër. Real Madridi vazhdon të…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari